Home / Sport / Allegri siguron: Nëse nuk më largojnë, qëndroj te Juventusi

Allegri siguron: Nëse nuk më largojnë, qëndroj te Juventusi

Në Torino, festa mund të shpërthejë. Është siguruar tashmë titulli i shtatë radhazi për Juventusin. Bardhezinjtë e Allegrit futen në rekordet e futbollit italian për titujt e njëpasnjëshëm, një demonstrim i qartë force dhe një cikël, që nuk duket se do të ndalet.

Një nga arkitektët e trumfit të Juventusit është pa dyshim Massimiliano Allegri, i cili ka vulosur edhe një tjetër sukses në krye të “Zonjës së Vjertër”. Duke folur në një konferencë për shtyp, pas ndeshjes në Romë, trajneri nga Livorno ka cekur edhe të ardhmen e tij, me shaka:

“Nëse drejtuesit nuk më dërgojë larg, në qëndroj te Juventusi edhe vitin e ardhshëm”. Tani për tani, çdo diskurs, që nuk ka të bëjë me të tashmen, mund të presë: “Prioritet është festimi, pastaj do të ulemi me qartësi për të folur mbi sezonin e ardhshëm, kur të gjithë do të fillojnë nga zero pikë. Gjëja e rëndësishme është të kemi stimujt e duhur. Ne jemi ende sulmi më i mirë dhe mbrojtja më e mirë. Tifozët duan trofe dhe unë jam këtu pikërisht për këtë gjë”.

Trapattoni, Lippi dhe Capello, janë emrat, me të cilët mund të afrohet edhe Allegri: “Ata janë të gjithë teknikë të mëdhenj, që kanë fituar shumë. Jam rritur me një trajner, që fitoi vetëm kampionatin në Seria B, por më dha shumë”.

Dy momentet e vështira të sezonit? Allegri kujtohet, pastaj shprehet: “Kundër Napolit, në ndeshjen e parë, ku ne mund të përfundonim në -7 pikë. Më pas, djemtë ishin mjaft mirë. Më mbetet vetëm t’i përgëzoj lojtarët dhe veçanërisht legjendarin Buffon. Unë nuk e di nëse është sezoni i tij i fundit, pasi kjo do të vendoset vetëm prej tij”.

14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje