Home / ShowBiz (page 10)

ShowBiz

Federica Nargi, në formë të shkëlqyer në plazhet e Mykonos

Destinacioni i saj i preferuar është ishulli i famshëm grek, Mykonos. Edhe këtë verë ka udhëtuar bashkë me partnerin e saj futbollist, për të shfrytëzuar pushimet verore me përfundimit e sezonit futbollistik.Po flasim me Federica Nargin dhe Alessandro Matrin, çiftin e famshëm italian, që tërheq gjithmonë vëmendjen e mediave rozë. Modelja 28-vjeçare shfaqet në formë të shkëlqyer në plazhet e Mykonos, që mbetet destinacioni më i preferuar i personazheve të njohura të showbizit.1 of 61 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Bella Hadid: Nuk kam bërë operacione plastike (Foto)

Gjithmonë është përfolur se ka rimodeluar hundën dhe buzët madje ka edhe foto të saj që qarkullojnë në internet, të cilat e mbështesin shumë këtë teori.Megjithatë, modelja me famë botërore Bella Hadid nuk i pranon këto fjalë madje i quan ato akuza. Në një intervistë të dhënë së fundmi ajo ka treguar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, pasi i ka shumë frikë gjilpërat apo shpimet dhe sipas saj këtë gjë e dinë të gjithë.Ajo shtoi se është e lodhur nga këto aludime të kota dhe nëse do të kishte bërë ndonjë ndërhyrje plastike në fytyrë ajo do ta kishte pranuar haptazi.1 of 61 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Conchita Wurst ndryshon pamje, bëhet bionde (Foto)

Conchita Wurst ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik. Fituesja e Eurovision ka postuar disa foto në Instagram, ku shfaqet me flokë bionde.Gjithashtu ajo ka ndryshuar edhe mjekrën duke e bërë të njëjtën ngjyrë me flokët.Ajo po merr pjesë në një aktivitet në Vjenë në mbështetje të luftës kundër AIDS. Më herët Conchita ka rrëfyer se është me HIV.1 of 31 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Modelja çmend fansat me gjoksin “e mbuluar” (Foto)

Poshtë xhinsit ‘body”… asgjë! Kaq seksi është paraqitur modelja italiane Cristina Buccino, e cila ka çmendur ndjekësit e saj në rrjetet sociale.1 of 8E ulur në toke dhe e kthyer profil, bukuroshja i ka lënë shumë vend fantazisë, me gjoksin që duket aq sa duhet dhe me kofshët e zbuluara që tregojnë linjat e trupit. Duke marrë shumë përgëzime nga ndjekësit.1 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ermal Meta: Turp që Italia nuk i dha pikë Shqipërisë!

Këngëtari Ermal Meta falenderoi Tiranën për mikpritjen, ndërsa u shpreh se ndihej krenar që ishte shqiptar dhe për vlerësimin e bërë nga Bashkia e Tiranës. “Është krenari e madhe. Kam ikur para 24 vitesh nga Shqipëria dhe ika në një mënyrë shumë të shpejtë, as vetë nuk e kuptova, por u gjenda nga ana tjetër e detit dhe kthehem sot me një çmim jashtë mase të veçantë. Më bëhet shumë qejfi dhe e ndiej veten shumë krenar, – tha këngëtari ai. – Jam shumë krenar që jam shqiptar! Një fëmijë nuk e zgjedh dot atdheun dhe vendin ku lind dhe nëse unë do të lindja prapë me koshiencë e të kisha mundësi të zgjedh do zgjidhja sërish të lindja këtu”.Lidhur me festivalin europian të muzikës Eurovision, Ermali tha se, “Ishte një gjë shumë e rrallë që ishin tre shqiptarë. Eugenti ka zë të mahnitshëm dhe ishte ai që këndoi më mirë nga ne të tre, meritonte 12 pikë dhe më erdhi shumë turp që Italia nuk ja dha, dhe kam bërë sherr atje për këtë fakt”.Teksa foli për këngën “Non mi avete fatto niente”, ai t..

Lexone

Lali Eri do të bëhet baba

E ka pranuar vetë! Pikërisht në ditën e fëmijëve, në 1 Qershor! Erion Veliaj do të bëhet baba. Në një foto të postuar në rrjetet sociale, ku është bashkë me Ajolën, urimi i Lali Erit i habiti të gjithë: “Gëzuar 1 Qershorin dhe nga ne te tre! Ju duam shume te gjithëve!”.Një super-lajm ky i kryebashkiakut të Tiranës, që i ka befasuar të gjithë ndjekësit.1 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Arnold Schwarzenegger, në formë pas operacionit (Foto)

“Jam kthyer”, ishte gjëja e parë që kishte thënë Arnold Schwarzenegger pas ndërhyrjes në zemër, duke cituar batutën e famshme të filmit “Terminator”, “I’ll be back” (Do të kthehem).1 of 6Kanë kaluar dy muaj dhe aktori dhe ish-Guvernatori i Kalifornisë, ka filluar të riaftësohet fizikisht. Pasi ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin e kthimit të tij në shtëpi, ka bërë të njëjtën gjë për seancat e tij të trajnimit në palestër, ku shfaqet se asgjë nuk mund ta mbajë larg peshave. Ndërkohë, ai është fotografuar ndërsa ecën mbi biçikletë në rrugë e Santa Monikas.1 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ermal Meta mbërrin në Tiranë, sot koncerti në sheshin “Skënderbej”

Sikurse pati premtuar, Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Ai ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku zhvilloi edhe një takim special me Kryebashkiakun Veliaj dhe stafin e ambasadës italiane në tarracën e gjelbër të Bashkisë, ku ofrohet një pamje spektakolare e sheshit të transformuar, e xhamisë së vjetër, por edhe e Sahatit të Tiranës.Ka qenë vetë kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ai që ka publikuar në twitter fotot me artistin Ermal Meta që na bëri të gjithë ne shqiptarëve krenar në Sanremo dhe në Eurovizion. “Mbërriti jo vetëm një artist i shkëlqyer, por djali i rrallë @MetaErmal. Sot do shihni e dëgjoni më shumë për historinë e tij frymëzuese që me gjasë do prekë e do të inkurajojë pafund të rinj shqiptarë! Në darkë ju presim të gjithëve në @SheshiSkenderbe për festën madhështore”, shkruan Veliaj në twitter.Koncerti i Ermal Metës mbrëmjen e sotme pritet me shumë interes, pasi shqiptarët e ..

Lexone

Një “trajnere” personale për Agueron (Foto)

Sergio Aguero po bën ‘nxehjen’ për të marrë pjesë në Botërorin ‘Rusi 2018’, por ndërkohë nuk ka lënë pas dore as jetën e tij private.Mediat argjentinase raportojnë se sulmuesi i Manchester Cityt ka nisur një romancë me modelen Karina Jelinek, të cilën e ka njohur në një festë në Buenos Aires.Deri tani asnjë nga palët nuk e ka konfirmuar këtë lajm, por njëkohësisht as nuk e kanë mohuar të ketë diçka mes tyre. Sergio Aguero ka pasur një histori të gjatë dashurie edhe me vajzën e ish sulmuesit legjendar të Argjentinës, Diego Armando Maradona.1 of 91 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

I gjuajnë në të pasme, për t’i sjellë fat Meksikës (Video)

Prezantueses meksikane të motit, Yanet Garcia i gjuajtën në prapanicë, në një transmetim live në TV, duke e quajtur një përpjekje për t’i sjellë fat kombëtares së Meksikës gjatë Kupës së Botës.27-vjeçarja, e quajtur “prezantuesja më seksi e motit në planet”, ishte “tabela e qitjes” së vullnetshme në një ritual të pazakontë, pasi dy bashkëpunëtorët e saj u rreshtuan pas të pasmeve të saj bombastike dhe i gjuajtën.Garcia paraqet motin për Hoy në televizionin meksikan dhe mbi të është përqendruar vëmendja e medias ndërkombëtare falë pamjes së saj të pabesueshme.1 of 8Për më tepër fat ajo veshi edhe fanelën e ekipit kombëtar dhe një minifund të shkurtër me ngjyrë të kuqe. Sportisti Enrique Bermúdez de la Serna dhe mikpritësi Jorge Van Rankin i përplasën këmbët njëri pas tjetrit në format e saj mbresëlënëse.Bermudez i tha Van Rankin: “Jepi një goditje për fat të mirë!”31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone