Home / Sport / Kaka zbret në Maplensa: Gati të ndihmoj Milanin

Kaka zbret në Maplensa: Gati të ndihmoj Milanin

Pasditen e djeshme në Malpensa ka zbritur Ricardo Kaka, ish ylli brazilian i Milanit, që ka ardhur këtë herë më synimin për t’u dhënë një dorë kuqezinjve.

Me ndryshimin e pronësisë, nga kinezët te amerikanët e Elliot, Milani i është besuar dyshes Leonardo-Maldini, të cilët duan të sjellin në drejtim edhe Kaka.

“Sapo kam mbërritur dhe me Maldinin e Leonardon do të jemi akoma më pranë, për të mirën e Milanit. Jam gati të jap kontributin tim, por ende nuk e di rolin konkret. Kam dëshirë të zbuloj veten time, se çfarë mund të bëj më mirë në këtë sport, pasi e kam mbyllur me fushën”, deklaroi Kaka.

Fituesi i Topit të Artë me Milanin foli edhe për ndeshjen e parë të kuqezinjve, ndërsa vlerësoi Genaro Gattuson, si trajnerin ideal për të trajnuar skuadrën drejt sukseseve.

“Pashë me vëmendje ndeshjen ndaj Napolit dhe vura re shumë gjëra pozitive. Mendoj se do të rikthehemi shpejt në maja, aty ku Milani e ka vendin. Gattuso është ideali për të drejtuar këtë skuadër, pasi ia njeh mirë historinë dhe ambiciet”, u shpreh Kaka.

30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje