Home / Sport

Sport

Portieri shënon gol, Shpresat barazojnë me Bjellorusinë

Tre ditë pas triumfit 3-2 të Shqipërisë U-21 ndaj Bjellorusisë, të dy skuadrat u ndeshën sërish pasditen e sotme në “Elbasan Arena”. Këtë herë kuqezinjtë nuk e patën aspak të lehtë, pasi e panë veten në disavantazh që në fillim të lojës. Gjithsesi kuqezinjtë e Alban Bushit arritën të marrin një barazim 1-1, falë një goli të shënuar nga portieri Gentian Selmani, në minutën e tretë shtesë të takimit. Portieri i Laçit iu bashkua shokëve të skuadrës në zonë, gjatë ekzekutimit të një këndoreje, ndërsa përfitoi nga rrëmuja dhe shtyu topin në rrjetë. Vlen të përmendet se kuqezinjtë ishin më aktivë dhe më kërkues gjatë gjithë takimit, por nuk arritën të tregohen konkretë para portës bjelloruse. 8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Historike, nga sezoni 2019-2020 pushim dimëror edhe në Premier League

Pas një debati që zgjat prej shumë vitesh, më në fund Federata e Futbollit dhe klubet angleze kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vedosur pushimin dimëror, pa cënuar marrëveshjet me sponsorët dhe transmetuesit televizivë. Ndërpreja dyjavore e kampionatit në futbollin anglez në muajin shkurt do të aplikohet duke nisur që nga sezoni 2019-2020, pra para Europianit të 2020-ës. Për rrjedhojë, raundi i pestë i FA Cup, do të luhet në mesjavë në mbrëmje, ndërsa 10 ndeshjet e një raundi të Premier Leagues do të luhen në 2 fundjava. Shefi ekzekutiv i FA-së, Martin Glenn, deklaroi: “Ky është një moment domethënës për futbollin anglez, që sjell përfitime si për klubet ashtu edhe për përfaqësuesen. Nuk është sekret që ne kemi një kalendar të ngjeshur. Kemi punuar shumë gjatë viteve të fundit për të gjetur një zgjidhje, që lojtarët të kenë një periudhë pushimesh në mes të sezonit, pot pa cënuar festën e Krishtlindjes. Ne jemi të bindur se ky pushim i shkurtër në mes të sezonit do të jetë shumë..

Lexone

Marku i jashtëzakonshëm, serbi reziston vetëm 101 sekonda

Ka zgjatur vetëm 101 sekonda ndeshja e MMA-së mes Florian Markut dhe sportistit serb Dragisiç. Luftëtari shqiptar u fut me një entuuziazëm të jashtëzakonshëm dhe arriti të dominojë sfidën, teksa e hodhi poshtë kundërshtarin, falë një gjuajtjeje poshtë brinjës, me këmbën e tij të majtë. Kjo bëri që serbi Dragisiç të dorëzohej, duke mos mbajtur dot premtimin e tij se do të luftojë si burrat me Markun, në ring. Florian Marku merr kështu edhe fitoren e 6, në po kaq ndeshje në MMA, ndërsa të gjitha I ka fituar me Knock Out. Vlen të theksohet se në pallatin e sportit “Asllan Rusi” u krijua një atmosferë e jashtëzakonshme, nga tifozëria. Aurela Gaçe këndoi himnin shqiptar, ndërsa Noizy shoqëroi Florian Markun gjatë daljes në ring. “Me sportistë si ky, ndeshem me 3 njëherësh. Edhe 2-3 ndeshje në MMA dhe pastaj do të më shikoni në UFC, ku do të tentoj të çoj sa më lart këtë flamur të bukur. Ju faleminderit”, deklaroi Florian Marku pas sfidës. 1 of 5 8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Parashikimi i Mourinhos: Ja cilat skuadra e kalojnë grupin

Jose Mourinho një ditë do të drejtojë një përfaqësuese, por jo tani shpejt. Megjithatë, portugezi do ta ndjekë nga pranë kampionatin botëror, duke qenë se është kontraktuar nga gjiganti rus “Russia Today” si analist. Pikërisht për këtë media të rëndësishme, që financohet nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, Jose Mourinho ka parashikuar se cilat skuadra do të kalojnë grupet. Në Grupin A, sipas Mourinhos, do të avancojnë Ururguaji dhe Rusia. Asnjë surprizë në Grupin B, edhe tekniku i United konsideron të kualifikuara Spanjën dhe Portugalinë. Në Grupin C trajneri nga Setubali nxjerr jashtë Danimarkën, duke kualifikuar Australinë dhe natyrisht Francën. Surprizën e ofron në Grupin D, ku sipas Jose Mourinhos Kroacia nuk do t’ia dalë, po ashtu si Islanda, teksa kualifikimi do t’i shkojë Argjentinës dhe Nigerisë. Brazili dhe Zvicra në Grupin E, ndërsa Gjermania e Meksika do të shkojnë më tej në Grupin F, duke i besuar portugezit, Suedia do të skualifikohet. E thjeshtë të parashikohet Gru..

Lexone

Në pritje të Botërorit, festohet ditëlindja e një kafshe të rrallë në Moskë

Kur kanë mbetur edhe pak ditë përpara se të nisë Botërori i futbollit në Rusi, paralelisht vazhdojnë aktivitetet e projektit të fëmijëve “Futboll për miqësi”. Këtë herë janë mbledhur për të festuar ditëlindjen e një specieje të rralllë dhe të rrezikuar në botë. Bëhet fjalë për lemurin e kuq, një nga më të mëdhenjtë në Madagskar. Projekti “Futboll për miqësi”, i organizuar nga Gazprom për të gjashtin vit me radhë, përveç argëtimit të fëmijëvë, përcjell edhe mesazhe të forta edukative dhe humanitare. Kjo ditë e festimeve është quajtur “Happy Buzz Day”, pasi një vit më parë lindi lemuri që u quajt Buzz. “Rëndësia e një misioni ekologjik nuk duhet të nënvlerësohet. Aktivitetet njerëzore kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në ndryshimin e klimës së planetit tonë. Çdo ditë po përballemi me fatkeqësitë natyrore si rezultat i të cilave vuajnë njerëzit në mbarë botën. Në këtë kontekst, një mision ekologjik i programit të Futbollit për Miqësi ka synime të përbashkëta me Qëllimet e Zhvillimit të ..

Lexone

Argjentina në telashe, Lanzini humbet Botërorin

Përfaqësuesja e Argjentinës është e detyruar të bëjë një tjetër ndryshim në listën e të grumbulluarve për “Rusi 2018”, pas zëvendësimit të Sergio Romero me Nahuel Guzmán. Mesfushori i bardhekaltërve, Manuel Lanzini, ka humbur botërorin për shkak të këputjes së ligamentit të jashtëm krociat në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes së kësaj të premteje. Lajmi është dhënë nëpërmjet Twitterit nga Federata Argjentinase e Futbollit. Lanzini, që luan në Premier League me West Hamin, konsiderohej element shumë i rëndësishëm në formacionin e trajnerit Sampaoli. Përveç Botërorit, Lanzini do të humbasë edhe një pjesë të mirë të sezonit të ardhshëm në Premier League. Zëvendësuesi i tij pritet të mësohet së shpejti. 8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Justin Kluivert, te Roma për 20 milionë euro

Mediat italiane bëjnë me dije se Roma është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për të nënshkruar me talentin e Ajax, Justin Kluivert. Për holandezët do të shkonin 20 milionë euro plus një përqindje të caktuar në rast të një shitjeje të futbollistit në një tjetër klub në të ardhmen. Futbollisti ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare me vlerë 1.4 milionë euro ne sezon. 19-vjeçari ndiqej edhe nga ekipe të tjera, ndërsa konsiderohet një futbollistë me perspektivë. Babai i Justin, Patrik Kuivert, në fakt ka deklaruar se edhe një sezon të “harkëtarët” do t’i bënte mirë djalit të tij, por Roma ka këmbëngulur par ta veshur me fanellën verdhekuqe që këtë verë. 8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ibra: Unë di si fitohet, Suedia ka humbur pa mua

Zlatan Ibrahimoviç e ka të vështirë ta pranojë faktin se ai nuk do të jetë mes “yjeve” të tjerë të futbollit në Botëror. Sulmuesi i Los Angeles Galaxy në Major League Soccer akuzon mediat suedeze si shkakun kryesor për mospraninë e tij në Rusi me përfaqësuesen nordike. Duke folur në vetë të tretë, 36-vjeçari duket mjaft i mërzitur me vendimin e Federatës Suedeze të Futbollit për të mos e grumbulluar. “Të gjithë lojtarët më të mirë në botë janë atje, por Zlatani jo… duhet të ishte. Ky është mentaliteti i medias suedeze. Nuk kam një emër tipik suedez, nuk kam sjelljen e një suedezi, por sërish kam rekordin në kombëtare. Të luash në Botëror është diçka e madhe, sepse konsiderohet festa më e madhe në futboll.” Për Ibran nuk ka asnjë interes për ta ndjekur Botërorin nëpërmjet televizorit. Fakti që ai ka fituar shumë trofe me çdo skuadër ku ka luajtur do të thotë se më e humbur në këtë rast do të jetë Suedia, që nuk do të ketë në përbërje një lojtar të madh me mentalitetin e fituesit. U k..

Lexone

Raporti mjeko-ligjor: Astori nuk vdiq në gjumë, mund të shpëtonte

Vdekja tragjike e mbrojtësit italian, Davide Astori tronditi të gjithë botën e futbollit. U pretendua se 31-vjeçari vdiq në gjumë gjatë grumbullimit me ekipin e tij në Udine, por mjekësia ligjore, pas ekspertizës së barë, arriti në konkluzionin se ish-kapiteni i Fiorentinës, nuk ka vdekur në gjumë. Profesorët Karlo Moreski dhe Gaetano Thiene, përgënjeshtron atë që është thënë deri tani për ndarjen nga jeta të kapitenit të Fiorentinës natën e 4 marsit, kur ai gjendej i vetëm në dhomën e hotelit para ndeshjes me Udinezen. Në raportin e mjekëve ligjorë flitet për “takiaritmi”, që do të thotë se zemra filloi të rrihte gjithmonë e më shpejt deri sa ndaloi. Mjekët tregojnë se Astori ka qenë zgjuar atë natë, kur zemra filloi t’i rrihte gjithmonë e më shpejt dhe hodhën hipotezën se në rast se do të kishte një shok skuadre në dhomë do të kishte shpëtuar. Mjekët dyshojnë se bëhet fjalë për një dhimbje të fortë në zemër, që nuk duhet t’i ketë ndodhur më parë, ish-kapitenit të Fiorentinës. 8 ..

Lexone

“Sergio Ramos, je me fat që nuk luan kundër meje” (Video)

Është një fenomen i rrjeteve sociale, tani Adebayo Akinfewa është bërë idhulli i tifozëve të Liverpool dhe i popullit egjiptian. Arsyeja? Një video e postuar në rrjetet sociale nga sulmuesi muskuloz, i famshëm për fizikun e tij, që i është drejtuar Sergi Ramos. Kolosi i Wycombe Wanderers, skuadër e kategorisë së tretë e futbollit anglez, ka kërcënuar spanjollin e Real Madrid. “Ramos, jo vetëm dëmtove Salah, por tani mësoj se ke goditur në kokë Karius”. “E di se nuk do të luaj kurrë kundër teje, sepse nuk do të luaj kurrë në Champions League, por je me fat, sepse po ta bëje… “. Don’t worry Liverpool FC I will always have your back. #YNWA #WeInThisTogether #SometimesYouHave2Smile #BeastMode pic.twitter.com/2aaYtffSMs — daRealAAkinfenwa (@daRealAkinfenwa) June 6, 2018 8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone