Sport

Tragjedi në turneun e boksit në Shkodër, humb jetën në ring sportisti

Duhej të kishte festë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, ku po zhvillohej turneu i boksit “Shkodra Boxing Night”, por gjithçka përfundoi me një tragjedi.

Boksieri bullgar Isus Velchkov humbi jetën në ring, teksa ishte duke u ndeshur me sportistin durrsak Ardit Murrja, ku mori disa goditje radhazi dhe u shemb në tokë.

Mjekët i dhanë menjëherë ndihmën e shpejtë, ndërsa u bë edhe transportimi i tij drejt spitalit, por pavarësisht përpjekjeve, sportisti bullgar nuk arriti të mbijetojë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për vdekjen e Isus Velchkov u bë një atak kardiak, por në një moment të dytë pritet të dalin edhe rezultatet e ekspertizës mjekësore.

Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Tragjedi në turneun e boksit në Shkodër, humb jetën në ring sportisti Tragjedi në turneun e boksit në Shkodër, humb jetën në ring sportistiRating: 5.0
To Top