Sport

Ish-sulmuesi i “Skënderbeut” i shënon Interit, ndeshja për champions barazim

Ka nisur mbrëmjen e kësaj të marte rrugëtimi i fazës në grupe për kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në Europë, UEFA Champions League. Interi ka luajtur kundër çekëve të Slavia Prague, duke e nisur me brazim në ndeshjen e parë. Një ndeshje e bukur dhe shumë e luftuar nga të dyja ekipet, por me çekët që befasuan Interin, pasi shënuan të parët në këtë takim.

Ishte ish-sulmuesi i Bylisit dhe Skënderbeut, Peter Olayinka që kaloi Slavia Prague në avantazh në minutën e 63` të takimit, kur përfitoi nga një grushtim i topit me dorë nga portieri i Interit. Sulmuesi ka gjetur rrjetën duke bërë që në stadium të bjerë heshtja.

Conte mundohet të ndryshojë diçka duke kryer dy zëvendësime pas golit. Në fushë futet Barella dhe Politano dhe shpërblimi vjen në kohën shtetsë, kur Sensi asiston Barellën që gjen golin e barazimit. Ndërkohë, në sfidën e grupit G, Lyon dhe Zenit gjithashtu kanë ndarë nga një pikë, pasi janë ndalur në barazim 1-1.

Miqtë shënuan të parët me Azmoun në minutën e 41`, ..

Loading...

Miqtë shënuan të parët me Azmoun në minutën e 41`, ndërsa Lyon ka shënuar në pjesën e dytë, kur Depay shndërroi në gol një penallti në minutën e 50-të. Pas ndeshjes të së martës, Zenit dhe Lyon mbajnë përkohësisht vendin e parë në grupin G, ashtu si Inter dhe Slavia Prague në Grupin F.

©Copyright Gazeta SHQIP

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Ish-sulmuesi i “Skënderbeut” i shënon Interit, ndeshja për champions barazim Ish-sulmuesi i “Skënderbeut” i shënon Interit, ndeshja për champions barazimRating: 5.0
To Top