Sport

Arsenali u kthehet fitoreve duke e deklasuar Crystal Palacen

Loading...

Një pjesë e parë e furishme ka mjaftuar që Arsenali ta kryejë punën ndaj Crystal Palace të shtunën pasdite në “Emirates”.

Skuadra e Arsene Wenger e gjeti rrugën e fitores përsëri duke e mposhtur Crystal Palace me rezultat të thellë 4-0 në një ndeshje të luajtur në kuadër të xhiros së 24-të të Premierligës angleze.

Gjashtë minuta brenda ndeshjes, Granit Xhaka dhuroi një asist për Montreal i cili i kaloi vendasit në epërsi. Nuk vonoi shumë dhe Iwobi e dyfishoi epërsinë pas katër minutave. Arsenali vazhdoi furishëm dhe në minutën e 13 realizoi për 3-0 me anë të Koscielny.

Pas vetëm 22 minutave lojë, Lacazette e coi në 4-0 epersine e Arsenalit. Pjesa e dytë filloi qetë dhe nuk pati gola deri 12 minuta para përfundimit të kohës së rregullt kur Milivojevic shënoi golin e nderit për mysafirët.

Arsenali mbetet në vendin e gjashtë me 42 pikë, dy më pak se Tottenham që është i pesti me një ndeshje më pak të zhvilluar, si dhe 20 më pak se lideri Manchester City.

Ndërkohë, Crystal Palace bie në pozitën e 13-të me 25 pikë, katër më shumë se vendi i 18-të.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Arsenali u kthehet fitoreve duke e deklasuar Crystal Palacen Arsenali u kthehet fitoreve duke e deklasuar Crystal PalacenRating: 5.0
To Top