Home / Sport (page 20)

Sport

Zidane: Shanset janë 50 me 50, CR7 është në 140%

Zinedine Zidane është vetëm një fitore larg hyrjes në librin e legjendave. Suksesi ndaj Liverpoolit në Kiev në finalen e Champions League do ta bënte francezin të parin trajner në historinë e futbollit që e fiton 3-herë radhazi këtë kompeticion. Reali i Madridit synon Championsit e 13-të dhe shikohet nga të gjithë si skuadra favorite në finalen e kësaj të shtune. Por Zidane e mendon ndryshe, duke thurur elozhe për Liverpoolin dhe trajnerin e tyre Jurgen Klopp.“ Nuk jemi ne favoritët, duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe nëse dëshirojmë të fitojmë. Në finale shanset janë gjithmonë 50 me 50. Jemi të lumtur që ndodhemi këtu dhe që do të luajmë këtë sfidë, ndërkohë që për mua si trajner do të jetë shumë e vështirë të zgjedh 11-shen titullare dhe futbollistët e dinë këtë.Klopp? Kam shumë respekt për të, është një trajner me shumë eksperiencë, çdo teknik është i ndryshëm dhe ka stilin e tij”.Sytë e të gjithëve në Kiev do të jenë te Cristiano Ronaldo, pasi ai është njeriu nga i cili t..

Lexone

Loew zgjedh Messin: Është më i kompletuar se Ronaldo

Trajneri i përfaqësues gjermane Joachim Loew i intervistuar nga prestigjozja Bild, pyejtes se cilin do të dëshironte të kishte në skuadrën e tij mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos i është përgjigjur kështu: ”Nëse do të më duhej të zgjidhja njërin mes tyre do të merrja Messin.Ronaldo është një futbollist i shkëlqyer, një profesiont ekzemplar dhe mbi të gjitha një makineri golash, por unë mendoj se Messi është një lojtar më i kompletuar”, deklaroi trajneri i Gjermanisë duke bërë kështu zgjedhjen e tij.25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Atletico Madrid tërhiqet nga gara për Hysajn

Atletico Madrid tërhiqet nga gara për të firmosur me mbrojtësin e kombëtares shqiptare Elseid Hysaj. Lajmi raportohet nga Radio Crc, media e cila i qëndron shumë afër klubit të Napolit.Disa drejtues të Atleticos kanë bërë të ditur se Los Colchoneros nuk kanë asnjë lloj interesi për mbrojtësin shqiptar, edhe pse Atletico është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për të zëvendësuar Sime Vrsalkjon i cili me shumë gjasa do të largohet në merkaton e verës.Në këtë mënyrë e ardhmja e Hysajt mund të jetë në Premier League aty ku kërkohet nga Manchester United dhe Chelsea ose në Gjermani te Bayern Munich, edhe pse me Carlo Ancelottin në stolin e Napolit nuk përjashtohet aspak mundësia që shkodrani të qëndrojë te Napoli me misionin për të fituar trofe me të kaltrit.25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Arrihet marrëveshja, Sarri te Chelsea për 4 vite

Maurizio Sarri është vetëm një hap larg stolit të Chelsea-it. Roman Abramovich ka vendosur tashmë, do të jetë ish tekniku i Napolit pasuesi i Antonio Contes në stolin e Bluve të Londrës me këtë të fundit që pritet të shkarkohet zyrtarisht nga detyra pavarsisht suksesit në FA Cup.Në orët e fundit agjentët e Sarrit, Pellegrini e Ramadani kanë takuar drejtuesit e Chelsea-it duke arritur marrëveshjen. Sarri do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me skuadrën londineze nga e cila do të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon, ndërkohë që i është premtuar një merkato e fuqishme dhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj mund të jetë dhurata e parë për Sarrin.Kalimi i ish trajnerit të Napolit te Chelsea tashmë është vetëm çështje orësh, teksa mungon vetëm zyrtarizimi i cili mund të vijë në orët ardhshme.25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Atletico Madrid tërhiqet nga gara për Hysajn, nuk përjashtohet qëndrimi te Napoli

Atletico Madrid tërhiqet nga gara për të firmosur me mbrojtësin e kombëtares shqiptare Elseid Hysaj. Lajmi raportohet nga Radio Crc, media e cila i qëndron shumë afër klubit të Napolit.Disa drejtues të Atleticos kanë bërë të ditur se Los Colchoneros nuk kanë asnjë lloj interesi për mbrojtësin shqiptar, edhe pse Atletico është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për të zëvendësuar Sime Vrsalkjon i cili me shumë gjasa do të largohet në merkaton e verës.Në këtë mënyrë e ardhmja e Hysajt mund të jetë në Premier League aty ku kërkohet nga Manchester United dhe Chelsea ose në Gjermani te Bayern Munich, edhe pse me Carlo Ancelottin në stolin e Napolit nuk përjashtohet aspak mundësia që shkodrani të qëndrojë te Napoli me misionin për të fituar trofe me të kaltrit.25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Jeta jashtë fushës dhe pikat e dobëta e të forta të Eros Grezdës

Eroz Grezda në një rrëfim të veçantë. Futbollisti i Osijekut në kampioati kroat tregon karrierën e rij, transferimin te skuadra aktuale, grumbullimin në Kombëtaren Shqiptare, po jo vetëm.Si është është Erosi jashtë fushën së blertë, cilat janë dëshirat dhe hobi i tij? Gjithçka vjen në këtë speciale të realizuar për Supersport. “Tek Osijeku i dinin cilësitë e mia, pasi kam luajtur 4 herë në atë stadium. Drejtuesit dhe fansat më pritën shumë mirë dhe jam i kënaqur. Pika më e fortë e imja është dueli një për një me mbrojtësin dhe ndihem i pakapshëm. Më i dobët mendoj se jam në lojë në ajër. Kthesa ime në karrierë janë ndeshjet me Kombëtaren. Me ardhjen e Panuçit mu dha mundësia të luaja me Kombëtaren. Jemi kombëtare me trajner të ri dhe jemi të uritur për sukses”.Situata në Kombëtare: “Na mungojnë minutat në këmbë pasi lojtarët luajnë pak me skuadrat e tyre por kemi një skuadër cilësore. Me Izraelin kemi luajtur dhe e njohim ndërsa Skocinë nuk e njohim shumë dhe e dimë që është skuadë..

