Sport

Milan-Inter, derbi ku nuk luhet vetëm për fitore

Sezoni 2019-2020 i Serie A do të marrë një tjetër kuptim mbrëmjen e kësaj të shtune kur në skenë të vihet një nga ndeshjet më të ndiera të futbollit italian dhe atij botëror.

Luhet derbi i Madoninës me Milanin që pret Interin që ashtu si në dy sezonet e fundit është favorit edhe këtë herë për të marrë tre pikët. Këtë sezon derbi vjen shumë shpejtë që në javën e 4-t, dhe është një derbi që të gjithë e presin i 224-ti në histori mes dy gjigandëve milanezë përsa i përket takimeve zyrtare.

Statistikat flasin në favor të zikaltërve që në 223 takimet e mëparshme numërojnë 80 fitore kundrejt 76 të kuqezinjëve ndërsa 67 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Në kampionat Interi është akoma edhe më mirë pasi në 192 ndeshje ka 72 fitore, 10 më shumë se Milani.

Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon dhe pas 3 javëve të para kryeson me pikë të plota, por barazimi në Champions ndaj Slavias së Pragës ka ulur disi entuziasmin.

Milani ndërkohë ka grumbulluar 6 pikë në 3 javët e para por p..

Loading...

Milani ndërkohë ka grumbulluar 6 pikë në 3 javët e para por problemi qëndron te fakti se kuqezinjtë nuk prodhojnë lojë dhe do të kërkojnë të bëjnë kthesën në këtë aspekt pikërisht në derbi. Giampaolo ka vetëm 2 mungesa për këtë ndeshje ato të Calabrias i skualifikuar pas kartonit të kuq që mori ndaj Veronas dhe Caldaras i dëmtuar, ndërkohë që Conte ka në dispozicion të gjithë grupin e futbollistëve.

Rreth 72 mijë tifozë pritet të jenë në shkallët e San Siros jo në kapacitet të plotë për kushte sigurie, në një derbi që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël. Milan-Inter do të startojë në orën 20:45 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi ta ndjekin live si gjithmonë në ekranin e Supersport.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Milan-Inter, derbi ku nuk luhet vetëm për fitore Milan-Inter, derbi ku nuk luhet vetëm për fitoreRating: 5.0
To Top