Sport

Stadiumi i Evian-it i papërshtatshëm, rrezikohet miqësorja me Ukrainën

Miqësorja e Shqipërisë me Ukrainën, e programuar për t’u zhvilluar në stadiumin Joseph Moynat të Evianit në Francë rrezikon të anulohet. Shkak është bërë kapaciteti prej vetëm 3500 vendesh i këtij impianti, i papërshtatshëm për ndeshje të këtij niveli, ku pritet një numër i madh tifozësh, kryesisht shqiptar.

Trajneri i Kombëtares së Ukrainës, në një konferencë për shtyp është shprehur se duhet gjetur një impiant tjetër, ndryshe ndeshja nuk do të luhet.

“Federata e Ukrainase e Futbollit ka kontaktuar Federatën Ndërkombëtare të Futbollit. Nëse FIFA është i të njëjtit mendim, mund edhe të mos luhet. Në të kundërt agjencia që e organizon të gjejë një stadium të përshtatshëm.”

FSHF është në kontakt të vazhdueshëm me homologen ukrainase dhe trajnerët respektive mes tyre për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme.

29 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Stadiumi i Evian-it i papërshtatshëm, rrezikohet miqësorja me Ukrainën Stadiumi i Evian-it i papërshtatshëm, rrezikohet miqësorja me UkrainënRating: 5.0
To Top