Sport

Portieri i gafave, tjetër “blof” në fushë me Beshiktashin (FOTO)

Ai quhet Loris Sven Karius dhe është një portier në futboll që më shumë sesa pritjet e tij është bërë i famshëm për gafat emblematike. Në çdo skuadër ku ka milituar ka lënë shenjë negative.

Mbrojtësi ekstrem gjerman spikati sërish në aspektin negativ këtë javë, në ndeshjen e rëndësishme që skuadra e Beshiktash humbi ndaj Sllovan Bratislavës. Portieri ka një zakon të tmerrshëm që bën gabime të cilat vendosin ndeshjet në dëm të ekipeve ku luan.

Dhe nuk ndodhi ndryshe as në Europa Ligë, me formacionin turk. Dalje katastrofike dhe goditje ndaj shokut të ekipit, koktejl amatorësh që solli dhe rrjetën e rivalëve. Loris Karius ishte në 2018, autor i një prove të tmerrshme në finalen që Liverpool humbi me Realin e Madridit.

26 vjeçari që është ende në kontratë me Reds, por i huazuar tek Beshiktash, dëmtoi sërish ekipin në Narodnny Stadion. Tifozët ishin thuajse njëzëri në kryqëzimin e portierit, duke renditur gafat e duke i bërë thirrje drejtuesve që të mos e mbajnë më në huazim, dhe të mos..

Loading...

Ai quhet Loris Sven Karius dhe është një portier në futboll që më shumë sesa pritjet e tij është bërë i famshëm për gafat emblematike. Në çdo skuadër ku ka milituar ka lënë shenjë negative.

Mbrojtësi ekstrem gjerman spikati sërish në aspektin negativ këtë javë, në ndeshjen e rëndësishme që skuadra e Beshiktash humbi ndaj Sllovan Bratislavës. Portieri ka një zakon të tmerrshëm që bën gabime të cilat vendosin ndeshjet në dëm të ekipeve ku luan.

Dhe nuk ndodhi ndryshe as në Europa Ligë, me formacionin turk. Dalje katastrofike dhe goditje ndaj shokut të ekipit, koktejl amatorësh që solli dhe rrjetën e rivalëve. Loris Karius ishte në 2018, autor i një prove të tmerrshme në finalen që Liverpool humbi me Realin e Madridit.

26 vjeçari që është ende në kontratë me Reds, por i huazuar tek Beshiktash, dëmtoi sërish ekipin në Narodnny Stadion. Tifozët ishin thuajse njëzëri në kryqëzimin e portierit, duke renditur gafat e duke i bërë thirrje drejtuesve që të mos e mbajnë më në huazim, dhe të mos e aktivizojnë as në ndeshjet e kampionatit turk.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Portieri i gafave, tjetër “blof” në fushë me Beshiktashin (FOTO) Portieri i gafave, tjetër “blof” në fushë me Beshiktashin (FOTO)Rating: 5.0
To Top