Sport

Strakosha “ngel në klasë”, media italiane e masakron

Thomas Strakosha dhe Lacio kaluan një mbrëmje të errët në debutimin e këtij sezoni në grupet e Ligës së Europës. Si gjithmonë titullar, portieri shqiptar nuk ishte në formën e tij më të mirë në humbjen me përmbysje 2-1 në transfertën rumune kundër CFR Cluj. Formacioni italian kaloi në epërsi me Bastos në minutën e 25-të. Por në fundin e pjesës së parë, të zotët e shtëpisë barazuan shifrat.

Pa faj Strakosha, që nuk mund të bënte më shumë në goditjen e saktë të 11-metërshit nga ana e Deac. Kaq për pjesën e parë, ndërsa pushimi në dhomat e zhveshjes nuk i bën mirë Lacios dhe Strakoshës.

Në fillim portieri shqiptar shpëtohet nga traversa, por në minutën e 75-të bën një dalje të gabuar, duke i dhuruar Omrani golin e fitores për CFR Cluj.

Ky gabim I gardianit kuqezi ndikoi edhe në notën e tij të sigluar nga mediat italiane, më e ulëta sa i përket skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi.

“Leiva i komplikon jetën. Diac e mund nga pika e penalltisë. E shpëton traversa, por sidoqoftë i fal O..

Loading...

Thomas Strakosha dhe Lacio kaluan një mbrëmje të errët në debutimin e këtij sezoni në grupet e Ligës së Europës. Si gjithmonë titullar, portieri shqiptar nuk ishte në formën e tij më të mirë në humbjen me përmbysje 2-1 në transfertën rumune kundër CFR Cluj. Formacioni italian kaloi në epërsi me Bastos në minutën e 25-të. Por në fundin e pjesës së parë, të zotët e shtëpisë barazuan shifrat.

Pa faj Strakosha, që nuk mund të bënte më shumë në goditjen e saktë të 11-metërshit nga ana e Deac. Kaq për pjesën e parë, ndërsa pushimi në dhomat e zhveshjes nuk i bën mirë Lacios dhe Strakoshës.

Në fillim portieri shqiptar shpëtohet nga traversa, por në minutën e 75-të bën një dalje të gabuar, duke i dhuruar Omrani golin e fitores për CFR Cluj.

Ky gabim I gardianit kuqezi ndikoi edhe në notën e tij të sigluar nga mediat italiane, më e ulëta sa i përket skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi.

“Leiva i komplikon jetën. Diac e mund nga pika e penalltisë. E shpëton traversa, por sidoqoftë i fal Omranit një gol me daljen e tij. I përgjumur”, është komenti që shoqëron notën 4.5 për Tomas Strakoshën për paraqitjen e tij në Ligën e Europës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Strakosha “ngel në klasë”, media italiane e masakron Strakosha “ngel në klasë”, media italiane e masakronRating: 5.0
To Top