Home / Shendet (page 4)

Shendet

Çfarë janë hemorroidet dhe si mund të kurohen?

Përshëndetje gazeta Shëndeti! Unë që ju shkruaj jam 21 vjeç dhe kam një problem që më shqetëson shumë. Unë nuk e kisha vënë re dhe nuk e di nëse më është shkaktuar tani apo e kam patur gjithmonë, por në pjesën e jashtme të anusit, kam një masë në ngjyrë të kuqe në të errët. Nuk kam as dhimbje dhe as shqetësim tjetër, por kjo gjë më shqetëson sepse nuk është aspak estetike. Kam lexuar se çfarë sëmundje mund të lidhet më këtë, dhe mendoj mos vuaj nga hemorroidet. Ju lutem a mund të pyesni një mjek për shqetësimin tim, çfarë kam dhe nëse janë hemorroidet si mund të kurohen?Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe në poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.Hemorroidet janë vena varikoze të lokalizuar në pjesën fundore të zorrës së trashë. Kur ato acarohen paraqesin aspekt mase të mbushur me gjak por në të tilla raste shoqërohen me djegie, dhimbje dhe kruajtje. Duhet të kryeni një vizitë paraprake me mjekun e familjes. Nëse mjeku juaj konstaton atë çka ju dyshoni, do t’ju drej..

Lexone

Shëndetësia, ku thërret qameti. Rama fshin ankesat e qytetarëve

“Doktoreshë Bianka ka lënë Italinë për të ushtruar shërbimin e saj si profesioniste e specializuar pranë onkologjikut në QSUT. Me instalimin e akseleratorit të dytë, pacientët trajtohen tanimë me të njëjtin standard dhe efikasitet si në klinikat simotra evropiane”.Përmes këtij njoftimi kryeministri Edi Rama u ka thënë sot mirëmëngjes shqiptarëve.Por si i janë përgjigjur qytetarët?“Për çfarë standarti Europian flisni? Në maternitetin Mbretëresha Geraldinë gratë me dhimbje lindje qëndrojnë nga dy veta në një krevat, aparatura e matjes së rrahjeve të zemrës së bebit mezi punon, atë aparaturë rrangallë e marrin sa te reanimacioni sa te urgjenca. Sistemi i shëndetësisë është ku thërret qameti, duket sikur talleni me këto raportime”,shkruan një nga komentuesit.Pretendime për mungesë aparaturash dhe shërbimi kanë shprehur disa komentues, por ka ndodhur që komentet negative të fshihen. Kjo situtatë ka mërzitur edhe më shumë komentuesit.

Lexone

Ja si ta përdorni aloe verën për të hequr kallot në këmbë

Bashkë me verën vijnë edhe një sërë shqetësimesh, si depilimi, probleme me flokët, fytyrën apo edhe këmbët. Vera mund të konsiderohet ndryshe si sezoni i lëkurës së qëruar dhe këmbëve të plasaritura.Të gjithë ata që mbathin sandale e dinë se sa e bezdisshme dhe e pakëndshme është të kesh kallo në këmbë. Por, si gjithmonë, kemi një zgjidhje edhe për këtë problem.Më poshtë do të gjeni një kurë fantastike me aloe vera për të eliminuar kallot në këmbë.I zhytni këmbët në ujë të ngrohtë dhe i pastroni me anë të një stufe për të hequr qelizat e vdekura. Pasi t’i thani me një peshqir aplikoni një shtresë të hollë të xhelit aloe vera në këmbë. Vishni çorape dhe shkoni të flini Në mëngjes i lani këmbët me ujë të vakët. Përsëriteni këtë trajtim çdo natë për 4-5 ditë për të parë rezultate.Si funksionon: Aloe Vera përmban vitaminat A (beta-karotene), C dhe E. Ajo ka veti antioksiduese, antiinflamatore dhe antiseptike.

Lexone

Baloni Gastrik – Procedura bashkëkohore dhe jokirurgjikale që ju ndihmon të bini nga pesha

Dr. Plarent Kapo, Mjek GastroenterologObeziteti është kthyer në një fenomen gjithmonë e më të përhapur të kohëve moderne që po jetojmë dhe të qenit në formë apo të paturit të një peshe ideale është një nga sfidat e të gjithëve. Jo pak herë ndodh, që për arsye të mosmarrjes me aktivitet fizik, jetës sedentare, kequshqyerjes apo edhe ndikimit të një sërë faktorësh të tjerë, të fitojmë peshë dhe më pas e kemi shumë të vështirë të kthehemi në peshën tonë ideale. Alternativë e rënies së shpejtë nga pesha janë edhe aplikimi i procedurave mjekësore.Nisur nga numri gjithmonë në rritje i kërkesës së pacientëve për këto lloj procedurash apo trajtimesh mjekësore kundër obezitetit, Spitali Hygeia Tiranë së fundmi ka nisur të aplikojë një nga procedurat më inovative dhe jo kirurgjikale, atë të Balonit Gastrik Spatz3, e cila ofrohet nga mjeku gastroenterolog dr. Plarent Kapo.Por, çfarë është dhe si funksionon kjo Baloni Gastrik?Procedura e Balonit Gastrik konsiston në vendosjen në stomak të ..

Lexone

Sëmundja e frikshme e mushkërive që po vret gratë

Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK) është konsideruar gjithmonë si sëmundje e meshkujve, ndërkohë që aktualisht po vret më shumë gra sesa burra. Gati 8% e e grave në Amerikë janë diagnostikuar me këtë sëmundje, ndërsa burrat nën 6%.Duke qenë se SPOK është lidhur shpesh me burrat, gratë diagnostikohen zakonisht pasi sëmundja ka avancuar. Simptomat e SPOK janë kolla kronike, teshtima, shtrëngime në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje. Aktualisht nuk ka një kurë të veçantë për sëmundjen pulmonare obstruktive kronike, megjithatë mund të ngadalësohet përkeqësimi i saj. Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjnë pacientët e diagnostikuar me SPOK është të heqin dorë nga duhani.SPOK është termi që përfshin disa sëmundje të rënda të mushkërive, si bronkiti kronik, emfizema dhe gjendje të tjera që vështirësojnë funksionimin e mushkërive. Përveç duhanpirjes, faktorë të tjerë si ndotja e ajrit dhe gjenetika mund të kontribuojnë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje.Gratë janë më të rre..

Lexone

Luftarake dhe e guximshme, 6-vjeçarja e sëmurë me kancer përlot të ftuarit

Blertina KokaËshtë bërë virale videoja e një vogëlusheje, e cila po lufton me kancerin, duke kënduar këngën ‘Fight Song’ . Vogëlushja Anya Ottley, vetëm 6 vjeç, tregoi vendosmërinë e saj për të luftuar sëmundjen kur doli para të ftuarve gjatë një dasme të mikut të familjes dhe me shumë vetëbesim këndoi dhe performoi këngën hit të Rachel Platten, “Fight Song”.Anya u diagnostikua me kancer të veshkës në nëntor të vitit 2017.Vogëlushja do të përfundojë trajtimin muajin e ardhshëm dhe familja i ka premtuar se sapo të bëhet më mirë do të organizojë një festë të madhe ku mund të shprehë talentin e saj si këngëtare.“Anya është një vajzë e bukur dhe shumë guximtare”, tregon nëna e saj.“Na përloti të gjithëve me performancën e saj gjatë dasmës. Ishte fantastike ta shikoje atë, na bëri shumë krenare. Ajo pëlqen të këndojë dhe do që të argëtohet gjatë gjithë kohës”, rrëfen ajo.

Lexone

Shenjat e frikshme të mpiksjes së gjakut, që duhet t’i dini PATJETËR

Përshtati në shqip: Blertina KokaMpiksja është një grumbullim i qelizave dhe proteinave në gjak. Ajo ndihmon në ngadalësimin e gjakderdhjes pas plagosjes. Zakonisht shpërbëhet pas shërimit. Nëse jo, ose nëse formohet kur nuk duhet, mund të bllokojë enët e gjakut.Çfarë problemesh mund të shkaktojë?Mpiksja e gjakut mund të çojë në probleme serioze, deri në vdekje. Nëse shfaqet në arterie, mund të shkaktojë atak në zemër ose goditje në tru. Nëse shfaqet në venë, mund të ndieni dhimbje dhe ënjtje. Një mpiksje e thellë në trup quhet tromboza e venës së thellë. Ndërsa në mushkëri është embolizmi pulmonar. Të dyja këto janë gjendje të rënda shëndetësore.Zbuloni simptomat që paralajmërojnë për mpiksje gjaku, faktorët që ju rrezikojnë dhe si ta parandaloni. Shfletoni galerinë…

Lexone

Dëllinja, pastruesi magjik i veshkave dhe mushkërive

Për Gazeta “Shëndet+”, dr. Gerald KolaEmri i frutit magjik njihet në latinisht si Juniperus, e me këtë emër e përdorin dhe disa zona në Shqipëri, por që i referohen rakisë ose xhinit që prodhohet nga ky frut.Nga ky frut nxirret edhe një lëng tjetër për qerasje, lëng të cilin e quajnë magjik. Pija është si birrë, e gazuar, por pak e athët dhe në Shqipërinë e Mesme e quajnë Hardiç.Dëllinja është magjike, sepse me pijen që mund ta prodhoni lehtësisht në shtëpitë tuaja, pastroni veshkat dhe sistemin urinar, trajtoni problemet e stomakut sidomos tretjes si dhe pastroni mushkëritë tuaja nga sekrecionet.Përgatitja!Duhet ta lani mirë e ta pastroni nga gjethet. Në një damixhan qelqi ose një tjetër enë por që të jetë qelq, futni dëllinjat dhe shtojini ujë. Raporti është një kilogram dëllinja me 4 litra ujë.Për 40 ditë radhazi, ena duhet të rrijë në një vend të errët e të thatë, e pasi të mbushet koha, ju mund të shijoni lëngun magjik.Nëse i fusni gjatë verës me dëllinja të vjetra, ..

Lexone

Nëse je me diabet, duhet të ushqehesh patjetër me një ushqyerje standarde?

Përgjigjet Florian Toti, endokrinolog Nuk ka ushqyerje standarde, por ka ushqyerje vetjake, pasi çdo person me diabet ka shije personale dhe të veçanta, ka nevojë për kalorazh të veçantë në funksion të moshës, gjinisë, peshës trupore etj. Gjatë konsultimit dhe bashkëbisedimit me mjekun, në varësi të faktorëve të mësipërm përcaktohet ushqyerja vetjake, që nuk është standarde, por e larmishme. Është e kuptueshme se në përcaktimin vetjak të ushqyerjes merren në konsideratë parimet bazë të ushqyerjes së shëndetshme. Këto parime janë të shumta, por në fund të fundit ata kanë si objektiv mbajtjen e nivelit të hemoglobinës së glukozuar (HbAic) sa më afër vlerave normale.Mund të përmendim disa objektiva si: ruajtjen e peshës trupore sa më afër vlerave të normës, kujdesi dhe kufizimi i konsumit të yndyrnave të pangopura (gjalpi, dhjami etj), kujdesi për kufizimin e kripës së gjellës, konsumimi i frutave, i zarzavateve, kufizimi I sheqernave të pastra, konsumimi i peshkut dhe produkteve të det..

Lexone