Home / Sport (page 2)

Sport

PSG gati të “rrëmbejë” yllin e Tottenham

PSG dëshiron të krijojë “bombën” e radhës këtë merkato. Klubi francez do të kërkojë të blejë Christian Eriksen nga Tottenham Hotspurs dhe për të janë gati të ofrojnë plot 100 milionë paund.Mesfushori ende nuk ka firmosur rinovimin e kontratës me londinezët, ndërkohë që diskutimet vazhdojnë ende, e për këtë arsye disa nga klubet më të fuqishme të Europës janë gati të bëjnë çmendurira për ta pasur danezin në grup.Por duhet theksuar që Tottenham do të jetë një kockë e fortë për tu bindur, pasi ekipi anglez nuk është përforcuar e nuk ka shitur asnjë lojtar gjatë kësaj vere. E humbja e 26-vjeçarit do ti kushtonte shumë Mauricio Pocchetinos, i cili nuk do të humbiste vetëm një lojtar kyç të skuadrës, por as nuk do të ketë mundësinë ta zëvendësojë me një blerje tjetër.Eriksen ka ende 2 vjet kontratë me Spurs, por në ndryshim nga yjet e tjerë të skuadrës si Harry Kane, Dele Alli apo Davinson Sanchez ai nuk ka nënshkruar akoma për një rinovim. Përveç PSG, interesim për lojtarin ka shfaqur..

Lexone

Modriç kontakton zikaltrit, rihapen shpresat e transferimit

Luka Modriç ka udhëtuar për në Talin me Realin e Madridit, ku do të marrë pjesë në ndeshjen e Superkupës së Europës, ndaj Atletikos, por shpresat e interit nuk janë venitur ende.Mediat italaine raportojnë se të hënën paradite, kroati ka kontaktuar zikaltrit dhe u ka konfirmuar vullnetin për t’u transferuar në Milano, ndërsa u ka premtuar se çështja do të zgjidhet brenda të enjtes.Pritet që Modriç të shfrytëzojë udhëtimin në Talin, për të folur sërish nga afër me Perezin dhe për t’i kërkuar largimin, ndërsa zikaltrit nuk kanë ndërmend të humbin shpresat, të paktën deri të premten në orën 20:00, kur mbyllet merkatoja e Serisë A.Deri tani presidenti i madrilenëve ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kroati, të paktën deri në momentin që asnjë klub nuk paguan 750 milionë eurot e klauzolës së parashikuar në kontratën mes palëve.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Një kampion bote për Romën, Nzonzi vishet verdhekuq

Pas një beteje të gjatë me Sevillan, Roma ia ka dalë të sjellë në kryeqytetin italian, mesfushorin francez Steven Nzonzi.Marrëveshja mes dy klubeve është arritur përfundimisht dhe mesfushori kampion bote pritet të mbërrijë sot në Romë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me verdhekuqtë.Në arkat e Sevillas do të shkojnë 30 milionë euro dhe disa bonuse në lidhje me paraqitjen, ndërsa Nzonzi pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me pagë 3 milionë euro në sezon.Kështu, pas një pune mjaft të mirë të drejtorit sportiv Mario Monchi, trajneri Di Francesco do të ketë tashmë mesfushorin e preferuar në skuadër, një futbollist i fortë fizikisht dhe me shumë eksperiencë.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Dështoi në merkato, Manchester United kërkon drejtor sportiv

Jose Mourinho nuk mbeti aspak i kënaqur me merkaton e realizuar nga Manchester United këtë verë, që i vuri në dispozicion vetëm dy futbollistë të rinj, shumë pak për një skuadër që synon trofe.Gjithsesi tashmë merkato është mbyllur dhe portugezi do të duhet të kënaqet me organikën në dispozicion dhe të tentojë të marrë më të mirën.Nga ana tjetër, klubi anglez është vënë në lëvizje për të afruar një Drejtor Sportiv, që të mbulojë merkaton e skuadrës dhe të punojë për të përforcuar organikën.Emrat që janë vënë në shënjestër, janë Mario Monchi i Romës, Fabio Paratichi i Juventusit dhe ish portieri i “djajve të kuq”, Edwin Van der Sar, që aktualisht mbulon të njëjtin pozicion te Ajaxi.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shkëndija pret Salzburgun, gati të tentojë të pamundurën

Shkëndija e Tetovës do të luajë aktin e dytë të turit të tretë eliminator të Ligës së Kampionëve, teksa në orën 20:15 do të presë në stadiumin “Filipi II” të Shkupit, gjigantët austriakë të Salzburgut.Ndeshja e parë në Austri u fitua pastër dhe thellë, 3-0 nga skuadra vendase, ndërsa kuqezinjtë zhvilluan një lojë të mirë, po treguan shenja të mungesës së eksperiencës dhe u ndëshkuan.Në pamje të parë, sfida e sotme duket si formalitet për tetovarët, por trajneri Qatipi premtoi se skuadra e tij do të bëjë maksimumin për të vënë në vështirësi austriakët dhe për të mos u dorëzuar lehtë.Gjithsesi, edhe në rast eliminimi, Shkëndija do të vijojë aventurën në Play Off-in e Europa Leagues, ku do të ndeshet me skuadrën që do të kalojë nga çifti Cork City-Rosenborg.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vendimi i dhimbshëm, sulmuesi mbyll karrierën me Kroacinë!

