Sport

Dortmundi me komunikatë zyrtare për Aubameyangun

Loading...

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka folur për Sky Sports në Gjermani rreth interesimit të vazhdueshëm të Arsenalit për sulmuesin e tyre, Pierre-Emerick Aubameyang.

Ai e ka konfirmuar se Dortmundi do të pranojë ta shesë Aubameyangun, por vetëm nëse kushtet e tyre plotësohen në përpikëri.

Ai e ka konfirmuar po ashtu se Arsenali ka bërë disa përpjekje për ta transferuar sulmuesin, duke shtuar se ofertat e “Topçinjve” nuk kanë qenë bindëse për ta dhe janë refuzuar.

“Jemi të gatshëm ta lejojmë transferimin e tij nën parametra të caktuara, por vetëm nëse këto parametra plotësohen në përpikëri. Arsenali ka bërë disa përpjekje deri tani. Të gjitha ofertat ia kemi refuzuar deri tani”, ka thënë ai.

“Nëse kërkesat tona plotësohen, atëherë transferimi do të ndodhë, nëse nuk plotësohen, atëherë Auba do të luajë për Dortmundin deri në verë, kështu është diskutuar dhe pranuar edhe nga familja e Aubameyangut”, ka shtuar ai.

Aubameyang do të nisë nga fillimi ndeshjen e sotme të Dortmundit ndaj Freiburgut.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Dortmundi me komunikatë zyrtare për Aubameyangun Dortmundi me komunikatë zyrtare për AubameyangunRating: 5.0
To Top