Home / Sport (page 4)

Sport

Në pritje të Botërorit, festohet ditëlindja e një kafshe të rrallë në Moskë

Kur kanë mbetur edhe pak ditë përpara se të nisë Botërori i futbollit në Rusi, paralelisht vazhdojnë aktivitetet e projektit të fëmijëve “Futboll për miqësi”.Këtë herë janë mbledhur për të festuar ditëlindjen e një specieje të rralllë dhe të rrezikuar në botë. Bëhet fjalë për lemurin e kuq, një nga më të mëdhenjtë në Madagskar. Projekti “Futboll për miqësi”, i organizuar nga Gazprom për të gjashtin vit me radhë, përveç argëtimit të fëmijëvë, përcjell edhe mesazhe të forta edukative dhe humanitare. Kjo ditë e festimeve është quajtur “Happy Buzz Day”, pasi një vit më parë lindi lemuri që u quajt Buzz.“Rëndësia e një misioni ekologjik nuk duhet të nënvlerësohet. Aktivitetet njerëzore kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në ndryshimin e klimës së planetit tonë. Çdo ditë po përballemi me fatkeqësitë natyrore si rezultat i të cilave vuajnë njerëzit në mbarë botën. Në këtë kontekst, një mision ekologjik i programit të Futbollit për Miqësi ka synime të përbashkëta me Qëllimet e Zhvillimit të ..

Lexone

Argjentina në telashe, Lanzini humbet Botërorin

Përfaqësuesja e Argjentinës është e detyruar të bëjë një tjetër ndryshim në listën e të grumbulluarve për “Rusi 2018”, pas zëvendësimit të Sergio Romero me Nahuel Guzmán. Mesfushori i bardhekaltërve, Manuel Lanzini, ka humbur botërorin për shkak të këputjes së ligamentit të jashtëm krociat në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes së kësaj të premteje.Lajmi është dhënë nëpërmjet Twitterit nga Federata Argjentinase e Futbollit. Lanzini, që luan në Premier League me West Hamin, konsiderohej element shumë i rëndësishëm në formacionin e trajnerit Sampaoli. Përveç Botërorit, Lanzini do të humbasë edhe një pjesë të mirë të sezonit të ardhshëm në Premier League. Zëvendësuesi i tij pritet të mësohet së shpejti.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Justin Kluivert, te Roma për 20 milionë euro

Mediat italiane bëjnë me dije se Roma është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për të nënshkruar me talentin e Ajax, Justin Kluivert. Për holandezët do të shkonin 20 milionë euro plus një përqindje të caktuar në rast të një shitjeje të futbollistit në një tjetër klub në të ardhmen.Futbollisti ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare me vlerë 1.4 milionë euro ne sezon. 19-vjeçari ndiqej edhe nga ekipe të tjera, ndërsa konsiderohet një futbollistë me perspektivë. Babai i Justin, Patrik Kuivert, në fakt ka deklaruar se edhe një sezon të “harkëtarët” do t’i bënte mirë djalit të tij, por Roma ka këmbëngulur par ta veshur me fanellën verdhekuqe që këtë verë.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ibra: Unë di si fitohet, Suedia ka humbur pa mua

Zlatan Ibrahimoviç e ka të vështirë ta pranojë faktin se ai nuk do të jetë mes “yjeve” të tjerë të futbollit në Botëror. Sulmuesi i Los Angeles Galaxy në Major League Soccer akuzon mediat suedeze si shkakun kryesor për mospraninë e tij në Rusi me përfaqësuesen nordike. Duke folur në vetë të tretë, 36-vjeçari duket mjaft i mërzitur me vendimin e Federatës Suedeze të Futbollit për të mos e grumbulluar.“Të gjithë lojtarët më të mirë në botë janë atje, por Zlatani jo… duhet të ishte. Ky është mentaliteti i medias suedeze. Nuk kam një emër tipik suedez, nuk kam sjelljen e një suedezi, por sërish kam rekordin në kombëtare. Të luash në Botëror është diçka e madhe, sepse konsiderohet festa më e madhe në futboll.”Për Ibran nuk ka asnjë interes për ta ndjekur Botërorin nëpërmjet televizorit. Fakti që ai ka fituar shumë trofe me çdo skuadër ku ka luajtur do të thotë se më e humbur në këtë rast do të jetë Suedia, që nuk do të ketë në përbërje një lojtar të madh me mentalitetin e fituesit.U k..

Lexone

Raporti mjeko-ligjor: Astori nuk vdiq në gjumë, mund të shpëtonte

Vdekja tragjike e mbrojtësit italian, Davide Astori tronditi të gjithë botën e futbollit. U pretendua se 31-vjeçari vdiq në gjumë gjatë grumbullimit me ekipin e tij në Udine, por mjekësia ligjore, pas ekspertizës së barë, arriti në konkluzionin se ish-kapiteni i Fiorentinës, nuk ka vdekur në gjumë.Profesorët Karlo Moreski dhe Gaetano Thiene, përgënjeshtron atë që është thënë deri tani për ndarjen nga jeta të kapitenit të Fiorentinës natën e 4 marsit, kur ai gjendej i vetëm në dhomën e hotelit para ndeshjes me Udinezen.Në raportin e mjekëve ligjorë flitet për “takiaritmi”, që do të thotë se zemra filloi të rrihte gjithmonë e më shpejt deri sa ndaloi.Mjekët tregojnë se Astori ka qenë zgjuar atë natë, kur zemra filloi t’i rrihte gjithmonë e më shpejt dhe hodhën hipotezën se në rast se do të kishte një shok skuadre në dhomë do të kishte shpëtuar.Mjekët dyshojnë se bëhet fjalë për një dhimbje të fortë në zemër, që nuk duhet t’i ketë ndodhur më parë, ish-kapitenit të Fiorentinës.8 ..

Lexone

“Sergio Ramos, je me fat që nuk luan kundër meje” (Video)

Është një fenomen i rrjeteve sociale, tani Adebayo Akinfewa është bërë idhulli i tifozëve të Liverpool dhe i popullit egjiptian. Arsyeja? Një video e postuar në rrjetet sociale nga sulmuesi muskuloz, i famshëm për fizikun e tij, që i është drejtuar Sergi Ramos.Kolosi i Wycombe Wanderers, skuadër e kategorisë së tretë e futbollit anglez, ka kërcënuar spanjollin e Real Madrid. “Ramos, jo vetëm dëmtove Salah, por tani mësoj se ke goditur në kokë Karius”.“E di se nuk do të luaj kurrë kundër teje, sepse nuk do të luaj kurrë në Champions League, por je me fat, sepse po ta bëje… “.Don’t worry Liverpool FC I will always have your back. #YNWA #WeInThisTogether #SometimesYouHave2Smile #BeastMode pic.twitter.com/2aaYtffSMs— daRealAAkinfenwa (@daRealAkinfenwa) June 6, 20188 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Australia e vendosur, bojkot diplomatik Botërorit

Australia i bashkohet Anglisë në vendimin e marrë për një bojkot dilomatik të “Rusi 2018”. Deklarata vjen nga Ministri i Punëve të Jashtme të Australisë, Julie Bishop. Sipas tij, nuk do të ketë një delegacion zyrtar për të prezantuar Australinë gjatë Botërorit në Rusi. E vetmja figurë institucionale australiane në Moskë e pranishme në ndeshjet e “Përfaqësueses së Kangurëve do të jetë ambasadori i Australisë në Rusi.“Qeveria australiane nuk do të ndërhyjë në vendimet e Federatës Australiane të Futbollit sa i përket Botërorit,” – u shpreh Bishop.Muajin e kaluar Australia akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Rusinë si të përfshirë në katastrofën ajrore të Malaysia MH17 në vitin 2014, ku humbën jetën 38 nënshtetas australianë. Australia ka ndjekur shembullin e Anglisë, që nuk do të dërgojë në Rusi përfaqësuesit e saj, për shkak të raporteve të nxehta që lidhen me helmimin e ish-spiunit rus, Skrypal.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Douglas Costa, Juve blen përfundimisht kartonin e brazilianit

Juventusi ka konfirmuar sot se ka blerë përfundimisht sulmuesin anësor brazilian, Douglas Costa, nga Bayerni i Mynihut.Klubi bardhezi ka paguar 40 milionë eurot e përcaktuara në marrëveshjen me klubin gjerman, për të bërë të vetin mesfushorin që i bindi të gjithë në sezonin e tij të parë në Itali.Douglas Costa ishte një nga lojtarët me më shumë driblime të tentuara dhe më shumë driblime të realizuara në Serinë A, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në titullin kampion të bardhezinjve.Ai iu bashkua Juventusit verën e 2017-ës, me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, për shumën e 40 milionë eurove, të cilat kaluan sot në arkat e Bayernit.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Anglia mposht Costa Ricën, bind edhe formacioni i dytë

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka testuar edhe atë që pritet të jetë formacioni i dytë i tij, ose lojtarët që do të nisen nga stoli.Në miqësoren e fundit para startit të Botërorit, “Tre Luanët” mposhtën me rezultatin 2-0 Costa Ricën, falë golave të shënuar nga Rashford dhe Dany Welbeck, nga një për secilën pjesë.Anglia ka treguar një formë mjaft të mirë jo vetëm në ndeshjet kualifikuese, por edhe në testet miqësore të zhvilluara në 2018-ën. Skuadra e Southgate është shfaqur mjaft cinike, duke u mbrojtur mjaft mirë dhe duke shfrytëzuar maksimalisht hapësirat për të sulmuar.7 qershor 2008 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Skandal në ‘Rusi 2018’, gjyqtari përjashtohet për korrupsion (Video)

Botërori nuk ka nisur ende por kontigjenti i arbitrimit ka ndezur tashmë diskutimet. Madje, ka shënuar skandal të madh. Në vitin e eventit historik të teknologjisë, edhe në kompeticionin më madhor për përfaqësueset, përmes përdorimit të VAR (video asistentit të arbitrit), vetëm pak ditë përpara startit të Botërorit ‘Rusi 2018’, skuadra me 63 asistentë e përzgjedhur për të mbështetur 36 vërshëllyesit që do të drejtojnë ndeshjet e programuara për të nisur më datë 14 qershor e përfunduar në 15 korri, ka humbur tashmë një prej anëtarëve të saj. Bëhet fjalë për kenianin Aden Marwa, i përjashtuar me efekt të menjëhershëm për shkak të korrupsionit.Ishte ‘BBC’ që tronditi fuqishëm botën e futbollit përmes një hetimi 2-vjeçar, të publikuar me një video ku përmblidhen pamjet filmike që dëshmojnë ndër të tjera se si asistenti Marwa, ka pranuar propozimin e një gazetari ganez të infiltruar si anëtar i FIFA-s, duke përvetësuar shumën prej 500 euro. Pranimi i parave nga ana e asistentit, që ka thy..

Lexone