Sport

Baloteli në superformë, Italia dhe Dortmundi dy stacionet e radhës

2 gola dhe 1 asist në ndeshjen e tij të fundit në stadiumin Allianz Riviera me fanellën e Nicës. Mario Balotelli rikthehet ai i ditëve më të mira dhe e ardhmja parashikohet e ndritur për të.

27-vjeçari po ndihmon Nicën në këtë fund sezoni me golat e tij për të siguruar një vend në Europa League sezonin e ardhshëm. Tani mbetet vetëm ndeshja e fundit ndaj Lyon-it dhe pastaj lamtumirë Francës.

Fillimisht vëmendja do të jetë te kombëtarja italiane me trajnerin e ri Roberto Mancini që e ka në planet e tij Balotellin teksa të dy do të kujtojnë kohët që kanë kaluar tek Interi dhe Manchester City, por tashmë duke përfaqësuar skuadrën e vendit të tyre, pikërisht Italinë. Ndërkohë Balotelli që në këto 2 vite te Nice ka shënuar 10 gola më shumë se ne periudhën 2-vjeçare që ka qenë pjesë e Milanit pritet të jetë një lojtar i lirë në merkaton e kësaj vere pasi i skadon kontrata me Nice.

Për Supermarion parashikohet një e ardhme në Gjermani te një emër i madh si Borussia e Dortmundit së bashku me..

Loading...

2 gola dhe 1 asist në ndeshjen e tij të fundit në stadiumin Allianz Riviera me fanellën e Nicës. Mario Balotelli rikthehet ai i ditëve më të mira dhe e ardhmja parashikohet e ndritur për të.

27-vjeçari po ndihmon Nicën në këtë fund sezoni me golat e tij për të siguruar një vend në Europa League sezonin e ardhshëm. Tani mbetet vetëm ndeshja e fundit ndaj Lyon-it dhe pastaj lamtumirë Francës.

Fillimisht vëmendja do të jetë te kombëtarja italiane me trajnerin e ri Roberto Mancini që e ka në planet e tij Balotellin teksa të dy do të kujtojnë kohët që kanë kaluar tek Interi dhe Manchester City, por tashmë duke përfaqësuar skuadrën e vendit të tyre, pikërisht Italinë. Ndërkohë Balotelli që në këto 2 vite te Nice ka shënuar 10 gola më shumë se ne periudhën 2-vjeçare që ka qenë pjesë e Milanit pritet të jetë një lojtar i lirë në merkaton e kësaj vere pasi i skadon kontrata me Nice.

Për Supermarion parashikohet një e ardhme në Gjermani te një emër i madh si Borussia e Dortmundit së bashku me trajnerin aktual Lucien Favre, i cili pritet të marrë drejtimin e verdhezinjëve në përfundim të këtij sezoni.

Pas disa muajsh do të mbushë 28-vjeç dhe tashmë është një futbollist shumë më i pjekur, kjo është edhe një nga arsyet që Balotelli nuk përmendet më në media për bëmat e tij jashtë fushe, por ato që realizon në fushën e lojës. Pak nga pak po rikthehet Supermario i vërtetë.

13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Baloteli në superformë, Italia dhe Dortmundi dy stacionet e radhës Baloteli në superformë, Italia dhe Dortmundi dy stacionet e radhësRating: 5.0
To Top