Sport

Dhuna ndaj arbitrit, Policia e Shtetit zbarkon në stadiumin ‘Flamurtari’

Inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tiranës kanë zbarkuar në Vlorë për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së dielës, ku arbitrat e takimit Flamurtari-Vllaznia janë dhunuar fizikisht në ambientet e stadiumit.

Menjëherë pas ngjarjes, arbitri anësor, Tartari ka bërë kallëzim penal ndaj personave që kanë ushtruar dhunë ndaj tij, të cilët shoqëroheshin me administratorin e klubit Flamurtari, Sinan Idrizi. Mesditën e së hënës përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë mbërritur në ambientet e stadiumit, për një analizë të mëtejshme të ngjarjes.

Ende nuk ka një raport të plotë të policisë rreth ngjarjes që ndodhi pas ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, ndërsa kallëzimi i bërë nga arbitri anësor, Tartari është për goditje për shkak të detyrës.

7 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Dhuna ndaj arbitrit, Policia e Shtetit zbarkon në stadiumin ‘Flamurtari’ Dhuna ndaj arbitrit, Policia e Shtetit zbarkon në stadiumin ‘Flamurtari’Rating: 5.0
To Top