Home / Sport / Çiklisti shqiptar shkon në Botëror, por nuk ka biçikletë
Çiklisti shqiptar shkon në Botëror, por nuk ka biçikletë

Çiklisti shqiptar shkon në Botëror, por nuk ka biçikletë

Çiklisti shqiptar shkon në Botëror, por nuk ka biçikletë

“Bëmat” e sportit vijnë nga Shqipëria. Rasti i paprecedentë regjistrohet te çiklizmi. Edhe kur të krijohet mundësia për të marrë pjesë në një kampionat botëror që jo të gjithë e kanë luksin ta bëjnë realitet një gjë të tillë në karrierën sportive, je i “dënuar” të shkosh vetëm si spektator, pasi të mungon ajo dhe më kryesorja… biçikleta.
Nuk është legjendë urbane, por e vërtetë. Kjo i ka ndodhur së fundmi për fatin e tij të keq çiklistit të kombëtares shqiptare, njëherësh kampionit të Shqipërisë, Ylber Sefa, një nga tre të përzgjedhurit nga Federata Shqiptare e Çiklizmit për të marrë në Botërorin që do të mbahet më datat 17-24 shtator në Bergen të Norvegjisë.
Është vetë çiklisti Sefa që e ka bërë publike në rrjetin social “Facebook” rastin qesharak për këdo që do ta dëgjonte në arenën ndërkombëtare. Në pamundësi për të siguruar biçikletën, Sefa është detyruar të heqë dorë përfundimisht nga kjo sfidë jo pak e rëndësishme për ‘CV’-në e tij.
“Të përgatitesh një vit të tërë, një vit sakrificë për të pritur garën më të rëndë- sishme, siç është kampionati botëror, ku të jepet mundësia të jesh pjesëmarrës i këtij evenimenti gjigand. Për gjithsecilin është një ëndërr. Pas gjithë sakrificave nuk ke një biçikletë nga ekipi përkatës. Nuk më mbetet gjë tjetër të them veçse ‘bye world championship 2017’, see you 2018”, shkruan mes indinjatës në “Facebook”- un e tij kampioni i Shqipërisë

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje