Home / Sport / Dëmtohet edhe Andi Lila, Kombëtarja gati e përgjysmuar për dy sfidat e fundit
Dëmtohet edhe Andi Lila, Kombëtarja gati e përgjysmuar për dy sfidat e fundit

Dëmtohet edhe Andi Lila, Kombëtarja gati e përgjysmuar për dy sfidat e fundit

Dëmtohet edhe Andi Lila, Kombëtarja gati e përgjysmuar për dy sfidat e fundit
Dëmtohet edhe Andi Lila, Kombëtarja gati e përgjysmuar për dy sfidat e fundit

Kristian Panuçi duhet të bëjë mirë llogaritë për ndeshjet kundër Spanjës dhe Italisë, pasi do të jetë në emergjencë të plotë sa u përket pezullimeve dhe dëmtimeve të lojtarëve.
Situata është shqetësuese sidomos për ndeshjen me Spanjën, ku Mavrajt, Kukelit e Roshit të pezulluar, i bashkohen Abrashi dhe Balaj që janë mungesa të sigurta për dëmtime. Ndërkaq, Agolli me Gjimshitin janë në fazë riaftësimi pas dëmtimeve që kanë pësuar dhe kësaj liste të gjatë mund t’i shtohet nga dita e sotme edhe mesfushori Andi Lila.
Futbollisti i cili luajti titullar në ndeshjen me Spanjën, është dëmtuar në ndeshjen e kampionatit grek mes PAOK-ut dhe Pas Janinës. Futbollisti shqiptar ka kërkuar ndërrim në minutën e 43-të të ndeshjes ku po luante titullar, duke lënë në mes takimin që u mbyll me fitoren 1-0 të PAOK, ku mungonte Ergys Kaçe. Nuk është mësuar ende nëse ky problem do ta detyrojë të mungojë për një kohë të gjatë dhe të humbasë ndeshjet e Kombëtares apo nëse ai do të riaftësohet në kohë për fillimin e grumbullimit të përfaqësueses më 2 tetor.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje