Home / Sport (page 5)

Sport

Marcelo: Cristiano Ronaldo nuk është pronari i Real Madrid

Mbrojtësi i majtë i Brazilit dhe Real Madrid ka dhënë një konferencë për shtyp ditën e enjte në Londër teksa përfaqësuesja e tij po përgatitet për Kupën e Botës.Ai foli për shumë gjëra, përfshi Sergio Ramos dhe Firmino, si dhe la derën e hapër për Neymar t’i bashkohet Los Blancos duke thënë se: “Cristiano Ronaldo nuk është pronari i Real Madrid.”Kur pyetet nëse kishte një lidhje mes largimit të Ronaldo-s dhe mbërritjes së Neymar, Marcelo tha: “Cristiano nuk është pronari i Real Madrid.“Ai nuk ka përse të largohet në mënyrë që t’i hapë rrugë Neymar-it. Dua që Cristiano të qëndrojë me çdo kusht, si të gjithë, por Neymar e ka derën e hapur për të ardhur te Real Madrid.“Është një klub ku duhet të luajnë më të mirët dhe unë e kam thënë se Neymar një ditë do të luajë te Real Madrid. Por nuk e di se kur.”7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

1 miliard e 80 mln euro, Franca “kampionia” e Botërorit

1 miliard e 80 milionë euro. Është Franca përfaqësuesja më e kushtueshme e këtij Botërori. Lajmi publikohet nga “L’Equipe”, duke u bazuar te të dhënat e “Transfermarkt”. Vlerësimi është bërë në bazë të moshës mesatare që kanë skuadrat, vlera e lojtarve, klubet ku ata luajnë dhe kontratat që kanë me skuadrat respektive.Te “Gjelat” vlerën më të lartë e ka Mbappe, i cili vlerësohet 120 milionë euro, ndërsa pas tij është Antoine Griezmann me 120 milionë, teksa “gardiani” Mandana është lojtari me çmimin më të ulët, 2.5 milionë euro. Në vendin e dytë është Spanja. “La Roja” kap vlerën e 1 miliard e 40 milionë eurove.Pavarësisht se ka lojtarë si Neymar apo Coutinho, Brazili mban vendin e tretë, me një diferencë të ndjeshme në krahasim me dy vendet e para. Pesë herë kampionët e Botës kushtojnë 950 milionë euro. Gjermania e Low pozicionohet në vendin e katërt, me “Pancerat” që kapin shumën e 885 milionë eurove, ndërsa në vendin e pestë Anglia, vlera e “Tre Luanëve” është 874 milionë euro. 1..

Lexone

“Dinamiti” Marku: Serbin do ta vë në gjumë në raundin e parë

Dinamit. Shpërthyes. Plot besim drejt suksesit. “Mezi po e pres këtë duel përballë publikut tim. Është ndeshja ime e gjashtë dhe do të jetë fitorja ime e gjashtë. Kam pesë ndeshje, pesë fitore, të gjtiha me knock out, kështu do të ndodhë edhe kjo. Rvalin e falendëroj që erdhi në Tiranë, ne jemi mikëpritës, e presim me gjithë të mirat, por deri në momentin kur do të hyjmë në kafaz”.Florian Marku është gati për duelin e 8 qershorit ndaj serbit Sladan Dragisic, në pallatin e sportit Asllan Rusi. Në peshimin zyrtar të zhvilluar në Tiranë, luftëtari kuqezi u shfaq gati në aspektin fizik dhe psikologjik për sfidën e parë në karrierë në Shqipëri, në disiplinën Mixed Martial Arts (Arte Marciale Mikse). Premtimi nuk ndryshon: nëse zgjedh të ndeshet me grushte, kundërshtari serb do të përfundojë në tapet prej raundit të parë.“Çdo duel ka vështirësitë e veta, i kushtoj të gjithë kundërshtarëve rëndësi. Unë ia gjej pikën e dobët rivalit dhe e marr gjithmonë atë që dua. Sladia ka thënë se me mu..

