Home / Shendet (page 20)

Shendet

Modelja dhe themeluesi i Snapchat bëhen prindër të një djali

Supermodelja Miranda Kerr është tashmë nënë e dy djemve. Modelja australiane solli në jetë këtë të hënë djalin e dytë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Hart.I sapolinduri është fëmija e parë e Kerr me bashkëshortin e saj, themeluesin e Spanchat Evan Spiegel, ndërkohë që ka edhe një djalë tjetër 7 vjeç nga martesa e parë me aktorin Orlando Bloom.Kerr dhe Spiegel njoftuan në muajin nëntor të vitit të kaluar që po prisnin një bebe./ Shendeti.com.al

Lexone

A janë paguar mjekët për ditët e patronazhimit? Manastirliu shmang pyetjen

“Ministria e Shëndetësisë nuk i ka paguar mjekët për ditët e patronazhimit. Përveç pagave, që është një shqetësim, problem më i madh është se javët e para i nisnin mjekët në ekip, tani i kanë nisur të vetëm duke krijuar edhe rreziqe të mëdha në mbulimin optimal të shërbimit sepse urgjencat apo rastet e vështira kërkojne ekip.”Ky është denoncimi që ka bërë Pro Pacientit, që në muajin mars, ndërkohë që nuk pati asnjë reagim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në një intervistë, në Ora News, Ogerta Manastirliu është pyetur pikërisht për këtë çështje.Pati një ngërç në fillim për dhënien e bonusin nga Ministria e Shëndetësisë për mjekët që shkojnë jashtë Tiranës… Çfarë ndodhi? U zgjidh si situata? Po e marrim bonusin?Ndërkohë që Manastirliu e ka shmangur pyetjen duke u përqendruar te dyfishimi i sistemit të bonusit dhe mjekët që kanë pranuar të përfitojnë prej tij.“Qeveria Shqiptare me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë ka vendosur të dyfishojë masën e bonusit p..

Lexone

6 muajt e parë të ministres Manastirliu: Pa gjumë!

Në 6 muaj si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pranon se me gjithë punën që bërë në 4 vjet nga qeveria Rama, ende ka shumë për t’u bërë për fushën e shëndetësisë, një sektor ky i ndjeshëm dhe e vështirë.E ftuar në studion e lajmeve në Ora News, përballë moderatores Ilva Tare, ministrja u shpreh se këto 6 muaj, çdo ditë e ka kaluar me merakun për qytetarët nëse po marrin shërbimin e duhur.“Unë nuk fle. Kam 6 muaj që praktikisht janë gjithë kohës jam bashkë me stafin tim…“Kjo nuk është e shëndetshme as për ju, as për sistemin”, i përgjigjet moderatorja.“Kur them nuk fle, nuk do të thotë që nuk bëj orët e gjumit, por nuk fle në kuptimin e merakut dhe përgjigjes që ne i japim qytetarëve për çdo shqetësim që ata kanë. Patjetër është ekipi ai që prodhon suksesin. Ekipi i shëndetësisë po konsolidohet në një reformim të vazhdueshëm të institucioneve tona, qoftë të urgjencës, qoftë në periferi”, sqaron ministrja.“Me gjithë punën e madhe që kemi bërë në ..

Lexone

LBR 2018/ Ministria e Shëndetësisë fton për diskutim Urdhrin e Farmacistit

Denisa Canameti“Kontrata F 2018 është tërësisht e njëanshme, antiligjore dhe antikushtetuese, nuk është marrë parasysh asnjë mendim dhe për herë të parë pas 15 vitesh nuk është negociuar”.Bazuar në këto pretendime, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, ka ftuar sot të gjithë farmacistët e Shqipërisë që kanë ose kërkojnë të lidhin kontratë për shitjen e barnave me rimbursim, në një takim.Në këtë takim, ashtu sikurse ishte lajmëruar, u evidentuan të gjitha problematikat në lidhje me Kontratën F 2018, me Listën e Re të Barnave me Rimbursim, si dhe u diskutua për format dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre.Urdhri ka folur gjithashtu edhe për masat që do të marrë në vazhdim, duke nisur me një shkresë drejtuar Kryeministrit të vendit, Edi Ramës për negocimin e kontratës. Në rast refuzimi, të premten është paralajmëruar përshkallëzim i organizimit, në greva.Burime zyrtare brenda Urdhrit të Farmacistit të Shqipërisë, shprehen se pas organizimit të sotëm, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojt..

Lexone

“Bёhu Aktiv – Mbro Shёndetin Tёnd”

Çdo vit rreth datёs 10 maj, vendet anёtare tё Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё inkurajohen qё tё promovojnё aktivitetin fizik nё nivel kombёtar. Kjo ditё njihet si dita me moton “ Bёhu Aktiv – Mbro Shёndetin tёnd”.Qёllimi i kësaj dite ёshtё rritja e vёmendjes dhe e njohurive të publikut nё lidhje me dobinё qё sjell aktiviteti fizik nё parandalimin e sёmundjeve jo tё transmetueshme. Dita e Botërore e Promovimit tё Aktivitetit Fizik i referohet aktivitetit fizik tё moderuar deri nё intensiv tё çfarёdo lloji, qё çdo njeri mund ta realizojё kudo me qёllim pёrmirёsimin e shёndetit.Katёr objektivat kryesore tё aktiviteteve kombёtare • Rritja e vёmendjes sё publikut tё gjerё pёr rёndёsinё dhe pёrfitimet qё sjell nё shёndet aktiviteti fizik, kryesisht nё parandalimin e sёmundjeve jo tё transmetueshme. • Promovimi i pёrfitimeve qё sjell aktiviteti fizik duke informuar pёr praktika mё tё mira. • Rritja e pjesёmarrjes sё popullatёs sё gjerё nё aktivitete fizike duke shfrytёzuar tё gjitha ..

Lexone

Aktorit Luftar Paja i heqin ilaçin e zemrës: Njëlloj si të më çojnë në varreza

Udhëzimet e fondit të sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor kanë kufizuar përdorimin e disa medikamenteve të rëndësishme që janë në listën e barnave me rimbursim, por ç’ka bën që shumë pacientë që janë trajtuar deri më tani ta ndërpresin atë.Një prej të cilave është medikamenti që përdorin pacientët me probleme kardiake që mbajnë nën kontroll hollimin e gjakut dhe shumë prej tyre janë njoftuar nga mjeku i familjes se nuk do ta përfitojnë më me rimbursim, por duhet ta blejnë me çmim të plotë në farmaci.Një prej pacientëve që është trajtuar me këtë medikament sipas rekomandimit të mjekut kardiolog është aktori Luftar Paja.“Kur erdhi radha për të marrë trajtimin më tha mjekja që nuk e përfiton se ka disa procedura. Të më heqësh ksarelton mua është të më thuash të shkoj në trombozë, apo të shkoj në varreza të Tufinës apo Sharrës. Unë pensionit jam, nuk më del të blej 100 mijë lekë në muaj këtë ilaç. Do t’i bie në qafë fëmijëve”, – shprehet Luftar Paja.Por pacientët që u..

Lexone

Vendet më të paimagjinueshme ku mund të fshihet melanoma

Kur kontrolloni për nishane dyshuese në lëkurë, me siguri shihni në krahë, kraharor, bark, shpinë dhe këmbë. Por, melanoma, një nga format më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës, mund të shfaqet kudo në lëkurë, edhe në pjesë që nuk kapen nga dielli.Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, melanoma shfaqet më së shumti në kraharor dhe shpinë tek meshkujt, dhe në këmbë tek femrat, si dhe në qafë tek të dyja gjinitë.“E vërejmë melanomën kudo”, thonë dermatologët. E kemi hasur në kërthizën e një personi, tek të pasmet, mes gishtave, poshtë thonjve, në kokë dhe pas veshëve. Në raste më të rralla, mund të zhvillohet melanoma edhe brenda veshëve, gojës apo edhe në gjenitale, sipas Shoqatës Amerikane të kancerit.Ja përse është e rëndësishme që të kontrolloni çdo pjesë të lëkurës për shfaqje të nishaneve ose ndryshim të tyre. Duhet të ndiqni rregullin ABCDE për zbulimin e kancerit të lëkurës.A për Asimetrinë – Nishani është jo simetrik. Krijoni një vijë imagjinare në nishane dhe krahasoni..

Lexone

Kuksianët dhe elbasanllinjtë vdesin më të rinj, korçarët dhe gjirokastritët jetojnë më gjatë

Për shkak të nivelit të lartë të varfërisë, Kukësi është qarku ku mosha mesatare e vdekjeve është më e ulëta në rang vendi. INSTAT raportoi se mosha mesatare e vdekjeve për vitin 2016 është 73,7 vjeç në rang vendi, ndërkohë që ka luhatje të dukshme në secilin qark. Qarku i Kukësit ka një shmangie të dukshme nga mosha mesatare gjithsej, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve 70,7 vjeç.E kundërta ndodh me Qarkun e Gjirokastrës i cili gjithashtu ka një shmangie nga mosha mesatare në vend, por në këtë rast, mosha mesatare e vdekjeve për këtë qark është më e lartë se ajo gjithsej, përkatësisht 76,7 vjeç. Pra, janë 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve më të ulët se ajo në vend dhe 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve për vitin 2016, më të lartë se ajo gjithsej. Qarku i Lezhës dhe Dibrës kanë moshë mesatare të vdekjeve pothuajse të barabartë me atë gjithsej, 73,7 vjeç.Të dhënat e INSTAT tregojnë se mosha mesatare e vdekjeve në Tiranë dhe Elbasan ës..

Lexone

Zbulohen detaje të tjera mbi vdekjen e 18-vjeçares (Video)

Tmerr dhe panik në shkollën e mesme “Jani Minga” në Vlorë. Maturantja Gerta kasaj, 18 vjeç, nuk është ndjerë mirë gjatë ditës dhe është shoqëruar për në spital, por ka ndërruar jetë rrugës.Dyshimet e para flasin për një vdekje për shkaqe natyrale, pasi e reja, vuante nga epilepsia, thanë mjekët. Mediat lokale raportojnë se vajza ishte jetime dhe jetonte me gjyshen.Ndërkohë qe policia ka nisur hetimet, por nuk ka nxjerrë akoma një informacion.

Lexone

Kujdes! Mos e përdorni qepën nëse po mjekoheni me këto ilaçe

Aspirina kundërvepron me qepënDisa njerëz janë alergjikë ndaj qepës. Aspirina mund të rrisë edhe më shumë ndjeshmërinë ndaj qepës nëse tashmë jeni alergjik ndaj saj. Për të qenë të sigurt, shmangni përdorimin njëkohësisht të tyre.Litiumi kundërvepron me qepënQepa mund të ketë efekt si diuretik, prandaj mund të pengojë nxjerrjen jashtë trupit të litiumit.Diuretikët mund të rrisin sasinë e sodiumit të nxjerrë nga trupi nëpërmjet urinës. Nga ana tjetër, ulja e niveleve të sodiumit në trup çon në rritjen e niveleve të litiumit, duke rritur kështu efektet anësore nga litiumi.Ky ilaç përdoret për trajtimin e çrregullimeve bipolare, epilepsinë, depresionin etj.Ilaçet për diabetin kundërveprojnë me qepënQepa mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Ilaçet për diabetin përdoren gjithashtu për uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Duke konsumuar qepë së bashku ilaçe për diabetin mund të shkaktojë rënie më shumë seç duhet të niveleve të sheqerit në gjak. Monitoroni me kujdes sheqerin..

Lexone