Home / Sport / Spanjës e Italisë u dëmtohen edhe nga 2 lojtarë para Shqipërisë

Spanjës e Italisë u dëmtohen edhe nga 2 lojtarë para Shqipërisë

 

Pas dëmtimit të Alvaro Morata, Spanja ka humbur edhe mbrojtësin e djathtë titullar Dani Carvajal, por edhe mesfushorin Andres Iniesta me shumë mundësi. Futbollisti i Realit të Madridit vuan nga një virus që i ka shkaktuar probleme me zemrën, më saktë një infeksion. Atij nuk i rekomandohen sforcime fizike, ndaj lojtarit do t’i duhet të qëndrojë për disa javë pushim, për një kurim të plotë dhe kështu humb dy ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit “Rusi 2018”.

Ndërsa kapiteni i Barcelonës, Iniesta, ka lënë fushën e lojës ndaj Las Palmas në minutën e 84-t duke prekur kofshën e djathtë. Dhimbjet nuk kanë qenë të vogla, por stafi mjekësor i kombëtares, së bashku me trajnerin Julen Lopetegui do të vendosin gjatë së hënës për Iniestën, ashtu sikurse edhe për Moratan. Ndeshja me Shqipërinë luhet më 6 tetor, ndaj edhe koha e rikuperimit është e vogël.

Edhe Italia ka humbur pjesë të rëndësishme nga formacioni kryesor. Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti, ka lënë fushën e lojës me barrelë në ndeshjen ndaj Veonas dhe nuk do të jetë ndaj Shqipërisë në ndeshjen e datës 9 tetor, në Shkodër. Përveç Belottit, një problem muskulor do të frenojë edhe fantazistin e PSG-së, Marco Verratti, i cili do të mungojë në grumbullim. Për Italinë është më problem, pasi ndeshjen e fundit e ka në transfertë, pikërisht ndaj kuqezinjve.

 

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje