Sport

Kukësi bën goditjen e parë, i merr Bylisit një talent

Verilindorët kanë nisur që të mendojnë që tani për sezonin e ardhshëm. Nëse në dalje merkato pritet të jetë e nxehtë, por njëkohësisht dhe fitimprurëse, kampionët në fuqi po mendojnë edhe për përforcimet. Me skuadrën e Kukësit prej pak ditësh është bashkuar dhe Vesel Limaj. Mesfushori nuk luan që nga dhjetori, pasi ka pasur probleme me skuadrën e Bylisit, ku është aktivuar në gjysmën e parë të sezonit. Mesfushori i lindur në Gjermani u bashkua që në janar me skuadrën e Pakult, me austriakun që dha pëlqimin e tij, por gjyqi i parë ,me Bylisin i dha të drejtë ballshiotëve.

Lojtari e ndoqi sërish çështjen dhe tani ka marrë ai të drejtë, duke dalë i lirë. Kukësi që kishte shfaqur interes asokohe nuk ka hequr dorë dhe menjëherë i ka ofruar një kontratë. Burime për sigurta për “Sport Ekspres” bëjnë me dije se Limaj do të jetë pjesë e Kukësit për edicionin e ardhshëm, madje ai ka nënshkruar një kontratë që tani, edhe pse nuk është bërë prezantimi zyrtar nga ana e klubit.

LIMAJ

Vesel Limaj..

Loading...

Vesel Limaj ka lindur në Gjermani, ku dhe është formuar si futbollist, vetëm 21 vjeç dhe te Kukësi e shohin si një lojtar premtues. Limaj luan si mesfushor qendre. Në të shkuarën veç skuadrës së Bylisit ka luajtur dhe në Gjermani dhe Austri. Në gjermani është aktivizuar në radhës e skuadrës së dytë të Hamburger SV, ndërsa në Austri ka përfaqësuar ekipin e Hornerit. Te Kukësi Limaj do të kërkojë që të bëjë hapin e madh.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Kukësi bën goditjen e parë, i merr Bylisit një talent Kukësi bën goditjen e parë, i merr Bylisit një talentRating: 5.0
To Top