Sport

Interi fiton derbin “Derby della Madonnina”

Nerazurrët kanë fituar derbin e madh kundër Milanit

Interi ka arritur të fitojë Derby della Maddoninan ndaj Milanit me rezultat 2-0, i vlefshëm për javën e katërt të Serie A.

Skuadra e Antonio Contes ka vazhduar serinë e qind për qind pasi me fitoren e Milanit ka shkuar në katër fitore nga po kaq ndeshje të luajtura

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Interit në lojë dhe raste, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.

Në fakt Interi e gjeti golin në minutën e 37-të të ndeshjes me anë të Lautaro Martinezit, por goli i anulua pas rishikimit të VAR-it.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Nerazzurrëve, të cilët tani përveç lojës dhe rasteve, arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 49-të dhe ishte Marcelo Brozovic, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Stefano Sensit.

Pas këtij goli, Interi vazhdoi trysninë teksa e gjeti edhe golin e epërsisë 2-0.

Ishte belgu Romelu Lukaku, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Nicolo Barellas.

..

Loading...

Interi pati raste të mira edhe në minutën e 80-të dhe 90+ me Matteo Politanon dhe Antonio Candreva, por goditjet e tyre u ndalën nga shtyllat ashtu sikurse edhe goditja e Theo Hernandez (86′) të Milanit.

Kështu pas 90 minutave lojë zikaltrit arritën të triumfojnë në derbi me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, Interi prinë i vetëm në tabelë me 12 pikë, ndërsa Milani renditet në pozitën e nëntë me gjashtë pikë.

ndeshjen e radhës, Nerazzurrët e presin Lazion, ndërsa Rossonerët udhëtojnë te Torino.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Interi fiton derbin “Derby della Madonnina” Interi fiton derbin “Derby della Madonnina”Rating: 5.0
To Top