Home / Sport / Milani barazon ndaj Atalantës dhe siguron Europa League

Milani barazon ndaj Atalantës dhe siguron Europa League

Milani ka barazuar 1-1 në fushën e Atalanta dhe matematikisht ka siguruar të drejtën për të luajtur në Europa League sezonin e ardhshëm, sido që të dalë ndeshja e fundit e kampionatit kundër Fiorentina.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso do ta mbyllë në vendin e gjashtë ose të shtatë këtë kampionat të Serie A.

Në një ndeshje të luftuar nën shiun e rrëmbyeshëm të Bergamo, kuqezinjtë kaluan në avantazh në saj të golit të shënuar nga Franck Kessie, pas një ore lojë. Mesfushori, që vjet luante me Atalanta, goditi saktësisht nga jashtë zone.

Të dyja ekipet e vazhduan ndeshjen me dhjetë futbollistë pasi Rafael Toloi në minutën e 64-t dhe Ricardo Montolivo, dhjetë minuta më vonë, u ndëshkuan me karton të kuq.

Mbrojtja e Milan, me në krye kapitenin Leonardo Bonucci, që luante ndeshjen e tij të 300-të në Serie A, u dorëzuan në minutën e parë shtesë, kur Atalanta barazoi me golin e Masiello.

13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje