Sport

Baloteli dhe e ardhmja: Ku do të shkoj? Zv.kryeministri Salvini e di…

I pranishëm në Torino, në prezantimin e librit me titull “Demoni” të Alessandro Alciato, qendërsulmuesi i Italisë, Mario Balotelli, foli për mikrofonat e “Sky Sport”. Ai ka përdorur sarkazmën, kur u pyet për të ardhmen e vet dhe çështjen e shtetësisë së emigrantëve në Itali.

“Ku do të luaj unë? Thjesht pyesni avokatin Rigo (bashkëpunëtor i Mino Raiola, në audiencë), – tha Mario. – Në të vërtetë, i thashë atij: Salvini e di se ku jam duke shkuar për të luajtur (qesh)”. Kjo ishte një shigjetë dhe përgjigje ndaj zëvendëskryeministrit italian, i cili më parë kishte shprehur hutim për mundësinë që Balotelli të bëhet kapiten i kombëtares axurre.

Duke folur seriozisht kësaj here, Balotelli shtoi: “Unë vërtetë nuk e di se ku do të luaj, qoftë në Itali, apo jashtë vendit. Nëse vij në Torino? Pse jo, është një qytet i bukur”. Sipas “Sky Sport”, aktualisht në “pole position” për sulmuesin në fjalë është Olympique Marseille, ndërsa në Itali vetëm Atalanta dhe Genoa do të lëvizin konkretisht, por..

Loading...

I pranishëm në Torino, në prezantimin e librit me titull “Demoni” të Alessandro Alciato, qendërsulmuesi i Italisë, Mario Balotelli, foli për mikrofonat e “Sky Sport”. Ai ka përdorur sarkazmën, kur u pyet për të ardhmen e vet dhe çështjen e shtetësisë së emigrantëve në Itali.

“Ku do të luaj unë? Thjesht pyesni avokatin Rigo (bashkëpunëtor i Mino Raiola, në audiencë), – tha Mario. – Në të vërtetë, i thashë atij: Salvini e di se ku jam duke shkuar për të luajtur (qesh)”. Kjo ishte një shigjetë dhe përgjigje ndaj zëvendëskryeministrit italian, i cili më parë kishte shprehur hutim për mundësinë që Balotelli të bëhet kapiten i kombëtares axurre.

Duke folur seriozisht kësaj here, Balotelli shtoi: “Unë vërtetë nuk e di se ku do të luaj, qoftë në Itali, apo jashtë vendit. Nëse vij në Torino? Pse jo, është një qytet i bukur”. Sipas “Sky Sport”, aktualisht në “pole position” për sulmuesin në fjalë është Olympique Marseille, ndërsa në Itali vetëm Atalanta dhe Genoa do të lëvizin konkretisht, por nuk janë të aftë për të garantuar punësimin e tij me pagë prej 4.5 milionë euro për sezon.

Në çdo rast, Balotelli nuk do të largohet nga Nice pa kosto, në kuadër të një klauzole që, në rast të transferimit të lojtarit, klubi francez fiton të paktën 10 milionë euro. Në Torino, sulmuesi blu, gjithashtu, donte të fliste për problemet që lidhen me shtetësinë e emigrantëve në Itali:

“Të vishja fanellën e Italisë para moshës 18 vjeç ishte shumë e vështirë për mua. Dhe, në këtë kuptim, unë do të bëj një apel të vogël. Kam lindur në Itali, kam jetuar në Itali, kam studiuar në Itali dhe fakti se nuk isha konsideruar italian deri në moshën 18-vjeçare ka qenë pjesa më e keqe e jetës sime. Në këtë kuptim, ligji italian duhet të bëjë diçka”.

5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Baloteli dhe e ardhmja: Ku do të shkoj? Zv.kryeministri Salvini e di… Baloteli dhe e ardhmja: Ku do të shkoj? Zv.kryeministri Salvini e di…Rating: 5.0
To Top