Home / Shendet (page 3)

Shendet

Cilat janë vlerat e dëshiruara të kolesterolit në gjak?

Përgjigjet Dr. Anila Rexha, mjeke kardiologe në Qendrën Shëndetësore Nr.3Vlerat normale të kolesterolit në gjak nuk janë aq fikse, sepse për grupmosha të ndryshme ka targete të ndryshme. E mira është, pra ajo që quhet vlerë optimale e kolesterolit në gjak të jetë nën 200 mg/ dl. Mund të konsiderohet normale dhe një vlerë deri në 230 mg/ dl, por sigurisht për ta detajuar apo vlerësuar më korrektësi riskun kardiovaskular individual ne marrim si vlera të rëndësishme edhe kolesterolin e mirë HDL kolesterol dhe kolesterolin e keq LDL. Vlerat e tyre janë gjithashtu shumë të rëndësishme, krahas vlerës së kolesterolit total.Vlera e LDL kolesterol apo kolesterolit jo të mirë është mirë që të jetë nën 130 mg/dl për gjithë popullatën dhe për popullatën e riskuar, që janë pacientët me sëmundje të arterieve koronare, pacientët me diabet, pacientët me sëmundje renale, të moshuarit etj, për këtë kategori norma është mirë që të jetë nën 100 mg/dl. E kundërta ndodh me kolesterolin e mirë apo lipopr..

Lexone

Era e keqe e trupit: Mësoni çfarë e shkakton dhe si ta eliminoni

Blertina KokaEra e keqe e trupit nuk vjen vetëm nga sqetullat: mund të kundërmojë çdo pjesë e trupit ku ka gjëndra të djersës dhe gjëndra dhjamore – si skalp, organet gjenitale, këmbët, madje edhe tek thithkat. Era e keqe nuk vjen nga djersa, por zhvillohet kur bakteret fillojnë të përhapen në djersë.Larja çdo ditë, ndryshimi i rrobave dhe përdorimi i deodorantëve mund të ndihmojnë në këtë rast, megjithatë ka persona që djersitin më tepër seç duhet (hiperhidroza) si pasojë e sëmundjeve që ata vuajnë (si diabeti).Zbuloni disa mënyra shumë efikase për të eliminuar erën e keqe nga trupi. Shfletoni galerinë..

Lexone

Shtohen rastet me ankth tek shqiptarët, mjekët: Shkak edhe temperatura e larta

Emanuel SmakaTemperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm edhe numrin e pacientëve që shfaqin probleme të shëndetit mendor, kryesisht gjendje të ankthit. Kjo është reflektuar me kërkesa të shtuara për vizita mjekësore. Arjana Rreli, mjeke psikiatre pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Tiranë, tregon se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes rritjes së temperaturave dhe numrit të pacientëve.“Gjatë verës ne përballemi me rreth 30 pacientë në ditë që kërkojnë shërbim mjekësor, ndërkohë që në ditë të zakonshme, gjatë stinëve të tjera, numri mesatar varion nga 15 deri në 20 pacientë. Rritja e temperaturave sigurisht e ka agravuar situatën. Grupmosha më e prekur nga probleme të ankthit është nga 20 deri në 45 vjeç, ndërsa gjinia femërore përbën numrin më të lartë të pacientëve”, shpjegon mjekja Rreli.“Një rritje e tillë është vërejtur gjatë stinës së nxehtë sidomos 3 vitet e fundit”, thotë mjekja. Sipas saj, truri gjendet i papërgatitur përballë temperaturave shumë të larta, ndërsa jep kë..

Lexone

3-vjeçarja pi ujë me helm, ndahet nga jeta në spital

Një vajzë vetëm 3 vjeçe ndërroi jetë pasi gabimisht piu ujë në një shihe me insekticide.Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Tre Urat në Lushnje. 3-vjeçarja H.K. kishte shkuar te gjyshërit e saj.Edhe pse ajo u dërgua menjëherë në spital, 3-vjeçarja nuk mundi të mbijetojë.Policia njoftoi se ngjarjen po e ndjek Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Lexone

Tmerri i rrathëve të zinj poshtë syve merr fund: Ja si t’i elimonini me kamomil dhe sodë buke

Përgatiti: Ilma LamçeTë gjithë e dimë se soda e bukës është një përbërës me shumë përdorime. Ka një përdorim të gjerë për përgatitjen e maskave të bukurisë, pastrimin e shtëpisë dhe hidratimin e lëkurës. Dhe pse jo, për të eliminuar rrathët e zinj: ato rrathë të errët poshtë syve që na bëjnë të ndihemi të lodhur dhe të çrregullt. Për fat të mirë, duke përdorur make-up, mund t’i fshehim, por për të përfunduar punën duhet të mësojmë më parë si ta përgatisim këtë ilaç natyral dhe ta aplikojmë në mbrëmje, pas heqjes së make-up.Përbërësit:-1 lugë çaj sodë buke;-1 filxhan çaj kamomil;-Tamponë pambukuPërgatitja:Merrni një lugë çaji sodë buke dhe shtojeni atë në një filxhan me kamomil të ngrohtë, i cili është qetësues dhe stimulues. Më pas përziejeni mirë deri sa e gjitha të shkrihet plotësisht dhe të krijohet një masë. Pasi të keni krijuar këtë, duhet të zhysni një tampon pambuku dhe më pas ta aplikoni atë në pjesën poshtë syve. Duhet ta përsërisni këtë veprim herë pas here duke..

Lexone

Feston 129 vjetorin, gruaja më e vjetër në botë: Jetëgjatësia, ndëshkim nga Zoti

Një grua ruse, e konsideruar si personi më i vjetër në botë, ka festuar ditëlindjen e saj të 129-të, por do të donte të vdiste më e re. Koku Istambulova thotë se nuk ka kaluar asnjë ditë të lumtur në jetën e saj dhe nuk e ka idenë si ka mundur të jetojë aq gjatë, duke jetuar më gjatë se edhe fëmijët. Pasaporta e saj shkruan se ajo ka lindur në 1 qershor 1889.Ndryshe nga njëqindvjeçarët e tjerë që si sekret jetëgjatësie konsiderojnë ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik, Koku thotë se ka qenë vullneti i Zotit që ajo ka jetuar aq gjatë.“Është vullneti i Zotit, unë nuk kam bërë asgjë. Kam dëgjuar që njerëzit që jetojnë gjatë janë marrë me sport dhe kanë ngrënë ushqime të shëndetshme, por unë nuk kam bërë asgjë nga këto. Unë thjesht kam bërë punë të rënda, jam lodhur nga jeta. Jetëgjatësia nuk është dhuratë e Zotit për mua, është ndëshkim”, shprehet 129-vjeçarja, e cila ka nisur të ketë shumë probleme me shikimin.Gjatë jetës së saj, Koku ka humbur shumë fëmijë, përfshirë një..

Lexone

Mungojnë barnat e rimbursueshme, midis tyre barna që nuk kanë alternativa

Denisa Canameti“Fondi, aktualisht nëpërmjet drejtorive tona rajonale është i angazhuar që të lidhë kontratat. Dhe me përfundimin e procesit, sidomos me importuesit farmaceutikë bëhet e mundur evidentimi i saktë i alternativave me të cilat furnizohet tregu farmaceutik. Këtu dalin edhe nevojat eventuale apo mungesa që mund të jenë. Unë shpresoj shumë që të mbyllet para afatit dhe afati është dy javë”, Eduart Ahmeti, drejtor i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor.Kanë kaluar më shumë se dy javë nga miratimi i listës së barnave të rimbursueshme, e megjithatë vazhdon të ketë mungesa të theksuara ilaçesh. Mungojnë alternativat e para (pra, ato që rimbursohen 100% nga shteti) dhe medikamente të cilat nuk kanë as alternativa.Të kontaktuar nga “Pro Pacientit”, farmacistët e kanë pranuar këtë situatë, si dhe kanë listuar një numër të gjatë medikamentesh mungesë. Ajo çfarë është shqetësuese, thonë farmacistët, është se mungojnë medikamente që nuk kanë alternativa. Kjo do të thotë se ..

Lexone

Djersitja, jo vetëm nga i nxehti: Mësoni se çfarë e shkakton e si ta eliminoni

Përgatiti: Blertina KokaMe rritjen e temperaturave, gjëndrat e djersitjes (diku mes 2-4 milionë) janë në aksion. Djersitja është një mënyrë natyrale e trupit për t’ju freskuar. Një pjesë e djersës avullohet nga lëkura, duke marrë edhe nxehtësinë me vete. Ndërsa pjesa tjetër kullon nëpër fytyrë dhe trup.Por, djersitja nuk shkaktohet vetëm nga i nxehti. Gjendje të tjera shëndetësore dhe emocionale, sëmundje të ndryshme, ushqime të caktuara dhe efektet anësore të ilaçeve mund t’ju shkaktojnë djersitje të tepërt. Mësoni cilat janë shkaqet e djersitjes në të gjithë trupin dhe si t’i eliminoni.Shfletoni galerinë…

Lexone

Të famshëm që e kanë fituar luftën ndaj kancerit

60-vjecari

Përgatiti Blertina KokaKanceri nuk zgjedh! Të qenët i famshëm apo i pasur mund të të sjellë një sërë të mirash, por nuk të mbron nga kanceri. Nga yjet kinematografikë deri tek personalitete të njohura televizive, shumë të famshëm janë përballur me fjalën Kancer. Pas fytyrave të njohura e të qeshura të ekraneve, ka pasur edhe histori vuajtjesh dhe luftë mes jetës a vdekjes, ku një pjesë prej tyre kanë luftuar fort dhe ia kanë dalë të mposhtin këtë sëmundje vdekjeprurëse.Shfletoni galerinë…

Lexone

Guta, trajtimi i sëmundjes së meshkujve

Bisedoi: Elona TereziuGuta është sëmundja më e shpeshtë inflamatore e artikulacioneve dhe prek kryesisht meshkujt. Njihet ndryshe si mbreti i sëmundjeve ose sëmundja e mbretërve, ndërkohë që dokumenti i parë për këtë patologji vjen nga Egjipti, 2600 vjet para Erës së Re dhe e përshkruan atë si një artrit të gishtit të madh të këmbës.Mund të paraqitet klinikisht në disa forma, por më e shpeshta është ajo me fillimin e një artriti rekurent inflamator, me skuqje, dhimbje të forta, nxehtësi lokale dhe enjte në artikulacionin metatarsophalangeal në bazën e gishtit të madh të këmbës. Ndërkohë që shenja të tjera si temperaturë, dobësia trupore janë më të rralla.Prof. Dr. Argjend Tafaj, mjek reumatolog pranë Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, në një intervistë për gazetën “Shëndet +”, tregon shkaqet e sëmundjes, ku në 80% e rasteve ajo lidhet me faktorë si obeziteti, mbipesha e theksuar trupore, por mund të jetë edhe pasojë e lindur i një deficiti enzimatik të metabolizmit të ..

Lexone