Sport

Botërori, Gjermania lë në shtëpi yllin e Mançester Sitit

Ylli Manchester City, Leroy Sane, është bërë jam sensacional, sepse ka mbetur jashtë kombëtares së Gjermanisë për Kupën e Botës së kësaj vere. Sulmuesi 22-vjeçar nuk ka arritur të mbetet pjesë e listës prej 23 lojtarësh, që do të udhëtojnë drejt Rusisë, pasi trajneri Joachim Low ka zgjedhur të pëlqyerit e tij, Julian Draxler dhe Sebastian Rudy, para tij.

Sane kishte qenë në formë të shkëlqyer në sezonin 2017-2018, por kjo nuk ia mjaftuar që të etë pjesë e “Die Mannschaft” në turneun madhor të kësaj vere. Gjermania ka dështuar të fitojë një ndeshje miqësore, që shërbeu si testi gjeneral para Botërorit të Rusisë. Ajo u mund 2-1 në Austri, ndaj kombëtares së këtij vendi.

Raportet në Gjermani kanë zbuluar se Sane nuk arriti të mbetej pjesë e skuadrës kombëtare për shkak të formës së tij të dobët ndërkombëtare. Low ka thënë se ka mbetur i zhgënjyer nga lojtari i Manchester City, pasi ai ka dështuar të përsërisë formën e klubit në kombëtaren e vendit të tij. Sezonin e fundit, Sane shënoi 1..

Loading...

Ylli Manchester City, Leroy Sane, është bërë jam sensacional, sepse ka mbetur jashtë kombëtares së Gjermanisë për Kupën e Botës së kësaj vere. Sulmuesi 22-vjeçar nuk ka arritur të mbetet pjesë e listës prej 23 lojtarësh, që do të udhëtojnë drejt Rusisë, pasi trajneri Joachim Low ka zgjedhur të pëlqyerit e tij, Julian Draxler dhe Sebastian Rudy, para tij.

Sane kishte qenë në formë të shkëlqyer në sezonin 2017-2018, por kjo nuk ia mjaftuar që të etë pjesë e “Die Mannschaft” në turneun madhor të kësaj vere. Gjermania ka dështuar të fitojë një ndeshje miqësore, që shërbeu si testi gjeneral para Botërorit të Rusisë. Ajo u mund 2-1 në Austri, ndaj kombëtares së këtij vendi.

Raportet në Gjermani kanë zbuluar se Sane nuk arriti të mbetej pjesë e skuadrës kombëtare për shkak të formës së tij të dobët ndërkombëtare. Low ka thënë se ka mbetur i zhgënjyer nga lojtari i Manchester City, pasi ai ka dështuar të përsërisë formën e klubit në kombëtaren e vendit të tij. Sezonin e fundit, Sane shënoi 15 gola në Premier League.

4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Botërori, Gjermania lë në shtëpi yllin e Mançester Sitit Botërori, Gjermania lë në shtëpi yllin e Mançester SititRating: 5.0
To Top