Home / Shendet (page 5)

Shendet

Shoqata bamirëse mbledh para, por nuk i jep asgjë fëmijës së sëmurë

Fiks Fare ka denoncuar sonte një tjetër rast të shoqatave “bamirëse”, që mbledhin para rrugëve me pretendimin për të ndihmuar fëmijë të sëmurë, por që në të vërtetë familjet nuk janë në dijeni të këtyre fondeve sesa janë mbledhur dhe se ku shkojnë.Emisioni investigativ trajtoi të hënën rastin e Fondacionit “Rikthe Buzëqeshjen”, të cilat prej më shumë se dy muajsh mbledhin fonde për një 12-vjeçar të sëmurë, të cilit i kanë marrë foton që në muajin mars në QSUT.Para disa kohësh, Fiks Fare konstatoi dy vajza, punonjëse të këtij fondacioni, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë që mbanin në dorë foton e një djali 12-vjeçar, i quajtur Sildi, dhe futeshin në lokale, duke kërkuar para si ndihmë për këtë fëmijë, i cili është operuar dhe vuan nga sëmundja e ekinokokut. Punonjëset e i thanë gazetarëve të Fiksit se për kurimin e tij duheshin 600 lekë të reja në ditë për të blerë ilaçet.Gazetarët u kërkojnë një kartëvizitë, por ato nuk e dhanë, kështu që Fiksi shkoi te selia e këtij fondacioni,..

Lexone

Si ndikon madhësia e qafës në shëndet?

Nëse nuk mund ta mbyllni deri në fund këmishën, mund të keni një problem të madh që kërkon vëmendje mjekësore të menjëhershme: Meshkujt me madhësi të qafës shumë të madhe janë më të rrezikuar nga sëmundje e zemrës, ka zbuluar një studim brazilian.Pasi analizuan të dhënat e gati 4000 meshkujve, shkencëtarët përcaktuan se mesatarja e perimetrit të qafës është rreth 40 cm. Për çdo cm rritje në perimetrin e qafës, meshkujt janë 32% më të rrezikuar që të zhvillojnë rezistencë ndaj insulinës, 24% më të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut, 50% më të rrezikuar që të kenë trigliceride të larta dhe 22% që të kenë nivele më të ulëta të kolesterolit të mirë (HDL).Depozita dhjamore përreth qafës mund të prodhojë substanca inflamatore që çojnë në formimin e pllakës bakteriale në arteriet karotide në qafë, duke rritur rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.Burimi: Men’s Health / Shendeti.com.al

Lexone

Pica që parandalon kancerin – nga shkencëtarët italianë

Shkencëtarët dhe shefat e kuzhinës në Itali thonë se kanë përgatitur një picë që parandalon kancerin dhe sëmundjet zemrës. Pica Pascalina, e ideuar nga shkencëtarët në Naples, është quajtur ndryshe “pica që zgjat jetën” dhe pica “anti-tumorale”.Kjo picë përmban përbërës nga dieta mesdhetare, që njihet për përfitimet shëndetësore. Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Kancerit në Milano thonë se pica është e shëndetshme dhe mund të konsumohet 2 herë në javë.Shkencëtarët thonë se pica Pascalina është më e shëndetshme se llojet e tjera të picës sepse përmban produkte që ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Ajo nuk përmban djathë ose mish, dy përbërës kryesorë të picave që përmbajnë shumë yndyra dhe nuk janë të mirë për zemrën.Pica përmban: domate (përmbajnë shumë vitamina dhe minerale – studime të mëparshme kanë treguar se mund të ngadalësojnë zhvillimin e disa llojeve të kancerit), vaj ulliri (përbërësi kryesor i dietës mesdhetare, një ndër më të shëndet..

Lexone

Shenjat që tregojnë se ke mungesë hekuri në gjak (anemi)

Përshtati në shqip: Blertina KokaÇdo organ dhe ind në trup ka nevojë për oksigjen që të funksionojë. Qelizat e kuqe të gjakut ndihmojnë në transportimin e oksigjenit nga mushkëritë në pjesën tjetër të trupit. Nëse vuani nga anemia, në trup nuk ka mjaftueshëm nga këto qeliza të gjakut.Ju mund të zhvilloni anemi kur trupi ka mungesë të hekurit. Kjo lëndë ushqyese është e nevojshme për prodhimin e hemoglobinës – proteina që ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të transportojnë oksigjenin. Pa mjaftueshëm oksigjen në trup ju do të ndiheni të lodhur, të dobët dhe keni vështirësi në frymëmarrje.Çfarë e shkakton aneminë si pasojë e mungesës së hekurit?Mund të shfaqet nëse ju nuk konsumoni mjaftueshëm ushqime që përmbajnë hekur, trupi nuk e absorbon mirë hekurin, mund të humbisni shumë hekur nëpërmjet gjakut ose jeni shtatzënë.Dieta është e ulët në hekur. Doza e hekurit varet nga mosha dhe gjinia. Meshkujt kanë nevojë për të paktën 8 miligramë në ditë. Gratë e moshës 50 vjeç dhe më të re..

Lexone

10 minuta për të shpëtuar 3 jetë!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur fushatën për dhurimin vullnetar të gjakut (4 qershor – 4 korrik)“10 minuta për të shpëtuar 3 jetë” është fushata më e re e ndërmarrë nga Ministria për të ndihmuar personat që kanë nevojë për gjak, në mënyrë të veçantë fëmijët talasemikë.Fushata do të shtrihet në të gjithë vendin nga sot deri më datë 4 Korrik, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave me gjak.Në këtë fushatë 1-mujore, Ministria synon të arrijë 1 mijë dhurues, për 3 mijë jetë të shpëtuara.Përse 10 minuta? – Kaq kohë ju duhet për të dhuruar një njësi gjak ose 400 – 450 mililitra gjakPse shpëtoni 3 jetë në 10 minuta? – Sepse në një njësi gjak që ju dhuroni ju shpëtoni 3 jetë nëpërmjet ndarjes së tij në komponentë dhe produkte të tij si rruaza të kuqe, plazëm dhe trombocite.Target: Në 1 muaj – 1000 dhurues vullnetarë = 3,000 jetë të shpëtuara.Fëmijët të parët: Janë 170 fëmijë talasemikë në mbarë vendin të moshës deri në 14 vjeç që kanë nevojë të vazhdueshm..

Lexone

Vezët – si t’i përdorni për uljen e triglicerideve, mbrojtjen e shikimit dhe zhvillimin mendor

Përshtati në shqip: Blertina KokaVeza ka më shumë lëndë ushqyese – vitamina, minerale dhe aminoacide – për kalori se çdo ushqim tjetër. Me një vezë do të mund të merrni:Proteina të cilësisë së lartë Selen Fosfor Kholine Vitaminë B12 Antioksidues të shumëfishtë, që mbrojnë qelizatNga ulja e triglicerideve deri tek mbrojtja e shikimit dhe zhvillimi mendor i fëmijëve, ja cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të vezës dhe përse duhet ta konsumoni çdo ditë! Shfletoni galerinë…

Lexone

Soda e bukës kundër artritit – ja si ta përdorni!

Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një studim i ri. Ky përbërës kryesor i kuzhinës, që njihet gjithashtu si soda bikarbonate, mund të parandalojë dhimbjet e shkaktuara nga artriti reumatoid dhe inflamacioni, ka zbuluar një studim i ri. Pas vetëm 2 javësh pasi konsumuan ujë me sodë buke, njerëzit prodhuan më pak qeliza autoimunitare që nxisin inflamacionin dhe e përkeqësojnë atë.Autori i studimit, dr. Paul O’Connor, nga Kolegji Mjekësor i Gjeorgjisë, thotë: “Ndryshimi nga inflamator në antiinlamator ndodh kudo. E vërejmë në veshka, shpretkë, gjak. Është një mënyrë potenciale e sigurt për të trajtuar sëmundjen inflamator”.Simptomat e zakonshme të artritit janë dhimbja dhe ngurtësimi. Janë më shumë se 100 lloje artritesh përfshirë artritin reumatoid dhe gutën.Artriti reumatoid prek me miliona njerëz në të gjithë botën. Gratë janë më shumë se 3 herë më të rrezikuara se meshkujt për të zhvilluar këtë sëmundje. Ata me histori familjare të artrit..