Lexone

Messi: Neymar i jashtëzakonshëm, uroj të rikthehet te Barça

Nga Argjentina i grumbulluar me kombëtaren albiceleste për Kupën e Botës Rusi 2018, Lionel Messi flet për Barcelonën dhe për ish shokun e tij të skuadrës Neymar Jr, i cili do të jetë një rivalët e mëdhenj të yllit argjentinas në Botërorin rus.Messit nuk i pëlqejnë aspak zërat që e japin të ardhmen O’Ney te Reali i Madridit teksa në një intervistë është shprehur se do të dëshironte që Neymar jo vetëm të mos transferohej te Los Blancos por madje të rikthehej te Barcelona.“Sigurisht që nëse do të ishte e mundur do të më pëlqente që Neymar të rikthehej. Është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe ta kishim sërish me ne do të ishte diçka fantastike. Në fakt e shikoj si shumë të vështirë që diçka e tillë të ndodhë, por nëse do të ishte mundësia do të më pëlqente”, deklaroi Lionel Messi.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Renditja e FIFA-s, Shqipëria zbret me dy vende. Ngjitet Kosova

Kombëtarja e Shqipërisë humbi dy pozicione në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s.Humbjet me Kosovën dhe Ukrainën kanë ndikuar në humbjen e pikëve dhe zbritjen në klasifikim të Shqipërisë, që e sheh tashmë veten në vendin e 58, me 538 pikë, ndërkohë që muajin e mëparshëm ajo ishte e 56-a, me 549 pikë.Ajo që ka përfituar shumë në klasifikimin e FIFA-s është pikërisht skuadra e Kosovës, që pas suksesit me kuqezinjtë ka kapërcyer 11 shkallë në renditjen e FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 141-të, me 197 pikë të grumbulluara.Për sa u përket vendeve të para të këtij klasifikimi nuk ka ndryshime. Në vendin e parë qëndron skuadra kampione e botës, Gjermania me 1.558 pikë; e ndjekur nga Brazili në vendin e dytë dhe Belgjika në vendin e tretë.Ndryshimi i vetëm në dhjetëshen e parë të renditjes së FIFA-s është shkëmbimi i vendeve mes Polonisë e Spanjës. Skuadra polake është ngjitur me dy pozicione në vendin e 8, ndërsa Spanja ka zbritur dy shkallë për t’u pozicionuar e 10-a.7 qer..

Lexone

Nuk ka kthim pas, Ronaldo do largohet nga Reali i Madridit

Cristiano Ronaldo ka vendosur. Do të largohet nga Reali i Madridit në merkaton e kësaj vere. Është e bindur për këtë gazeta portugeze Record e cila rikthehet të flasë për të ardhmen e yllit luzitan vetëm 12 ditë pas finales së Champions League që kulmoi me deklaratat e CR7-ës në fund të sfidës se të ardhmes së tij në Madrid i ka ardhur fundi.Gazeta portugeze zbulon edhe motivet se përse Ronaldo ka vendosur të largohet nga Los Blancos. Vendimi i portugezit nuk ka të bëjë me aspektin ekonomik por më shumë me faktin se presidenti Perez nuk ka bërë asnjë lëvizje për t’i rinovuar kontratën në shenjë mirënjohjeje për të gjitha ato që Ronaldo ka arritur me fanelën e bardhë të Realit të Madridit gjatë këtyre viteve.CR7-ta është ndjerë i braktisur në ambientin madrilen dhe këtë verë do të ndahet përfundimisht me Realin e Madrid pas 9 viteve në Santiago Bernabeu.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Perez mendon për Conten si pasues i Zidane