Pas veteranit Vedran Corluka, që deklaroi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar në javën e kaluar, sot ka qenë radha e Mario Manduzkic për t’i dhënë lamtumirën Kroacisë.Mandzukic, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Kroacisë , mbushi 32 vjeç në maj.Në 89 ndeshje me kombëtaren, sulmuesi i Juventus ka shënuar 33 gola, 12 më pak se rekordmeni Davor Suker.Goli i tij më i rëndësishëm ishte padyshim ai në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, në kohën shtesë të sfidës ndaj Anglisë. Më pas, Mandzukic shënoi një gol dhe bëri një autogol në finale.15 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shembja e urës, ish-futbollisti italian: Një mrekulli që jam gjallë!

“Një mrekulli”. Kështu e cilëson 30-vjeçari Davide Capello, ish-portieri i Kaljarit. Ish-futbollisti po përshkruante në fakt rrugën mbi urën “Morandi” në Gjenovë, kur kjo e fundit u shemb papritur. Capello ka fluturuar për 30 metra dhe makina e tij ngeci mes rrënojave të strukturës, por gjithsesi ai është mirë. “Është e pabesueshme, nuk kam asnjë thyerje, – ka deklaruar ai. – Në fillim dëgjova një zhurmë, pastaj u shemb gjithçka. 30 metra fluturim dhe pastaj makina ngeci mes kolonave të rrënojave”, – tregon Capello.Davide, i cili sot është zjarrfikës, ka luajtur me fanellën e Kaljarit, të Savonës dhe të kombëtares Under 20 të Italisë. “E përshkoj shpesh këtë rrugë, një nga akset me më shumë trafik në Itali. Pashë rrugën që u ç në dysh, ishte një frikë e madhe. Nuk e di si ka mundësi që makina ime nuk u shkatërrua…!”.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Dëmtim i frikshëm për Florian Markun, shtyhet ndeshja kundër rusit (Foto)

Pak javë pas triumfit në ring ndaj një kundërshtari serb, luftëtari shqiptar i arteve marciale mikse, Florian Marku, ka pësuar një aksident, duke u dëmtuar në krah.Ai njofton se ndeshja kundër rusit, Sergej Kliuev, e planifikuar në datë 14 shtator do të shtyhet për disa javë.Është vetë Florian Marku, ai që i lajmëroi fansat e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.“Ndeshja nuk do zhvillohet me datë 14 shtator në Ferizaj, por do shtyhet pak javë më vonë për shkak të një aksidenti që pësova sot”, shkruan Marku në postimin e tij në Instagram.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Befason Fernado Alonso, tërhiqet nga Formula 1

Fernando Alonso do të tërhiqet nga Formula 1 në përfundim të Botërorit. Piloti spanjoll e bëri publik vendimin e tij në rrjetet sociale, ku publikoi edhe një video që tregon rrugëtimin e tij në këte sport.“Pas 17 viteve të mrekullueshme në këtë sport fantastik, ka ardhur koha për një ndryshim. Kanë mbetur edhe disa gara deri në përfundim të sezonit, të cilat do t’i zhvilloj me pasionin dhe impenjimin e përhershëm. E kam marrë tashmë vendimin për t’u tërhequr disa muaj më parë dhe më duhet të falënderoj Chase Carey dhe Liberty Median për sforcimin që bënë për të më ndryshuar mendjen. I falënderoj të gjithë te McLareni, zemra ime do të jetë gjithmonë me ta. Kishte ardhur momenti i duhur për t’u larguar nga F1. Falënderoj të gjithë ish-shokët e mi të skuadrave të ndryshme, rivalët e mi, partnerët dhe gazetarët, pra të gjithë ata me të cilët kam punuar. Veçanërisht falënderoj të gjithë fansat e mi në të gjithë botën.”37-vjeçari është shpallur kampion në Formula 1 në vitet 2005 dhe 2006..

Lexone

Zyrtarizohet marrëveshja e rinovimit të Spallettit

Luciano Spalletti me Interin deri në vitin 2021. Firma konsiderohej formalitet, por këtë të martë erdhi zyrtarizimi nga klubi ziklatër. Pikërisht në javën që nis kampionati italian, Interi shpreh me nënshkrimin e kontratës së ri besimin për ish-teknikun e Romës. Kontrata e vjetër e mbante të lidhur Spalletin me skuadrën milaneze deri në fund të qershorit, por ekipet që kanë ëndërruar ta ulnin në pankinë duhet të presin edhe dy vite më shumë.Njoftimi u bë nga zëvendëspresidenti i Interit, Steven Zhang, i cili deklaroi: “Në vitin e 110-të të historisë së Milanit kemi marrë vendime shumë të rëndësishme për ta kthyer klubin në rrugën e duhur dhe sot, në fillim të sezonit të ri, duam të bëjmë një tjetër hap për të forcuar lidhjen tonë me Luciano Spoallettin. Marrëveshja e arritur tregon besimin e madh në punën eNdërsa trajneri zikaltër, falënderoi klubin që i besoi një projekt kaq të rëndësishëm, duke i zgjatur kontratën:“Kjo firmë ishte vetëm ana burokratike, sepse ne e kishim arritu..

Lexone