Home / Sport / Panucci: Kundër Italisë, lojë të bukur dhe rezultat pozitiv
Panucci: Kundër Italisë, lojë të bukur dhe rezultat pozitiv

Panucci: Kundër Italisë, lojë të bukur dhe rezultat pozitiv

Panucci: Kundër Italisë, lojë të bukur dhe rezultat pozitiv
Panucci: Kundër Italisë, lojë të bukur dhe rezultat pozitiv

Shqipëria do të kërkojë lojën e bukur, por edhe rezultatin përballë Italisë.

Christian Panucci nuk i fsheh objektivat në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit 2018.

Trajneri kuqezi paralajmëroi skuadrën që të mos krijojë iluzione prej faktit se kundërshtarët janë të kualifikuar, ndërsa kërkon një paraqitje si ajo e pjesës së dytë në Spanjë.

“Në Kombëtare nuk ka miqësore. Nuk ekzistojnë ndeshjet që nuk kanë vlerë, sepse ky është ekipi përfaqësues. Kur një lojtar nuk luan në maksimum, në ndeshjet e radhës nuk do të grumbullohet. Duhet të tregojmë seriozitet maksimal në çdo ndeshje”, u shpreh Panucci.

“Për ne vlen paraqitja e mirë, të luajmë futboll dhe që nëpërmjet lojës të fitojmë ndeshjen”.

“Spanja është një kundërshtar që edhe nëse nuk dëshiron të mbrohesh, të detyron të qëndrosh mbrapa. Jam shumë i kënaqur nga ajo që bëmë në pjesën e dytë, ajo paraqitje duhet të jetë një pikënisje. Nuk duhet të përdorim alibi, sepse ky ekip mund të bëjë shumë më tepër”, shtoi Panucci, raporton Super Sport.

Koecidenca apo zgjedhjet jo të goditura, kanë bërë që në dy ndeshjet e fundit Shqipëria të bëjë dy zëvendësime pas pushimit ndërmjet pjesëve.

Panucci argumenton se vendimet e tij janë ndikuar nga mungesat prej pezullimeve apo dëmtimeve.

“Në atë moment ndjeja që duhej të bëja dy zëvendësime. Shpresoj që të mos më duhet ta bëj gjithmonë këtë lëvizje pas fundit të pjesës së parë të lojës”, tha ai.

“Në Spanjë mungonin Mavraj, Kukeli, Roshi, Abrashi, Cikalleshi, Strakosha apo Agolli që nuk luante prej një muaji. Kishim shtatë lojtarë që rrezikonin pezullimin me kartonë. Këto janë gjëra që ndikojnë te ne”, theksoi mes tjerash Panucci.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje