Sport

Antonio Conte i Interit: Ishim dobët, nuk e prisja një ndeshje të tillë

Barazimi 1-1 me Slavian e Pragës në shtëpi, nuk është kurrsesi debutimi që Antonio Konte dhe tifozët e Interit prisnin në Champions League.

Tekniku zikaltër sigurisht që nuk ishte i kënaqur nga loja e ekipit të tij ndaj çekëve, dhe në mikrofonët e “Sky Sport”, deklaroi: Slavia e Pragës luajti si një ekip i madh europian, me ritëm të lartë dhe intensitet.

Na bëri një presing që nuk po gjenim dot zgjidhje. Deri tani ekipet na kanë pritur në mbrojtje, por Slavia na sulmoi, dhe kjo na bëri të vuajmë. Nuk jam i kënaqur me paraqitjen sot. Unë jam i pari përgjegjës, sepse nuk bëra zgjedhjet e duhura.

Nuk ka nevojë për ndryshime, djemtë duhet të lihen të qetë, por ky nuk është futbolli që duam të luajmë. Kur ka vështirësi, duhet të tregojmë më shumë personalitet.

Kemi ende përmirësime për të bërë. Sot nuk treguam idenë tonë për lojnë. Nga djemtë ka dëshirë për të punuar, por duhet të rritemi. Ende.

Ne nuk stërvitemi që të luajmë me topa të gjatë. Përgatisim situata të vështira loje, por e..

Loading...

Barazimi 1-1 me Slavian e Pragës në shtëpi, nuk është kurrsesi debutimi që Antonio Konte dhe tifozët e Interit prisnin në Champions League.

Tekniku zikaltër sigurisht që nuk ishte i kënaqur nga loja e ekipit të tij ndaj çekëve, dhe në mikrofonët e “Sky Sport”, deklaroi: Slavia e Pragës luajti si një ekip i madh europian, me ritëm të lartë dhe intensitet.

Na bëri një presing që nuk po gjenim dot zgjidhje. Deri tani ekipet na kanë pritur në mbrojtje, por Slavia na sulmoi, dhe kjo na bëri të vuajmë. Nuk jam i kënaqur me paraqitjen sot. Unë jam i pari përgjegjës, sepse nuk bëra zgjedhjet e duhura.

Nuk ka nevojë për ndryshime, djemtë duhet të lihen të qetë, por ky nuk është futbolli që duam të luajmë. Kur ka vështirësi, duhet të tregojmë më shumë personalitet.

Kemi ende përmirësime për të bërë. Sot nuk treguam idenë tonë për lojnë. Nga djemtë ka dëshirë për të punuar, por duhet të rritemi. Ende.

Ne nuk stërvitemi që të luajmë me topa të gjatë. Përgatisim situata të vështira loje, por e urrej të luajmë me topa të gjatë. Sot nuk kishim as planin B, për të bërë diçka ndryshe – tha Konte në konferecën për shtyp pas ndeshjes.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Antonio Conte i Interit: Ishim dobët, nuk e prisja një ndeshje të tillë Antonio Conte i Interit: Ishim dobët, nuk e prisja një ndeshje të tillëRating: 5.0
To Top