Home / Sport (page 30)

Sport

Këpucët e Salah, mes faraonëve të lashtë në Muzeun Britanik

Sezoni i pabesueshëm i Mohamed Salah te Liverpool ka bërë që këpucët e tij t’i shtohen koleksionit të famshëm egjiptian në Muzeun Britanik.Salah ka arritur statusin e thesarit kombëtar në vendlindjen e tij pas 44 golave të shënuar gjatë sezonit të parë në Anfield.Sulmuesi i Liverpool është shpresa e madhe e Egjiptit në Kupën e Botës këtë verë pasi fitoi Këpucën e Artë dhe çmimin Lojtari i Vitit në Premier League.Tani impakti i tij është vlerësuar akoma edhe më shumë, me një palë këpucë adidas X17 Deadly Strike që iu shtuan koleksionit historik në muzeun britanik.Pranë këpucëve, do të jetë një mumje 5,000-vjeçare nga varri i Nabamun dhe një skulpturë e Rameses.Këpucët do të shfaqen për të parën herë duke filluar nga java e ardhshme, në prag të finales së Champions League të Liverpool ndaj Real Madrid.17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ndeshja e lamtumirës, Pirlo: Fat që takova Conten

Më 21 maj, në “San Siro”, do të zhvillohet një ndeshje lamtumire për karrierën futbollistike Andrea Pirlos. “Gjeniu” i futbollit italian do të nderohet në të ashtuquajturën “Mbrëmja e Maestrit”, kur përkrah tij do të luajnë emra të mëdhenj, bashkëkohës të tij.Në skuadrën e Pirlos do të jenë Nesta në mbrojtje apo Ronaldo “Fenomeni” në sulm. Buffon në portë, e Gatusso pas krahëve të tij në mesfushë. Në një intervistë për “Vanity Fair” 38-vjeçari u shpreh se nuk ka asnjë peng për karrierën e tij.“Nuk doja që të vinte ai moment kur njerëzit në tribunë të shihnin që ti e godet keq topin dhe më pas të thoshin: Pirlo është plakur, ka mbaruar. Nuk do t’i duroja dot këto fjalë.”Përveçse kampion bote me Italinë në vitin 2006, Pirlo ka fituar 2 Champions, 6 tituj kampion në Itali, një Botëror Klubesh, 2 Superkupa të Europës, 3 Superkupa të Italisë dhe 2 Kupa të Italisë. Një jetë futbollistike në shenjën e talentit të lindur, ndërthurur me stërvitjen e fortë.“Nisa të luaja futboll me vëlla..

Lexone

Interi, 8 mln euro në vit dhe klauzolë largimi 180 mln për Icardin

Inter është gati t’i ofrojë Mauro Icardit një kontratë të re me vlerë 8 milionë euro në vit, me një klauzolë lirimi 180 milion euro.Sipas mediave italiane, zikaltrit duan që të “blindojnë” kapitenin dhe “yllin” e skuadrës, për të mos u surprizuar në merkaton e verës. Reali i Madridit nuk e ka fshehur asnjëherë interesimin për argjentinasin, ndërkohë qe edhe Bayern Munich, Chelsea apo Manchester United janë interesuar për lojtarin.Aktualisht Icardi ka një klauzolë largimi 120 milionë euro, ndërkohë që me kontratën e re që i është ofruar deri në vitin 2023, ajo do të rritet me 60 milionë të tjera.17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Buffon: Të shtunën ndeshja e fundit me Juven, shpejt vendos për ofertat

Erdhi momenti i të vërtetës për Gigi Buffon. Pas shumë zërave dhe hipotezave të ndryshme, portieri legjendar italian zyrtarizoi largimin nga Juventusi pas 17 sezonesh me fanellën bardhezi.“Të shtunën në mbrëmje do të luaj ndeshjen time të fundit me fanellën e Juventusit. Dua ta mbyll me fitore të rëndësishme në shoqërinë e presidentit Andrea Agnelli dhe shokëve të skuadrës dhe të tifozëve. Nuk doja të thosha lamtumirë si një futbollist me motor të fikur dhe për këtë jam krenar.”Të shtunën do të luajë edhe një ndeshje, kjo është e vetmja gjë e sigurt. Agnelli e di se çfarë po më ndodh dhe është një këshilltar të cilin nuk dua ta humbas. Deri 15 ditë më parë ishte marrë vesh që do të hiqja dorë, por tani më kanë ardhur disa oferta dhe sfida stimuluese, si në fushë dhe jashtë saj. Propozimin më të rëndësishëm ma ka bërë Andrea, javën e ardhshme do të marr një vendim përfundimtar.”17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Griezmann: Mbrëmje fantastike, tani të festojmë

Antoinne Griezmann u rikthye si protagonist në Lyon, duke shënuar dy herë në portën e Marseilles dhe duke i hapur rrugë triumfit të Atleticos së Madridit të triumfojë në Europa League.Sulmuesi 27-vjeçar, i lindur jo shumë larg Lyonit, nuk e fshehu lumturinë jo vetëm për golat e shënuar, por edhe për këtë triumf të skuadrës së tij.“Jam shumë i lumtur për golat dhe triumfin. Shpresoj shumë që të përjetoj sa më shumë mbrëmje të tilla në karrierën time. Tani le të festojmë pak, sepse më pas do të duhet të fillojmë përgatitjet për në kampionatin botëror”, deklaroi Griezmann.Sulmuesi pritet të jetë protagonist me Francën në ‘Rusi 2018’, ndërsa ende nuk është përcaktuar e ardhmja e tij, pasi shumë zëra e çojnë Griezmann te Barcelona sezonin e ardhshëm.17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ranieri largohet nga Nantes, e pason Jurgen Klinsmann

Presidenti e Nantes, Waldemar Kita, ka zyrtarizuar divorcin me trajnerin italian, Claudio Ranieri, pas vetëm një viti bashkëpunim. Një sezon pa shumë shkëlqim dhe fërkimet mes të dyve çuan në ndërprerjen e parakohshme të marrëveshjes. Kita, i intervistuar nga L’Equipe, e komenton në këtë mënyrë ndarjen:“Ranieri? Nuk mund të fshehim asgjë. Patëm një takim me sponsorët dhe Ranieri na përshëndeti të gjithëve. Ne e falënderojmë për punën që ka bërë. Nuk ka qenë aspak e lehtë. Ka hidhërim, por kjo është jeta, nuk do të çmendemi.” Në “pole” për të zëvendësuar Ranierin është Jurgen Klinsmann, ish-trajner i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Griezmann ‘magjik’, Atletico Madrid fiton Europa League

Finalja e Europa Leagues, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian për klube, nuk prodhoi surpriza, pasi ishte pikërisht Atletico Madrid që arriti të triumfojë. Në finalen e Lyonit, spanjollët mposhtën Marseillën me rezultatin e pastër 3-0, duke mos diskutuar për asnjë moment fitoren e ndeshjes.Ndërkohë që Franca vijon të ruajë marrëdhënie ‘të ngrira’ me Europa Leaguen, pasi asnjë klub i këtij shteti nuk e ka fituar këtë kompeticion, në finalen e sotme ishte protagonist pikërisht një francez.Antoinne Griezmann shënoi dy golat e parë për madrilenët, nga një në çdo pjesë loje, ndërsa rezultatin e vulosi Gabi në minutën e 89’. Atletico ngre kështu për herë të 3-të këtë trofe, që nga viti 2010, moment kur u emërua Europa League. Dy triumfet e tjera janë regjistruar në vitin 2010 dhe 2012.16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Guri sulmuesi i momentit, vjen edhe ftesa nga Panucci

Më në fund ka ardhur edhe momenti i Sindrit Gurit, që të marrë një ftesë në Kombëtaren Shqiptare. Ai ka marrë ftesë nga Cristian Panucci për të qenë pjesë e Shqipërisë në dy ndeshjet miqësore të fundmuajit, ndaj Kosovës dhe Ukrainës.Sulmuesi shkodran i Kukësit ka qenë një nga elementët më të spikatur këtë sezon në Kategorinë Superiore, teksa është në krye të listës së golshënuesve më të mirë, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të sezonit.Për më tepër, vetëm pasditen e djeshme u përcoll lajmi që Guri do t’i bashkohet skuadrës belge të KVV Oostendes, duke filluar nga kjo verë e për 3 sezonet në vijim.Guri u bë çështje edhe në miqësoren me Norvegjinë, pasi mungesa e ftesës për të shkaktoi debat në opinionin sportiv në Shqipëri, ndërsa pak ditë më parë, Cristian Panucci pranoi se tashmë sulmuesi shkodran do të jetë pjesë e Shqipërisë.16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Spektakël në ceremoninë para finales së Lyonit (Foto)

Finalja e nëntë e Europa League-s përfaqëson një ndër finalet më të veçanta në histori, teksa vë përballë në Lyon, Atletico Madridin, skuadrën që në vitin 2010 ka fituar edicionin hapës të këtij kompeticioni dhe Olimpikun e Marsejës, klubin që në vitin 1993 triumfoi në sezonin inaugurues në Champions League.Që të dy këto ekipe përfaqësojnë dy klube me shumë emër në historinë e Kupave të Evropës, sidoqoftë rruga e tyre ka qenë krejtësisht e ndryshme. “Los Colchoneros” u pozicionuan në vendin e tretë në fazën e grupeve në Champions, ndërsa klubi francez e filloi aventurën në mesin e muajit korrik, kur kaloi në turin e tretë eliminator skuadrën e Oostendes.Në Lyon, përpara fillimit të ndeshjes ishte përgatitur një ceremoni spektakolare nga ana e organizatorëve, për t’i lënë vend më pas shfaqjes së dy skuadrave në fushën e lojës.1 of 616 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Grumbullohet Abazaj, Panucci do maksimumin nga “kristali” i Superligës

5 muajt e parë të vitit 2018-të kanë qenë me të vërtetë specialë për Kristal Abazaj. Fillimisht blerja e kartonit të tij nga ana e Skënderbeut, më pas 2-golëshi ndaj korçarëve në fitoren 2-0 të Luftëtarit ndaj bardhekuqëve në Gjirokastër.Për të ardhur grumbullimi i parë me kombëtaren shqiptare për miqësore ndaj Norvegjisë. Edhe pse nuk debutoi me kuqezinjtë në atë sfidë, Abazaj vazhdoi të spikasë me fanellën e Luftëtarit duke e udhëhequr skuadrën bluzi drejt kualifikimit në Europa League për sezonin e ardhshëm. Falë paraqitjeve me Luftëtarit, Skënderbeu e shiti atë tek gjigandët belgë të Anderlecht për 750 mijë euro, me Abazajn që firmosi një kontratë 3-vjeçare me skuadrën nga Brukseli.Tashmë i kanë mbetur edhe 2 ndeshje me Luftëtarin për të vulosur kualifikimin në Europë me gjirokastritët. Për t’i bërë një mbyllje sa më spekatkolare këtij sezoni Abazaj përpara se të nisë aventurën e tij me Anderlecht do të ketë mundësinë të debutojë edhe kombëtaren shqiptare.21-vjeçari nga Tropo..

Lexone