Sport

Shkëndija bën “harakiri” me penalltitë, kualifikohet Rozenborgu

Nuk mjaftoi humbja në ndeshjen e parë, por duheshin edhe dy penallti të dështuara në stadiumin nacional të Maqedonisë për të shuar ëndrrën evropiane të Shkëndisë së Tetovës. Skuadra e vetme shqiptare që kishte mbetur në kompeticionet europiane është larguar për të tretin herë radhazi në play-of të Europa league, pa mundur dot të shkojë në grupet e këtij kompeticioni.

Skuadra tetovare pasi ishte mundur 3-1 në ndeshjen e parë me Rosenborg është mposhtur edhe në shtëpi në shifrat 0-2.

Por për hir të së vërtetës skuadra e Qatip Osmanit e ka hedhur me duart e saj tej kualifikimin, pasi e pati dy herë mundësinë. Në fillim ishte Besart Ibrahimi që gaboi penalltinë në minutën e 20’ të pjesës së parë, duke shpërdoruar kështu një mundësi të artë për ta hapur ndeshjen. Por nuk do të mjaftonte kjo, pasi të njëjtën gjë bënte edhe Izair Emini në minutën e 49’.

Pas këtyre dy mundësive të shpërdoruara, Shkëndija dorëzohet dhe lëshon në lojën e saj. Miqtë e Rosenborg do të reagonin duke shënuar dy g..

Loading...

Nuk mjaftoi humbja në ndeshjen e parë, por duheshin edhe dy penallti të dështuara në stadiumin nacional të Maqedonisë për të shuar ëndrrën evropiane të Shkëndisë së Tetovës. Skuadra e vetme shqiptare që kishte mbetur në kompeticionet europiane është larguar për të tretin herë radhazi në play-of të Europa league, pa mundur dot të shkojë në grupet e këtij kompeticioni.

Skuadra tetovare pasi ishte mundur 3-1 në ndeshjen e parë me Rosenborg është mposhtur edhe në shtëpi në shifrat 0-2.

Por për hir të së vërtetës skuadra e Qatip Osmanit e ka hedhur me duart e saj tej kualifikimin, pasi e pati dy herë mundësinë. Në fillim ishte Besart Ibrahimi që gaboi penalltinë në minutën e 20’ të pjesës së parë, duke shpërdoruar kështu një mundësi të artë për ta hapur ndeshjen. Por nuk do të mjaftonte kjo, pasi të njëjtën gjë bënte edhe Izair Emini në minutën e 49’.

Pas këtyre dy mundësive të shpërdoruara, Shkëndija dorëzohet dhe lëshon në lojën e saj. Miqtë e Rosenborg do të reagonin duke shënuar dy gola për të hipotekuar kualifikimin. Në fillim Hovland, pastaj Reginiussen likuiduan përfundimisht skuadrën nga Tetova që edhe këtë vit dështon të kualifikohet në grupet e Ligës së Europës.

Edhe Atalanta e shqiptarëve Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti ka dështuar të kualifikohet në grupet e Ligës së Europës.

30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Shkëndija bën “harakiri” me penalltitë, kualifikohet Rozenborgu Shkëndija bën “harakiri” me penalltitë, kualifikohet RozenborguRating: 5.0
To Top