Home / Sport / Andi Lila: Jemi me fat që do të ndeshemi me Spanjën dhe Italinë
Andi Lila: Jemi me fat që do të ndeshemi me Spanjën dhe Italinë

Andi Lila: Jemi me fat që do të ndeshemi me Spanjën dhe Italinë

Andi Lila: Jemi me fat që do të ndeshemi me Spanjën dhe Italinë
Andi Lila: Jemi me fat që do të ndeshemi me Spanjën dhe Italinë

Andi Lila për duelet e radhës ndaj Spanjën dhe Italinë ndihet i privilegjuar pasui do të përballet me më të mirët në botë sipas tij.

“Është fat i madh për brezin tonë që na qëlloi të luanim ndaj dy skuadrave kampione të botës. Çdo lojtar i ka ëndërr ndeshje të tilla, sepse nuk luan dot përditë me lojtarë nga më të mirët në botë. Në ndeshjen e parë luajtëm mirë taktikisht deri në momentin e pësimit të golit, sepse Spanja ka individë që bëjnë diferencën në çdo moment. Spanja ka lojtarët më të mirë, por ne gjithmonë do të dalim në lojën tonë, sepse çdo minutë në Kombëtare nuk përsëritet sepse është fat të luash ndaj Spanjës dhe Italisë dhe të bësh gjëra pozitive.” tha mbrojtësi i krahut.

“Në çdo ndeshje, jo vetëm me Spanjën, çdo lojtar duhet të japë 200 për qind. Si në ndeshje të tjera me ekipe të forta. Spanja është ndër ekipet më të forta se ka qenë kampione bote dhe Europe. Nevojiten të gjithë komponentet lart për rezultat. Ne do të bëjmë më të mirën për të dalë nga fusha me kokën lart. Edhe Spanja si ndeshjet e tjera vlen tre pikë. Edhe lojtarët vetë e presin me shumë dëshirë këtë ndeshje të madhe dhe trajneri po e përgatit shumë mirë dhe shumë qetë. Presim me padurim të premten që të luajmë.” deklaroi Andi Lila

“Fati jo i mirë që na qëlluan në grup dy skuadra të nivelit të jashtëzakonshëm dhe duke llogaritur ndeshjen me Izraelin që ishte e çuditshme, normale që nuk ishte entuziazmi i periudhës së kualifikimit të Europianit kur ia dolëm. por ne mundohemi të lëmë gjurmët tonë në Kombëtare, vijmë këtu të japim më të mirën të ndihmojmë skuadrën dh që Shqipëria të ecë përpara. Kisha shumë dëshirë të ishim edhe ne pjesë e Botërorit, pasi përjetuam Europianin, që ishte gjëja më e bukur në karrierë. Por do shohim përpara. Do të japim maksimumin në dy ndeshjet e fundit dhe do të shijojmë çdo minutë. Një pikë? Mendoj që në Shkodër mund të marrim tre pikë. Por, ne do të hyjmë në fushë të japim maksimumin. Siç e dinë të gjithë do të jenë dy ndeshje shumë të vështira, por nuk do të jemi inferiorë ndaj askujt. Nuk kemi çfarë të humbasim. Personalisht jam optimist se do të marrim rezultat, madje tre pikët e plota ndaj Italisë, për të shkruar historinë se kemi fituar përballë një kampioni të botës. Ne kemi tifozët më të mirë. e treguam në europian se kush ishim dhe ndryshuan opinion për ne si popull. Kur hyj në fushë mundohem të jap 20 për qind edhe për tifozët. Ata na kanë mbështetur gjithmonë në çdo moment dhe i jam shumë mirënjohës. Do ti thosha të vazhdojnë me këtë rritëm sepse janë më të mirët.” përfundoi Andi Lila duke qenë optimist se Shqipëria do të arrijë të marrë rezultat në dy ndeshjet e fundit. /albeu.com/

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje