Home / Tech

Tech

Rusia shqyrton mundësinë e bllokimit të “Facebook”-ut

Rusia thotë se mund ta bllokojë Facebookun, nëse kjo kompani e medias sociale nuk i ruan të dhënat e përdoruesve rusë në servera të vendosura në territorin rus. Ky paralajmërim nga kreu i rregullatorit të mediave shtetërore të vendit, Roskomnadzor, vjen vetëm disa ditë pasi Rusia bllokoi aplikacionin e mesazheve të koduara Telegram: Paralajmërimin për Facebook-un e bëri javën e kaluar Alexander Zharov, kreu i rregullatorit të mediave shtetërore Roskom-nadzor. Arsyeja? Ka dështuar të respektojë legjislacionin e ruajtjes së të dhënave. Zharov i tha gazetës Izvestia se agjencia e tij do të zhvillojë hetime për Facebook-un deri nga fundi i vitit dhe nëse kjo platformë e mediave sociale nuk i ka vendosur të dhënat e përdoruesve rusë në territorin rus, agjencia e tij do të shqyrtojë bllokimin e saj. Disa ditë para këtij paralajmërimi, një gjykatë e Moskës miratoi një kërkesë të Roskom-nadzorit për të bllokuar Telegramin – një aplikacion për mesazhe të koduara. Për shkak të mbrojtes së fuq..

Lexone

Rusia mund të bllokojë edhe Viber-in

Ministri i Komunikimeve i Rusisë, Nikolai Nikiforov, tha se gjykata mund të bllokojë aplikacionin e mesazheve Viber, nëse ky i fundit ndjek shembullin e shërbimit të mesazheve Telegram dhe refuzon të ndajë të dhënat me Shërbimin Federal të Sigurisë ruse. “Nëse Shërbimi Federal i Sigurisë ka probleme me sigurimin e mjeteve koduese, ai mund t’i drejtohet gjykatës dhe të marrë urdhër të ngjashëm nga gjykata”, u tha Nikiforov gazetarëve, pasi u pyet nëse Viber mund të ketë fatin e njëjtë si Telegrami. Muajin e kaluar, rregullatori shtetëror i mediave në Rusi, Roskomnadzor, ka nisur ndalimin e Telegramit. Ky i fundit ka refuzuar të ndajë të dhënat me Shërbimin Federal të Sigurisë ruse, duke u thirrur në shqetësimet për privatësinë, dhe ka premtuar se do ta mbajë aplikacionin në funksion përkundër ndalesës. Masa për të bllokuar Telegramin ka thelluar shqetësimet se Qeveria ruse po synon t’iu mbyllë rrugët kritikëve, në vitin kur presidenti Vladimir Putin ka nisur mandatin e ri gjashtëvje..

Lexone

Problemet në faqen e Facebook shkaktojnë panik te përdoruesit

Rreth 1.28 miliard përdorues të Facebook kanë përjetuar një gjendje paniku kur faqja pati probleme për 15-60 minuta. Mesazhi “Na vjen keq, diçka nuk shkon”, është shfaqur kur përdoruesit janë përpjekur të hynë në profilet e tyre. Shumë persona filluan të hapin llogari në rrjete të tjera sociale si Twitter, me mendimin që do t’i kthehen Facebook kur ky të mbarojë me problemet. Një zëdhënës i Facebook u shpreh se problemet janë rregulluar. “Përjetuam një problem që ua ndaloi njerëzve të postonin në Facebook për një periudhë të shkurtër kohore,” tha ai. Tani problemi është i zgjidhur dhe Facebook është 100 % në rregull. 802 milion njerëz hyjnë çdo ditë në profilet e tyre në Facebook. 19 qershor 2014 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Holandë, shpiket ambulanca dron

Në Holandë është prezantuar ambulanca e parë fluturuese. Ajo është një pajisje e montuar tek një dron, i cili vjen nga qielli tek personat e goditur nga arresti kardiak. Pajisja është e përbërë nga fibra karboni dhe komponentë të tjerë, të prodhuar nw një printer 3D. Çdo ambulancë e telekomanduar, kap një kosto prej 17.600 euro. Deri më tani në treg ndodhet vetëm një e tillë. Ajo mund të transportojnë deri në 4 kg dhe fluturon 100 kilometra në orë. 29 tetor 2014 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Jennifer Aniston sfidon kohën:  Me bikini deri 80 vjeç

Pasioni i Jennifer Aniston për diellin dhe detin është diçka që dihet. Aktorja amerikane, tashmë 47 vjeçe, ka folur për të revistën e përjavshme “People” mbi pasionin e saj të shfrenuar për bikinin dhe se ka ndër mend të mos e braktisë një “trend” të tillë me kalimin e moshës. “Nëse do të arrij të jem 80-vjeçarja e parë që do të mbaj veshur me sukses bikinit, beh, atëherë do ta pranoj atë sfidë”. Të përjavshmes amerikane, diva i ka treguar ndër të tjera: “Nuk mendoj se është e nevojshme të ndalosh për diçka vetëm për moshën”. Për të, vitet kanë kaluar “pak”, por Jennifer vazhdon të jetë mes më të paguarave në Hollivud. Ndërkohë, në qershor, vjen viti i parë i martesës me Justin Theroux, me të cilin zhvilloi një ceremoni përrallore verën e shkuar. 21 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Whatsapp në kaos, bllokohet shërbimi i aplikacionit

Mos u shqetësoni, telefoni juaj celular nuk është çmendur. Përdoruesit e WhatsApp në të gjithë botën kanë probleme me aplikacionin në shërbimin e bisedës. Porblemi ka filluar rreth orës 7:10 mëngjesin e së premtes dhe përdoruesit e tij nuk dërgojnë dot mesazhe tek miqtë e tyre. WhatsApp është një nga shërbimet më të përdorura të bisedave në botë Kompania ende nuk ka dalë në një deklaratë për të shpeguar shkakun e ndërprerjes së shërbimit. 3 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Teknologji, ‘selfie’ i iPhone X po tmerron përdoruesit

IPhone X i ri ka mbërritur në duart e njerëzve dhe bashkë me të, edhe rezolucioni tepër i lartë i kamerës së përparme, ose siç quhet ndryshe kamera e ‘selfie-t’. Ajo është aq e mirë, sa në fakt, disa prej përdoruesve janë tmerruar disi. iPhone X ka ardhur me një kamerë të re përpara të quajtur “TrueDepth”, e cila shkrep ‘selfie-t’ me kamerën 7-megapiksel që përdor një kamerë infra të kuqe në gjendje të kapë edhe karakteristikat e detajuara të fytyrës. Është shumë herë më e mirë se çdo kamerë e përparme e prodhuar më parë. ‘Selfie-t’ e iPhone X me sistemin “TrueDepth” po zbulon disa tipare për të cilat “nuk jemi edhe aq shumë krenarë, të paktën për disa përdorues”, – thonë nga gjiganti teknologjik. Kamera “TrueDepth” është goxha precize – por kjo është detyra e saj. Është e njëjta kamerë që përdoret për të njohur fytyrën dhe për të zhbllokuar celularin, ose siç quhet ndryshe “Face ID”, që lejon përdoruesit të hapin celularin vetëm me një shikim. Nëse ajo kamerë nuk do të kishte at..

Lexone

Tiny, njihuni me celularin më të vogël në botë (Foto)

Është telefoni më i vogël në botë dhe do të jetë trendi i vitit 2018. I lehtë si një monedhë, “Tiny t1” peshon 13 gramë, i gjatë më pak se 5 centimetra dhe i gjerë rreth 2. Për ta prodhuar, kompania ka lancuar një mbledhje fondesh në platformën popullore “Kickstarter”, duke arritur në pak kohë 100 mijë euro, kur synonte të mbërrinte në 28 mijë. Celulari funksionon me rrjetin e vjetër “2G”, “por do të varet nga vendi”, shkruajnë nga kompania. Mban në rubrikë 300 numra, mund të dërgohen 50 sms dhe mban edhe listën e 50 thirrjeve të fundit. Bateria zgjat 3 ditë në “stand-by” dhe 3 orë bisedë. Do të jetë gati për majin 2018 me një çmim të ulët. Do të kushtojë 35 stërlina, rreth 39 euro. 1 of 6 8 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Pesë pornostare të vdekura në më pak se tre muaj!

Një tjetër yll i pornografisë amerikane është gjetur i vdekur. Olivia Lua, 23 vjeçe, vdiq në një ambient rehabilitimi në West Hollywood të premten. “Aktorja, e cila përdori emrin e ekranit Olivia Voltaire, besohet të ketë vdekur nga përzierja e barnave me recetë dhe alkoolit”, raporton Daily Mail. Nuk dihet se si ajo mori substancat në objektin ku ajo ishte duke u trajtuar për varësinë nga droga. Vdekja e Olivias është e pesta në vetëm tre muaj në SHBA dhe Kanada. Katër gra të tjera kanë vdekur nga vetëvrasja apo mbidoza aksidentale. Një tjetër aktore e filmave pornografikë, Olivia Nova, vdiq në Las Vegas në fillim të këtij muaji në moshën 20 vjeçare. Të dyja aktoret punonin për të njëjtën agjenci. Por rastësitë nuk mbarojnë këtu. Më 9 nëntor, Shyla Stylez, 35 vjeç, vdiq në gjumin e saj në shtëpinë e nënës së saj në Calgary. August Ames, 23 vjeç, vari veten më 5 dhjetor, në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin e saj. Ndërsa Yurizan Beltran, 31 vjeç, vdiq nga një mbidozë dhjetorin..

Lexone

Belgjikë, gjykata: ‘Fb’ nuk respekton privatësinë

Gjykata e Brukselit i ka kërkuar “Facebook”-ut të ndalë regjistrimin e të dhënave të shfletimit të përdoruesve në Belgjikë derisa të jetë në përputhje me legjislacionin e Belgjikës për privatësinë. Për më tepër, rrjeti social do të duhet të shkatërrojë informacionin “ilegalisht” të konfiskuar. Gjykata ka paarshikuar një gjobë prej 250 mijë euro për çdo ditë vonesë në respektimin e dënimit. “Facebook”-u ka njoftuar se do të apelojë vendimin. 16 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone