Home / Sport / Arsenali e bën lëmsh, Marseja pranë finales
Marseja është një hap nga finalja e Europa League, që do të luhet në Lion, ndërsa Arsenali nuk përfiton dot nga gabimet e Atletikos dhe barazon në shtëpi me spanjollët, që luajtën me 10 lojtarë gjithë ndeshjen.Arsenal-Atletiko Madrid 1-1Shënues: 61′ Lakazet / 82′ GrizmanArsen Venger drejtoi ndeshjen e fundit shtëpiake në karrierë si trajner i Arsenalit në kupat e Europës, por nuk ishte një kujtim i bukur. E nisi shumë mirë Arsenali, që goditi shtyllën me Lakazet pas 6 minutash, ndërsa në minutën e dhjetë Sime Vrsaljko tradhtoi Atletikon, sepse mori kartonin e dytë të verdhë të takimit, ndërkohë që Simeone protestoi ashpër dhe arbitri e ndëshkoi. Një pjesë e parë e dominuar nga Arsenali, por goli erdhi në minutën e 61-të me Lakazet. U duk se mori fund dhe do vinte goli i dytë për Arsenalin, por mbrojtja e Topçinjve e bëri lëmsh në fund, kur Grizman përfitoi nga një gafë e Kosielnisë dhe barazoi, gol shumë i rëndësishëm.Marsejë – Salcburg 2-0Shënues: 15′ Thoven, 63′ N’XhiePar..

Arsenali e bën lëmsh, Marseja pranë finales

Marseja është një hap nga finalja e Europa League, që do të luhet në Lion, ndërsa Arsenali nuk përfiton dot nga gabimet e Atletikos dhe barazon në shtëpi me spanjollët, që luajtën me 10 lojtarë gjithë ndeshjen.

Arsenal-Atletiko Madrid 1-1

Shënues: 61′ Lakazet / 82′ Grizman

Arsen Venger drejtoi ndeshjen e fundit shtëpiake në karrierë si trajner i Arsenalit në kupat e Europës, por nuk ishte një kujtim i bukur. E nisi shumë mirë Arsenali, që goditi shtyllën me Lakazet pas 6 minutash, ndërsa në minutën e dhjetë Sime Vrsaljko tradhtoi Atletikon, sepse mori kartonin e dytë të verdhë të takimit, ndërkohë që Simeone protestoi ashpër dhe arbitri e ndëshkoi. Një pjesë e parë e dominuar nga Arsenali, por goli erdhi në minutën e 61-të me Lakazet. U duk se mori fund dhe do vinte goli i dytë për Arsenalin, por mbrojtja e Topçinjve e bëri lëmsh në fund, kur Grizman përfitoi nga një gafë e Kosielnisë dhe barazoi, gol shumë i rëndësishëm.

Marsejë – Salcburg 2-0

Shënues: 15′ Thoven, 63′ N’Xhie

Paraqitje perfekte e Marsejës, që mund 2-0 Salcburgun në vajtjen e gjysmëfinaleve me nga një gol në çdo pjesë dhe i afrohet ndjeshëm finales. Protesta të Salcburgut për golin e parë vendas, sepse topi u devijua nga një prekje me dorë, por arbitri nuk pa asgjë. Në minutën e 63-të N’Xhoie shënoi golin e dytë dhe më pas Marseja kontrolloi mirë sulmet e Salcburgut, që u ankua shumë për arbitrimin dhe tashmë i duhet një mrekulli e vogël në shtëpi.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje