Home / Sport / Mallkimi “Champions” për Salzburgun, 9 herë është eliminuar në ‘Play Off’

Mallkimi “Champions” për Salzburgun, 9 herë është eliminuar në ‘Play Off’

Gjigantët austriakë të Red Bull Salzburg i dhanë lamtumirën Ligës së Kampionëve mbrëmë në fazën Play Off, pasi u eliminuan nga serbët e Crvena Zvezda dhe do të luajnë tashmë në grupet e Europa Leagues.

Ky eliminim ka lënë një zhgënjim të jashtëzakonshëm te Salzburg, që sezonin e kaluar shkoi deri në gjysmëfinalet e Ligës së Europës, pro që me Championsin nuk ka marrëdhënie aspak të mira.

Kjo pasi skuadra ka dështuar për të 11-tën herë radhazi të arrijë në grupet e Championsit, 9 nga të cilat është eliminuar pikërisht në fazën Play Off.

Kështu në 2006-ën Salzburgu u eliminua në Play Off nga Valencia, një vit më pas nga Shakhtar Donetsk dhe pastaj me radhë nga Maccabi Haifa (2009), Hapoel Tel Aviv (2010), Dudelange (2012), Fenerbahce (2013), Dinamo Zagreb (2016), Rijeka (2017) dhe së fundi Crvena Zvezda (2018).

30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje