Home / ShowBiz (page 5)

ShowBiz

Ermal Meta: Eugent Bushpepa, zëri më i mirë në Eurovision

I ftuar në “Top Show Magazine”, Ermal Meta vlerësoi lart një nga konkurrentët që ai pati në Festivalin Europian të Këngës.E sipas tij, më i miri në Eurovision ishte ai shqiptari që përfaqësonte Shqipërinë, Eugent Bushpepa.“Më duhet të them të drejtën. Eugenti këndoi shumë më mirë se unë. Është një këngëtar jashtëzakonisht i mirë. Këndoi më mirë nga të gjithë atje”, u shpreh Ermal Meta.E fakti se Italia nuk e vlerësoi me pik për këngëtarin shqiptar që përfaqësoi Italinë në Eurovision, ishte një tradhti.“Fakti që Italia nuk i dha 12 pikë Ishte një tradhti e vogël. I dhanë pikë Norvegjisë, nuk e kuptoj”, tha Ermali gjatë intervistës me Alban Dushin në “Top Show Magazine”.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Top Awards”, Don Phenom me dy këngë në “Top 5”

Don Phenom është shndërruar në një fenomen së fundmi në tregun muzikor shqiptar. Reperi shkodran, i cili prej 16 vitesh jeton në Amerikë, po korr një sukses të madh me projektet e publikuara së fundmi, të cilat nuk janë të pakta.Brenda një periudhe shumë të shkurtër, Don Phenom ka publikuar rreth 8 projekte muzikore, qofshin ato bashkëpunime apo këngë “solo”.Në një intervistë të dhënë për “Pop Culture” në Top Channel, drejtuar nga Dojna Mema, reperi ka treguar se në momentin që publikon një këngë, dy të tjera janë gati në studio. Don Phenom ka rrëfyer gjithashtu se këtë verë do vijë me disa projekte muzikore që i përkasin një rryme muzikore më komerciale, por ai iu premton fansave se në muajin shtator, do të rikthehet në rrymën e tij.Don Phenom, i cili i përket “TBA”, është pjesë e klasifikimit të “The Top List” me dy projekte muzikore, të cilat renditen në 5 këngët më të dëgjuara të javës.“Jena Lit”, e cila ka 12 javë që është pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura t..

Lexone

Karius relaksohet me ish të dashurën e Ronaldos (Foto)

Pas gafave në Kiev, portieri i Liverpool ngushëllohet me ish-in e Cristiano Ronaldos.Pas gafave në finalen e Champions League, Loris Karius ka vendosur të relaksohet në Bora Bora.E sipas Bild, portieri i Liverpool, që do të kujtohet gjithnjë për dy gabimet e pabesueshme në Kiev, ka shkuar me pushime me të dashurën e re, Daniella Grace.27-vjeçarja është bërë e famshme edhe si ish-e dashura e një tjetër lojtari, Cristiano Ronaldos, i cili në finalen e Kievit nuk arriti të shënonte në portën e Loris Karius, edhe sepse nuk ishte e nevojshme.1 of 106 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ermal Meta: Kisha frikë para koncertit, nuk më kishte ndodhur kurrë

Ermal Meta, fituesi i “Sanremos”, përfaqësuesi i Italisë në “Eurovision”, i cili më 1 qershor mbajti një koncert madhështor në Tiranë, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Show Magazine”.Ai rrëfeu një detaj mjaft të veçantë në fillim të intervistës për koncertin në sheshin “Skënderbej”. Ermali tregoi se është “frikacak” dhe këtë e ka kuptuar pikërisht para koncertit në Tiranë.“Kisha pak frikë para koncertit, pasi nuk kisha bërë më parë një koncert në Shqipëri, kur bën një koncert në një vend tjetër është më ndryshe, por këtu isha në shtëpinë time. Ka qenë një emocion jashtëzakonisht i madh. Nuk e imagjinoja të ishin aq shumë njerëz. Isha në panik dhe nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë kjo gjë, as në “Sanremo” as në “Eurovision””, tha Ermal Meta.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Pas kërkesës së Kim Kardashian, Trump fal të burgosurën 63-vjeçaren

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tregoi mëshirë për 63-vjeçaren Alice Johnson, e cila është duke kryer dënimin me burgim të përjetshëm.Rasti doli në pah javën e kaluar, kur ylli amerikan televiziv Kim Kardashian u takua me presidentin Trump për të lobuar për lirimin e saj. Alice Johnson është në burg për më shumë se dy dekada, për shkelje që lidhen me drogën.Historia e Johnsonit ka kapur syrin e Kardashianit, pasi ajo ka parë një video për rastin të postuar në mediat sociale.Kardashian ka thënë se është emocionuar dhe se ka kërkuar nga avokati i saj të shikojë rastin. Ajo po ashtu ka paguar një ekip të ri ligjor për Johnson.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Gigi Hadid dhe Zayn Malik sërish bashkë

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë sërish bashkë. Ata u ndanë në muajin mars, por u kapën mat duke shkëmbyer puthje dy muaj më vonë.Ka qenë modelja e famshme, e cila konfirmoi me anë të një fotoje rikthimin me këngëtarin britanik. Në historinë e Instagram-it ajo ka postuar një foto ku Zayn shfaqet duke i dhuruar një puthje në faqe.Edhe pse fytyra e 24-vjeçarit nuk dukej ai është identifikuar nga tatuazhi i tij në krah.Pas ndarjes së tyre pritej që ish-pjesëtari i “One Direction” të hiqte tatuazhin me sytë e Gigi-t nga kraharori i tij, por e kundërta ndodhi pasi ai e shfaqte vazhdimisht në rrjetet sociale.1 of 46 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Messi apo Ronaldo, për Cristina Pedrochen Botërorin e fiton Spanja

Cristina Pedroche, prezantuese e modele në Spanjë, e njohur edhe si fanse e zjarrtë e Rayo Vallecanos, jep mendimin e saj për cilësitë e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.Sipas bukuroshes spanjolle, argjentinasi e ka talentin dhuratë të natyrës, ndërsa portugezi ka arritur suksese të jashtëzakonshme falë punës së tij. Ndërsa Andres Iniestën e vlerëson për klasin e tij dhe përulësinë.Sa i përket Botërorit, Pedroche është e bindur se do të triumfojë Spanja. Është e qartë se Cristina do të jetë në Rusi mbështetje të “La Rojas”, duke shkëlqyer në tribunat VIP.1 of 56 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Pas Tiranës, Rita “arratiset” me bikini në Itali (Foto)

1 of 4Ajo është e njohur për aftësitë e saj për të kënduar dhe për të shkaktuar një tronditje në mediat sociale me veshjet dhe format e saj që ndezin skenën dhe turmën..Dhe Rita Ora me bikinit ngjyrë portokalli që mbante veshur gjatë pushimit të shkurtër në Itali, ka shkaktuar një ‘rritje ekstreme” temperaturash.27 vjeçarja pas koncertit në Tiranë është arratisur në ujërat e kaltra të Mesdheut dhe trupi i saj i lakmueshëm me bikini, i ka çmendur fansat.Në një ditë në plazh, Rita shijon një koktej freskues dhe duket magjepsëse.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

I dhunuar në skenë, Adi Krasta tregon si e rrahën për një kompliment!

Gazetari dhe moderatori i njohur Adi Krasta ka publikuar një foto të viteve ’90 kur shfaqej me sy të nxirë në drejtimin e spektaklit “12 vallëzime pa një të shtunë”.Fotoja u publikua dje nga Krasta në profilin e tij në “Instagram” në kohën kur në media shfaqej debati në Kuvend për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Bledi Kasmi. Incidenti që shkaktoi edhe ushtrimin e dhunës ndaj Krastës ishte një ngjarje e bujshme e viteve ’90, kur për herë të parë një moderator i guximshëm dhunohej për vetëm një kompliment që bëri gjatë spektaklit “12 vallëzime pa një të shtunë”.“Panorama” kontaktoi me gazetarin Adi Krasta për domethënien fotos së publikuar prej tij në rrjetet sociale, në lidhje me kontekstin e saj dhe mbi incidentin që shkaktoi atë shenjë në syrin e moderatorit që u komentua gjatë në vitet ’90.Krasta ka pranuar se fotoja u publikua prej tij, por ka theksuar se duhet të jetë publiku vetë ai që duhet ta interpretojë foton.“Nuk dua të bëj asnjë koment lidhur me këtë foto, unë kam p..

Lexone

Publikohen pjesë të klipit të Kampionatit Botëror, kështu duket Era

Më datë 8 qershor do të publikohet klipi i këngës përcjellëse të Kampionatit Botëror 2018.“Live it up” titullohet kjo këngë, e cila interpretohet nga artistja shqiptare Era Istrefi, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.Kënga është ritmike dhe është pëlqyer shumë nga fansat e futbollit, teksa atraktiv dhe i veçantë, duket se do të jetë edhe klipi.Ka qenë Era, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video, ku shfaq një pjesë nga klipi i ri.Në klipin e “Live it up” nuk do të mungojnë xhirot me makina, gjersa do të ketë edhe një paraqitje mjaft atraktive të artistes shqiptare.“2 ditë deri në lansimin e Live it up”, shkruan Istrefi në mbishkrimin e fotografisë.Kujtojmë që këngëtarja shqiptare arriti të shënojë këtë sukses ndërkombëtar e vlerësuar lartë edhe nga emrat e njohur si Will Smith, Ricky Martin etj.Burimi: Gazeta ExpressThe post Publikohen pjesë të klipit të Kampionatit Botëror, kështu duket Era appeared first on Thashetheme VIP.

Lexone