Sport

Ibras s’i mbajnë nervat, godet me shuplakë kundërshtarin (Video)

Tjetër “perlë” e Zlatan Ibrahimovicit në MLS në radhët e Los Angeles Galaxy, por këtë radhë jo për t’u vlerësuar. Sulmuesi suedez goditi me shuplakë nga pas kundërshtarin, futbollist të Montreal Impact, pasi ky i fundit e shkeli në këmbë, ndoshta pa dashje, në lojën pa top.

Reagimi i 36-vjeçarit ishte i menjëhershëm me një veprim antisportiv, duke e detyruar arbitrin kryesor që t’i tregonte kartonin e kuq pa u mbyllur pjesa e parë.

Pavarësisht se skuadra kaliforniane luajti për pjesën e mbetur të lojës me një lojtar më pak në fund iu gëzua tri pikëve falë golit të Kamara të shënuar në minutën e 75-të.

Nervozizëm i tepruar nga gjiganti suedez, ndoshta edhe për faktin që u la jashtë përfaqësueses nordike për finalet e “Rusi 2018”, edhe pse dëshira e tij ishte të merrte pjesë në Botëror.

22 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Ibras s’i mbajnë nervat, godet me shuplakë kundërshtarin (Video) Ibras s’i mbajnë nervat, godet me shuplakë kundërshtarin (Video)Rating: 5.0
To Top