Home / Sport / Fantazma Levandovski, në Gjermani i bëjnë gjyqin
Rezultate imazhesh për debora and murilo

Fantazma Levandovski, në Gjermani i bëjnë gjyqin

Sulmuesi ka zhgënjyer totalisht në 180 minutat kundër Realit. Jup Hajnkes e mbron, por polaku në Champions ka qenë një dështim total këtë sezon

Ishte minuta e 33-të e ndeshjes së kthimit për gjysmëfinalet e Champions League dhe Robert Levandovski kishte shansin të shënonte ndaj Realit, duke afruar Bajernin me finalen e madhe dhe duke heshtur gjithë kritikët. Sulmuesi u fut nga e majta në zonë, krejt i lirë, por nuk arriti të shënonte përballë Kejlor Navasit, i cili grushtoi dhe më pas Hames goditi mbi traversë.

Levandovski luftoi, punoi shumë në fazën mbrojtëse, vrapo pa fund – por në aspektin sulmues ai ishte sërish i zbehtë, duke mos qenë asnjëherë kërcënues për Realin, që e pati të lehtë ta mbulonte shumicën e kohësh. Që në ndeshjen e vajtjes polaku ishte në shënjestrën e kritikave, pasi zhgënjeu dhe u konsiderua një fantazmë në fushë, ndërkohë që bilanci i 180 minutave kundër Realit është dëshpërues për atë që konsiderohet si sulmuesi më i mirë në botë, por që nuk bëri asgjë për t’u mbajtur mend, ndërkohë që Xhoshua Kimish shënoi 2 gola. Nga ana tjetër, Karim Benzema u bë vendimtar me golat e tij për Realin.

Pas ndeshjes Levandovski nuk foli, por trajneri i tij Jup Hajnkes e mbrojti fuqimisht. Don Jup u zemërua nga pyetjet e Sky në lidhje me paraqitjen e Levas: “Po kuptoj pak nga pak se nëse krijohet orteku se Levandovski nuk po luan mirë, atëherë ai do të marrë përpara gjithë gazetarët. Robert luajti mirë dhe luftoi deri në fund. Ne shënuam 2 gola në Bernabeu dhe normalisht aq mjafton për të fituar, ky është problemi i vërtetë. Unë e shoh paksa ndryshe nga shumë të tjerë”.

Gjithsesi, shifrat janë kokëforta: Levandovski shënon pa fund në Bundesligë, por kundër Realit regjistroi ndeshjen e pestë rresht pa shënuar gol në Champions League, ndërsa në grupe shënoi vetëm ndaj Beshiktashit.

Kritikët e Levandovskit futin në lojë edhe merkaton, pasi polaku ka kontratë deri në vitin 2021, por ka kohë që jep sinjale dashurie për Realin dhe për të mundësuar transferimin, ai është lidhur me agjentin e njohur Pinhas Zahavi. Pyetja e madhe tani është: A e do vërtet Reali këtë Levandovski, duke parë për shembull që Herri Kejn i Totenhemit është 5 vite më i ri?

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje