Sport

Lewandowski “kriset” me Bayernin, e ardhmja në udhëkryq

Duket e pamundur për t’u ngjitur krisja mes Bajernit të Mynihut dhe Robert Lewandowski. Klubi nuk e ka pritur aspak mirë ndryshimin e menaxherit nga ana e sulmuesit polak që e konsideron të përfunduar eksperiencën e tij me bavarezët. Klubi gjerman nga ana tjetër nuk ka ndër mend të negociojë duke i dhënë Lewandowskit një mesazh të qartë,

“Nëse agjenti yt nuk vjen me një ofertë prej 200 milionë eurosh nuk i hapim as telefonin”. Është ky mesazhi i Bajernit sipas Bild për Lewabdowskin dhe agjentin e tij.

Koncepti për futbollistin dhe Pini Zahawi-n është i qartë. Pavarësisht kontratës deri në vitin 2021 raporti me sulmuesin është i destinuar për të përfunduar. Në ndjekje të tij prej kohësh është Reali i Madridit që është i gatshëm të paguajë deri në 120 milionë euro, por edhe Juventusi që kërkon pasuesin e Higuain, si dhe Manchester United, Chelsea dhe PSG mund të futen në garë për 29-vjeçarin polak.

Sipas mediave spanjolle është pikërisht Reali destinacioni i preferuar nga lojtari që i..

Loading...

Sipas mediave spanjolle është pikërisht Reali destinacioni i preferuar nga lojtari që i ka dhënë agjentit të tij mandatin për të negociuar me Florentino Perez. Kërkesa e Bajernit është e qartë dhe mbi të gjitha duket se lë pak hapësirë për manovra. Në Bavari që prej 2014-ës, në sezonin e fundit shënoi 41 gola në 48 prezenca totale në të gjitha kompeticionet me një mesatare prej 1 goli çdo 92 minuta.

6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Lewandowski “kriset” me Bayernin, e ardhmja në udhëkryq Lewandowski “kriset” me Bayernin, e ardhmja në udhëkryqRating: 5.0
To Top