Lexone

Hormonet që shkaktojnë shtim në peshë – por ka një mënyrë shpëtimi

Shtimi në peshë shpesh lidhet me tejngopjen, kur në fakt janë edhe hormonet që mund të çojnë në shtim të kileve. Ndërkohë që shtimi në peshë është i lehtë, humbja nuk është edhe aq.Faktorë të ndryshëm, si stresi, mosha, gjenet, zgjedhjet jo të duhura të mënyrës së jetesës etj, mund të shkaktojnë çrregullim hormonal, duke çuar kështu në shtim në peshë.Më poshtë do të gjeni 6 hormonet që shkaktojnë çrregullim të hormoneve në trup dhe si t’i mbani ato në kontroll për të parandaluar shtimin në peshë.

Lexone

Kosi, ushqimi që duhet konsumuar çdo ditë

Kosi është ushqimi që mjekët këshillojnë të konsumohet çdo ditë, pasi ai ka vlera dhe elementë ushqyes të lartë. Kosi është i rekomandueshëm gjithashtu nga dietologët, pasi studimet kanë treguar se nëse e konsumoni kosin para çdo vakti, do të keni rezultate të mira në humbjen e peshës.Kosi ndihmon në humbjen e kilogramëve pa e dëmtuar shëndetin dhe pa kosto. Ai përmban proteina dhe probiotik që ndihmojnë në tretje. Këto janë dhe përbërësit më të nevojshëm gjatë një diete.Kosi ndihmon në uljen e presionit të gjakut, në parandalimin e artritit dhe në shëndetin e mirë të dhëmbëve.Specialistë të dietologjisë kanë zbuluar se kosi është një ndihmës i mirë në luftën kundër gripit apo ftohjes.Kosin duke e kombinuar me fruta mund ta konsideroni dhe ta konsumoni si një vakt më vete. Përdorni fruta të shumëllojshme në mënyrë që të merrni të gjitha vlerat ushqyese./ Shendeti.com.al

Lexone

Dushi, në mëngjes apo në mbrëmje?!

Shumë persona preferojnë të lahen në mëngjes, në mënyrë që të jenë të pastër dhe të freskët, ashtu sikurse ka të tjerë të cilët preferojnë të bëjnë dush në mbrëmje para se të flenë. Por Çfarë thotë shkenca për këtë?Së fundmi , një grup ekspertësh nga Harvardi i japin përgjigje kësaj pyetje. Ata shprehen se larja e fytyrës dhe e trupit në darkë ndihmon në shëndetin e lëkurës, sidomos në verë dhe në pranverë. Gjatë ditës, nëse qëndroni jashtë, djersiteni dhe një dush në mbrëmje para gjumit ju ndihmon të qetësoheni dhe të bëni një gjumë të mirë. Por, nuk duhet të harroni se dushi duhet bërë 90 minuta para se të flini. Gjatë pranverës mbuloheni nga poleni dhe nuk keni përse të flini me të, prandaj këshillohet të bëni dush, duke ulur kështu rrezikun për alergji të ndryshme. Dushi në mbrëmje ju ndihmon gjithashtu edhe për pagjumësinë, pasi ul nivelet e kortisolit të lidhur me stresin.Në mëngjes duhet të laheni kur jeni të stresuar nga puna apo duhet të jeni kreativë.Pra, ekspertët kësh..

Lexone