Sport

Panucci: Kritika të drejta, pasi sot ishim zero! S’do ketë më paraqitje të tilla

Cristian Panucci u shfaq mjaft i nervozuar pas humbjes së Shqipërisë me Kosovën, duke pranuar se ishte një dështim që djeg shumë. Ai theksoi se skuadra nuk shfaqi asnjë nga cilësitë që e karakterizojnë, ndërsa pranoi se duhet të ndryshojë shumë, për të ‘ndezur zjarrin’ e reagimit te skuadra.

Prisnit një reagim pas Norvegjisë, por nuk e morët. Cilat ishin arsyet e humbjes sot?
Arsyet e kësaj humbjeje janë se nuk kemi luajtur, nuk kemi vrapuar dhe nuk kemi vënë zemrën në fushë. Nuk kemi treguar asgjë sot dhe unë marr të gjitha përgjegjësitë. Sot të gjitha kritikat e botës janë shumë të drejta.

Kemi kohë për të ndryshuar deri në Shtator?
Duhet të rrimë të gjithë të qetë, por edhe të shqetësohemi për të mos shkatërruar sot. Kemi vuajtur sot, më shumë se kundër Italisë dhe Spanjës, ndaj duhet të administrojmë këtë moment.

Shqipëria eksperimentale, apo e vërteta?
Unë shpresoj që të mos jetë e vërteta, sepse unë realisht e kërkova që të mos e karikoj shumë skuadrën. Nuk doja të shtynim shu..

Loading...

Cristian Panucci u shfaq mjaft i nervozuar pas humbjes së Shqipërisë me Kosovën, duke pranuar se ishte një dështim që djeg shumë. Ai theksoi se skuadra nuk shfaqi asnjë nga cilësitë që e karakterizojnë, ndërsa pranoi se duhet të ndryshojë shumë, për të ‘ndezur zjarrin’ e reagimit te skuadra.

Prisnit një reagim pas Norvegjisë, por nuk e morët. Cilat ishin arsyet e humbjes sot?
Arsyet e kësaj humbjeje janë se nuk kemi luajtur, nuk kemi vrapuar dhe nuk kemi vënë zemrën në fushë. Nuk kemi treguar asgjë sot dhe unë marr të gjitha përgjegjësitë. Sot të gjitha kritikat e botës janë shumë të drejta.

Kemi kohë për të ndryshuar deri në Shtator?
Duhet të rrimë të gjithë të qetë, por edhe të shqetësohemi për të mos shkatërruar sot. Kemi vuajtur sot, më shumë se kundër Italisë dhe Spanjës, ndaj duhet të administrojmë këtë moment.

Shqipëria eksperimentale, apo e vërteta?
Unë shpresoj që të mos jetë e vërteta, sepse unë realisht e kërkova që të mos e karikoj shumë skuadrën. Nuk doja të shtynim shumë, sepse mendova që kundër Kosovës nuk ishte shumë e domosdoshme ta bënim këtë. Kemi dhënë një shfaqje shumë të shëmtuar për të besuar se kjo është Shqipëria ime, ndonëse marr përgjegjësitë e mia.

Mendoni se lojtarët nuk ishin në pozicionet e tyre?
Disa prej tyre jo, si Ndoji që luante në të majtë. Lenjani nuk ishte mirë, ndërsa Memolla nuk ka luajtur, ndaj më duhej të improvizoja pozicione të tjera për lojtarë të caktuar.

Kush është mbrojtësi i majtë i Shqipërisë?
Ka luajtur Lika, që luan në të djathtë te Grasshopers, sepse Lenjani dhe Memolla nuk janë mirë dhe sepse nuk kemi 150 alternativa në atë pozicion.

Pse këto zëvendësime dy minuta para fundit të pjesës së parë?
Kamer Qaka në minutën e 30 kërkoi ndërrim dhe më pas performoi shumë keq, ndaj u detyrova. Aspekti taktik është gjëja e fundit që vlen, sepse nëse nuk luan me zemër, me zjarr dhe me dëshirë, atëherë do humbasësh me këdo që do kesh përballë. Është gjëja më e shëmtuar për mua si trajner, pasi mund të humbasësh, por jo kështu si sot.

Jeni gati të ndizni këtë zjarr?
Po, po. Përgjegjësinë për ndeshjen e sotme e mbaj vetëm unë, pasi deri tani kam lënë më shumë liri në punën në stërvitje, por marr përgjegjësitë dhe do filloj të ndryshoj situatën. Ju premtoj se ndeshje si kjo nuk keni për të parë më, por mos u merrni me lojtarët. Merruni me mua, pasi unë jam përgjegjësi i vetëm.

Pse nuk merrni mbrojtës të majtë nga Superliga?
Skuadra është dhe është e bukur. Kombëtarja nuk është një vend pune, por një çështje zemre dhe karakteri, të cilat sot ne nuk i kishim aspak.

29 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Panucci: Kritika të drejta, pasi sot ishim zero! S’do ketë më paraqitje të tilla Panucci: Kritika të drejta, pasi sot ishim zero! S’do ketë më paraqitje të tillaRating: 5.0
To Top