Sport

Juventus para Atletico Madrid, “tërbohet” Gonzalo Higuain (VIDEO)

Juventusi do të përballet ditën e nesërme me Atletiko Madridin, në “Uanda Metropolitano” në një sfidë që pritet të dhurojë spektakël.

Në kampin bardhezi stërvitja vazhdon normalisht dhe e qetë, për një sfidë të vështirë siç është ajo kundër “Los Kolçoneros”. Gonzalo Higuain, është bërë protagonist i një episodi të pa zakontë, në stërvitjen e “Zonjës së Vjetër” ditën e sotme.

Teksa dështon të marrë topin nga shokët e skuadrës, argjentinasi nervozohet shumë dhe në nerva e sipër godet me këmbë edhe një nga ndihmësit e Sarrit.

Por, nuk përfundon këtu, teksa pasi goditi ndihmësin e trajnerit, Higuain ka goditur me shkelma reklamat që ishin në anësore. Gjithsesi e gjitha ishte në formën e shakasë, pasi më pas stërvitja vazhdoi normalisht.

Për ditën e nesërme Sarri ka grumbulluar edhe Pjaniç i cili duket se e ka kaluar dëmtimin, por nuk dihet ende nëse do të aktivizohet. Kjo është lista e plotë e teknikut italian: Shezni, De Ligt, Pjaniç, Khedira, Ronaldo, Ramsei, Dibala, Aleks Sandro, Da..

Loading...

Juventusi do të përballet ditën e nesërme me Atletiko Madridin, në “Uanda Metropolitano” në një sfidë që pritet të dhurojë spektakël.

Në kampin bardhezi stërvitja vazhdon normalisht dhe e qetë, për një sfidë të vështirë siç është ajo kundër “Los Kolçoneros”. Gonzalo Higuain, është bërë protagonist i një episodi të pa zakontë, në stërvitjen e “Zonjës së Vjetër” ditën e sotme.

Teksa dështon të marrë topin nga shokët e skuadrës, argjentinasi nervozohet shumë dhe në nerva e sipër godet me këmbë edhe një nga ndihmësit e Sarrit.

Por, nuk përfundon këtu, teksa pasi goditi ndihmësin e trajnerit, Higuain ka goditur me shkelma reklamat që ishin në anësore. Gjithsesi e gjitha ishte në formën e shakasë, pasi më pas stërvitja vazhdoi normalisht.

Për ditën e nesërme Sarri ka grumbulluar edhe Pjaniç i cili duket se e ka kaluar dëmtimin, por nuk dihet ende nëse do të aktivizohet. Kjo është lista e plotë e teknikut italian: Shezni, De Ligt, Pjaniç, Khedira, Ronaldo, Ramsei, Dibala, Aleks Sandro, Danilo, Matuidi, Kuadrado, Bonuçi, Higuain, Rugani, Rabiot, Demiral, Bentakur, Pinsolio, Bernardeski, Bufon.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Juventus para Atletico Madrid, “tërbohet” Gonzalo Higuain (VIDEO) Juventus para Atletico Madrid, “tërbohet” Gonzalo Higuain (VIDEO)Rating: 5.0
To Top