Sport

Mesfushori kuqezi, lojtar i lirë. Tirana hidhet në “sulm” (FOTO)

Migjen Basha është një futbollist i lirë, edhe pse merkato është mbyllur dhe nuk dihet nëse janë mundësitë e kalimit të tij në një skuadër tjetër, që lejon nënshkrime kontratash.

Por, gjithsesi në këtë rast nuk bëhet fjalë për shitje apo blerje të furbollistit, por lënien e tij të lirë nga vetë ekipi grek Aris, që nuk e llogarit më në formacion.

Përveç ofertës nga kontinenti australian, media greke“thessneës.gr” bën me dije që në luftë për shërbimet e mesfushorit 32-vjeçar është futur edhe Tirana. Bardheblutë janë të interesuar për ta afruar në skuadër futbollistin e Arisit, i cili do të ishte një vlerë e shtuar për 24-herë kampionët e vendit.

Gjithashtu mësohet se për futbollistin nga Suhareka, është futur në garë edhe skuadra zviceriane e Lozanës, klub ky ku Basha e ka nisur karrierën. Në ditët e ardhme, pritet të mësohet dhe destinacioni i mesfushorit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Mesfushori kuqezi, lojtar i lirë. Tirana hidhet në “sulm” (FOTO) Mesfushori kuqezi, lojtar i lirë. Tirana hidhet në “sulm” (FOTO)Rating: 5.0
To Top