Sport

Babai i Berhamit: “Ma larguan në mënyrë mizore djalin nga Kombëtarja Zviceriane se…”

Pas vendimit të marrë për largimin e Valon Berhamit nga Kombëtarja Zviceriane, ka shpërthyer babai i futbollistit shqiptar ndaj këtij largimi. Ky reagim ka ardhur pas atij të vet Berhamit, i cili u shpreh se ky vendim ishte për arsye politike dhe ai e mori vesh këtë lajm nëpërmjet një telefonate.

Në një intervistë për “Zëri”, babai i futbollistit me origjinë shqiptare, ka konfirmuar fjalët e djalit të tij për largimin me shkaqe politike, duke shtuar se ai u ‘dëbua’ në mënyrë mizore nga Kombëtarja Zviceriane.

“Menjëherë pas Botërorit, Valoni e ka paralajmëruar largimin nga përfaqësuesja e Zvicrës. Ai dëshironte të largohej kryesisht për arsye familjare, por edhe ndihej i lodhur dhe dëshironte që vitet e fundit të karrierës si futbollist aktiv t’i përqendrohej klubit. Mirëpo, zviceranët kanë qenë kategorikisht kundër dhe nuk e kanë pranuar largimin e tij. Ndërsa tani e larguan në mënyrën më të keqe, në mënyrë jo njerëzore.

Federata e Zvicrës pati shkuar shumë larg duke e çuar çështjen..

Loading...

Federata e Zvicrës pati shkuar shumë larg duke e çuar çështjen e dyshtetësive deri në Parlamentin e Zvicrës. Ndaj, Valoni e ka pas një zënkë me sekretarin e përgjithshëm. Valoni ka qenë i zemëruar me paragjykimet e njerëzve si sekretari gjeneral, i cili është marrë me çështje të tilla përkundër faktit se Valoni dhe futbollistët tjerë shqiptarë e kanë dhënë maksimumin për skuadrën e tyre.

Andaj, Vladimir Petkoviç vetëm e ka zbatuar një urdhër që ia kanë dhënë shefat e tij, presidenti dhe sekretari gjeneral i federatës, duke e thirr Valonin për t’i treguar se i janë mbyllur dyert e skuadrës.

Natyrisht se kemi biseduar shumë me Valonin rreth kësaj çështje. Ai nuk është mërzitur që është larguar, por ndihet i nervozuar me mënyrën e largimit sepse ai edhe vet ka dashtë të largohet, por nuk e kanë lënë. Mirëpo, Valoni më tha: ‘Babi, unë do të ndihesha keq sikur të më largonte futbolli, sikur të më largonin për mosangazhim. Por, kur po e di se çka kam bërë për Zvicrën, por ndihem krenar. Nuk po mërzitem që më largoi politika”, është shprehur Ragipi për “Zërin”.

The post Babai i Berhamit: “Ma larguan në mënyrë mizore djalin nga Kombëtarja Zviceriane se…” appeared first on Zonë E Lirë.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Babai i Berhamit: “Ma larguan në mënyrë mizore djalin nga Kombëtarja Zviceriane se…” Babai i Berhamit: “Ma larguan në mënyrë mizore djalin nga Kombëtarja Zviceriane se…”Rating: 5.0
To Top