Home / Sport / “Topi i 5 Artë” i fituar nga Ronaldo, ja për kë votoi Shqipëria
“Topi i 5 Artë” i fituar nga Ronaldo, ja për kë votoi Shqipëria

“Topi i 5 Artë” i fituar nga Ronaldo, ja për kë votoi Shqipëria

U mbajt sot në Paris në kullën Eifel ceremonia për “Topin e Artë” ku Cristiano Ronaldo e fitoi për herë të 5 këtë trofe duke barazuar Lionel Messi-n. Por për të shpallur fituesin votuan 173 gazetarë nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe Shqipërinë.


Në vendin tonë këtë të drejtë e ka gazetari Besnik Dizdari i cili ka qëlluar në shenjë sa i takon fituesit. Dizdari ka votuar të parin Ronaldo-n, më pas Messi-n dhe podiumi plotësohet nga Kilian Mbappe. Për Dizdarin lojtari i katërt më i mirë në botë është Sergio Ramos dhe më pas braziliani Neymar. 


Prej 2 vitesh, nga 2016, “Topi i Artë” është ekskluzivitet i revistës franceze “francë football”, ndërsa më parë trofeu akordohej në bashkëpunim me “FIFA-n” ku votonin edhe një nga lojtarët së bashku me trajnerin e çdo përfaqësueseje.

“Topi i 5 Artë” i fituar nga Ronaldo, ja për kë votoi Shqipëria
“Topi i 5 Artë” i fituar nga Ronaldo, ja për kë votoi Shqipëria

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje