Warning: Use of undefined constant all - assumed 'all' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/tragetwe/GazetaShqip.com/wp-content/plugins/fauxload/fauxLoad.php on line 99
Sport

Katastrofë te Vllaznia, 1 miliard lekë borxh

Borxhi te tatimet ka shkuar mbi 1 miliard. Skuadra nuk do të licencohet nga UEFA. Situata financiare rrezikon edhe privatizimi

Vllaznia është “buzë gremine” në kampionat, por situata financiare e klubit kuqeblu është edhe më zi. Plot 1 miliard e 50 milionë lekë të vjetër ka shkuar borxhi i Vllaznisë ndaj organeve tatimore. Një borxh gjigant, që sa vjen e rritet dhe është kthyer në problemin më të madh të klubit shkodran. Borxhet shtohen ditë pas dite dhe ky është shqetësimi më i madh i administratorëve të skuadrës shkodrane. Në fakt, prej kohësh është njohur borxhi që klubi kuqeblu ka ndaj organeve tatimore. Ky borxh ka të bëjë më shumë me sigurime shoqërore dhe tatime ndaj rrogave të lojtarëve, të cilat janë papaguar prej një kohe të gjatë, ose janë mbartur nga sezonet e shkuara. Për këtë qëllim, drejtoria rajonale e tatimeve u ka bllokuar shkodranëve edhe asetet. Së bashku me Tiranën, Vllaznia është skuadra tjetër e krimbur në borxhe. Një gjendje financiare kjo, që ka çuar në këtë g..

Loading...

Borxhi te tatimet ka shkuar mbi 1 miliard. Skuadra nuk do të licencohet nga UEFA. Situata financiare rrezikon edhe privatizimi

Vllaznia është “buzë gremine” në kampionat, por situata financiare e klubit kuqeblu është edhe më zi. Plot 1 miliard e 50 milionë lekë të vjetër ka shkuar borxhi i Vllaznisë ndaj organeve tatimore. Një borxh gjigant, që sa vjen e rritet dhe është kthyer në problemin më të madh të klubit shkodran. Borxhet shtohen ditë pas dite dhe ky është shqetësimi më i madh i administratorëve të skuadrës shkodrane. Në fakt, prej kohësh është njohur borxhi që klubi kuqeblu ka ndaj organeve tatimore. Ky borxh ka të bëjë më shumë me sigurime shoqërore dhe tatime ndaj rrogave të lojtarëve, të cilat janë papaguar prej një kohe të gjatë, ose janë mbartur nga sezonet e shkuara. Për këtë qëllim, drejtoria rajonale e tatimeve u ka bllokuar shkodranëve edhe asetet. Së bashku me Tiranën, Vllaznia është skuadra tjetër e krimbur në borxhe. Një gjendje financiare kjo, që ka çuar në këtë gjendje ekipin shkodran, i cili veç detyrimeve me shtetin, duhet të përgjigjet edhe për gjyqet e humbura me të tretët.

Situatë “e çmendur”
Nuk gënjen po të thuash se një nga klubet historikë të futbollit në Shqipëri ka “falimentuar prej kohësh. KF Vllaznia, 9 herë kampione e Shqipërisë dhe 11 herë nënkampione, po lëviz prej vitesh në “ujëra të turbullta” në Superligë. Vitin e kaluar mbijetuan në javën e fundit, ndërsa këtë vit, sërish janë pretendentë për të rënë një kategori më poshtë. Bashkia e Shkodrës, më datë 16 nëntor 2017, ka hapur një tender për shërbim konsulence, për vlerësimin e aseteve dhe përgatitjen e dokumentacionit për shitjen me ankand të aksioneve të Bashkisë Shkodër, të Klubit të Futbollit Vllaznia. Edhe pse është bashkia më e madhe në veri të vendit, kryetarja e saj, Voltana Ademi ka ndërmend t’ua japë skuadrën privatëve, si zgjedhjen e vetme që emblema e qytetit të ngrejë kokë.

Menaxhimi i dobët i klubit
Klubi i Futbollit Vllaznia është themeluar si shoqëri aksionare me dt. 29.8.2011, me aksionar të vetëm 100% Bashkinë Shkodër dhe me një kapital fillestar prej 2.000.000 lekë me vlerë nominale të një aksioni 1.000 lekë. Sot, KF Vllaznia zotëron një kapital 320.322.000,00 lekësh. Megjithëse Bashkia Shkodër ka investuar vazhdimisht te klubi i Futbollit Vllaznia sh.a, ky investim ka rezultuar me humbje të mëdha për shkak të menaxhimit jo korrekt ndër vite. Në Shkodër e kanë pranuar dështimin me klubin Vllaznia, duke thënë se për shkak të keq menaxhimit, buxhetit të Bashkisë i është shkaktuar një humbje prej 308.350.378 lekësh. Tani Bashkia kërkon të privatizojë klubin, që të heqë kështu një barrë të madhe nga buxheti i këtij institucioni.

Rrezikohet privatizimi
Situata e borxheve nuk është vetëm teorike, apo pa probleme për të ardhmen e Vllaznisë. Ajo do të reflektojë shumë në privatizimin e klubit. Edhe pse konkluzionet përfundimtare përsa i përket privatizimit nuk janë paraqitur para këshillit Bashkiak, borxhi prej 1 miliard lekësh e kusur do të reflektojë në privatizimin e skuadrës. Koha e privatizimit dhe ankandi publik mendohen të hapen në qershor, por zor se do të ketë blerës për Vllazninë, sapo të shohin borxhin me nëntë zero të kuqebluve. Është pothuajse e sigurt, se asnjë prej pretendentëve për të marrë klubin, nuk do të vazhdojë në garë. Askush nuk mund të blejë një aset sportiv, që veç të tjerave ka edhe një borxh 1 miliard dhe 50 milionë lekësh. Të gjithë e dinë shumë mirë sesi e ka pësuar Refik Halili me Tiranën. Mori një skuadër “të krimbur” në borxhe dhe tani po përpëlitet mes një situate financiare që nuk ka rrugëzgjidhje. Thjesht, me këto borxhe që ka, nëse nuk merren përsipër për tu paguar nga Bashkia Shkodër, Vllaznia zor se do të privatizohet këtë verë. Dhe kjo përkthehet në shkatërrim të klubit.

Licencimi i klubit
Si çdo ekip tjetër në Superiore, edhe klubi Vllaznia ka aplikuar për licencën europiane këtë sezon. Gjithsesi, është e sigurt që skuadra nuk e merr dot licencën nga UEFA. Shkaku? Ashtu si edhe Tirana, janë borxhet ato që e rrënojnë ekipin shkodran. Madje, duke e ditur që Vllaznia nuk plotëson kushtet minimale financiare, dokumentet e këtij klubi apo edhe skuadrave të tjera shqiptare, as nuk janë dërguar fare te licencuesi i ekipeve shqiptare të futbollit.

Loading...

Notice: Trying to get property 'term_id' of non-object in /home/tragetwe/GazetaShqip.com/wp-content/themes/flex-mag/functions.php on line 994
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...

Notice: Undefined index: HTTP_REFERER in /home/tragetwe/GazetaShqip.com/wp-content/themes/flex-mag/single.php on line 348
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Katastrofë te Vllaznia, 1 miliard lekë borxh Katastrofë te Vllaznia, 1 miliard lekë borxhRating: 5.0
To Top