Lexone

Dhunoi forcat e sigurisë, Vidal rrezikon deri 10 vite burg

Arturo Vidal është shndërruar në temë kryesore të merkaros për dy ekipet kryesore italiane, Napolin (e kërkon Ancelotti, që mori vendin e Maurizo Sarrit) dhe Juventusin (shpreson në rikthimit e tij te bardezinjtë) që po duelojnë për shërbimet e kilianit. Mirëpo më shumë se për destinacionin e tij të ri Vidal duhet të jetë shqetësuar për ecurinë e një procesi gjyqësor në Gjermani, teksa rrezikon të dënohet me burg.Vidal do të gjykohet në Mynih së bashku me vëllain e tij Sandridno, për përfshirjen e tyre në një zënkë shtatorin e kaluar.Sikurse informon Bild, Arturo Vidal ishte treguar i pakujdesshëm me ngritjen më shumë se ç’duhet të bërrylit, duke goditur të pranishmit e tjerë në një lokal, çka ka është pasuar me ndërhyrjen e forcave të sigurisë e për rrjedhojë edhe me një përplasje fizike mes palëve. Vëllezërit Vidal akuzohen për dhunë me pasojë dëmtime fizike, dhe, nëse shpallet fajtor, mesfushori kilian mund të dënohet deri 10 vite burg. Një problem shumë serioz ky për 31-vjeçari..

Lexone

“Luftë” në Kiev, huliganët sulmojnë tifozët e Liverpulit

Pjesa më e madhe e tifozëve të Liverpool dhe të Real kanë mbërritur në Kiev. Por prag-ndeshja nuk është më aq e qetë, përkundrazi. Sipas “Interfax Ucraina” dhe “Marca”, mbrëmë një grup tifozësh me origjinë ruse, ka sulmuar tifozët anglezë, në një restorant të kryeqytetit ukrainas.Kanë fluturuar tavolina dhe karrige duke lënduar disa nga miqtë. Dy rusë dhe një tifoz i Liverpool kanë përfunduar në pranga.Një klimë e ashpër që të sjell ndërmend prag-ndeshjen e Liverpool dhe Roma, ku u rrah brutalisht Sean Cox, tifozi i Liverpool, që ende është në spital me probleme cerebrale, ndërsa dy tifozë të Romës janë në burgun e Prestonit, në pritje të seancës gjyqësore që do të mbahet më 8 tetor.25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Baloteli, nga “ekzili” 4-vjeçar në kapiten të Italisë!

Mund të duket paradoksale për mënyrën sesi kanë rrjedhur ngjarjet, por nëse zbatohen me përpikëri rregullat, atëherë Mario Balotelli do të jetë kapiteni i ri i Kombëtares së Italisë. Në mungesë të Gigi Buffon dhe De Rossit, lideri i ri i kaltër mbetet Leonardo Bonucci, por meqë mbrojtësi i Milanit me siguri nuk do t’i luajë të plota takimet e programuara para Botërorit, shiriti do t’i kalojë SuperMarios.Tek Italia kapiteni i skuadrës zgjidhet në bazë të numrit të ndeshjeve (këtë praktikë ka ndjekur edhe Christian Panucci te kuqezinjtë) dhe hierarkisë, ndaj pas Bonuccit radha i vjen Balotellit. Roberto Mancini e riktheu në përfaqësuese, duke i rezveruar edhe një surprizë të këndshme, që do ta motivonte për të dhënë maksimumin dhe shmangur sjelljet e papërshtatshme, që e kanë penalizuar shumë në karrierën e tij.Pra, në një nga tri miqësoret e para të epokës “Mancini”, kundër Arabisë Saudite, Holandës dhe Francës, nuk do të jetë çudi nëse shohim Balotellin me statusin e kapitenit.Su..

Lexone

Metz ra nga kategoria, Ivan Balliun e kërkon Girona

Ivan Balliu mund të largohet nga Metz, skuadër që e mbylli sezonin në vendin e fundit të Ligës së Parë franceze. Për mbrojtësin shqiptar, i formuar në akademinë e famshme të Barcelonës, La Masia, interesohen disa skuadra spanjolle, por hapa më konkretë ka hedhur Girona, që e përfundoi kampionatin spanjoll në vendin e 10-të. Sekretari teknik i kësaj skuadre, Quique Cárcel, po punon me shumë kujdes për përforcimin e organikës me lojtarë cilësorë dhe një nga të piketuarit prej tij është edhe Balliu, i cili ka qenë pjesë e përfaqësueseve U-16 dhe U-17 të Spanjës.Sipas El Mundo Deportivos, kontakti i parë ka qenë me agjencinë Wasserman, që përfaqëson Balliun, për të kutpuar më mirë situatën e futbollistit shqiptar te Metz dhe qëllimin e palëve.Për momentin, përfaqësuesit e Gironas nuk kanë përpiluar ofertë konkrete, por ekzsitojnë mundësi reale që 26-vjeçari të kthehet në Spanjë, për të luajtur në La Liga. Mësohet se Balliu ka miqësi të ngushtë me disa lojtarë të Gironas, si Carles Plan..

Lexone