Vendimi i Zinedine Zidane për t’u larguar nga Reali, pas triumfit për herë të tretë radhazi në Champions League, duket se ka kapur të papërgatitur presidentin Florentino Perez.Ky i fundit nuk po arrin ende të gjejë një pasues për francezin, ndonëse ka kontaktuar disa trajnerë të njohur në Europë, si Allegri, Nagelsmann, Pochettino, etj.Emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i ish trajnerit të Italisë dhe Chelseat, Antonio Conte, i cili sapo është larguar nga stoli i skuadrës londineze.Mediat italiane dhe spanjolle raportojnë se mes palëve është realizuar një kontakt paraprak, për të testuar gatishmërinë e Contes për t’u ulur në stolin e Realit.Gjithsesi në ditët në vijim do të mësohet më shumë në lidhje me pasuesin e Zidane në stolin kampionëve të Europës, një çështje kyçe për t’u zgjidhur, para se të fillojë puna në merkato.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Juventusi gjen zëvendësuesin e Buffon, Perin vishet bardhezi

Juventusi gjen portier për të zëvendësuar të larguarin Gianlugi Buffon. Bardhezinjtë kanë arritur akordin me Genoan për Mattia Perin dhe tashmë 25-vjeçari nga Latina mund të konsiderohet në kuptimin e plotë të fjalës, gardiani më i ri i Juventusit.Te bardhezinjtë Perin i cili është pjesë edhe kombëtares italiane do të rivalizojë për një vend titullari me polakun Sczezny. Kartoni i Perin i ka kushtuar Juventusit 12 milionë euro, ndërsa Genoa mund të përfitojë edhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh.Me kampionët e Italisë portieri i përfaqësues së kaltër do nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Lewandowski “kriset” me Bayernin, e ardhmja në udhëkryq

Duket e pamundur për t’u ngjitur krisja mes Bajernit të Mynihut dhe Robert Lewandowski. Klubi nuk e ka pritur aspak mirë ndryshimin e menaxherit nga ana e sulmuesit polak që e konsideron të përfunduar eksperiencën e tij me bavarezët. Klubi gjerman nga ana tjetër nuk ka ndër mend të negociojë duke i dhënë Lewandowskit një mesazh të qartë,“Nëse agjenti yt nuk vjen me një ofertë prej 200 milionë eurosh nuk i hapim as telefonin”. Është ky mesazhi i Bajernit sipas Bild për Lewabdowskin dhe agjentin e tij.Koncepti për futbollistin dhe Pini Zahawi-n është i qartë. Pavarësisht kontratës deri në vitin 2021 raporti me sulmuesin është i destinuar për të përfunduar. Në ndjekje të tij prej kohësh është Reali i Madridit që është i gatshëm të paguajë deri në 120 milionë euro, por edhe Juventusi që kërkon pasuesin e Higuain, si dhe Manchester United, Chelsea dhe PSG mund të futen në garë për 29-vjeçarin polak.Sipas mediave spanjolle është pikërisht Reali destinacioni i preferuar nga lojtari që i..

Lexone

Irani, ekipi i parë që mbërrin në Rusi

Përfaqësuesja e Iranit është e para që shkeli në tokën ruse për kampionatin Botëror të këtij viti që do të nisë pas 8 ditësh.Skuadra e drejtuar nga Carlos Queiroz e mbylli shpejt fazën përgatitore për këtë eveniment që parashikonte edhe zhvillimin e ndeshjeve miqësore për të zbritur në Moskë në mbrëmjen e së martës në orën 20:26 sipas orës lokale gjë që u konfirmua nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit nëpërmjet faqes së saj zyrtare të internetit.Irani është në Grupin B së bashku me Spanjën, Marokun e Portugalinë. Debutimin në Botëror, skuadra iraniane do ta bëjë në 15 qershor me sfidën ndaj Marokut. Për Iranin kjo është hera e pestë që merr pjesë në Kupën e Botës, më parë skuadra iraniane ka qenë pjesëmarrëse në Botërorët e 1978, 1998, 2006 dhe 2014.Ndërkaq, të enjten në orën 14:00 një tjetër skuadër e Grupit B do të udhëtojë drejt Rusisë. Bëhet fjalë për Spanjën që do të qëndrojë në Krasnodar. Përpara nisjes, skuadra iberike një prej pretendëntëve për të fituar Kupën e Botës, ..

Lexone