Home / Shendet (page 10)

Shendet

Si të ulni tensionin e gjakut pa ilaçe – këshilla nga kardiologu

Përshtati në shqip: Blertina KokaNëse keni tensinon të lartë të gjakut (nëse shifrat shënojnë vazhdimisht mbi 140/90 mmHg), gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është të eliminoni faktorët në stilin e jetesës që ju shkaktojnë rritje të tensionit. Eliminoni ato dhe mund të shmangni nevojën për ilaçe. Ja si ndryshime të caktuara në mënyrën e jetesës mund të ndikojnë tek tensioni i gjakut:Rënie nga pesha — rënie 5-20 mmHg për 9 kg të humburNdjekja e një diete të shëndetshme — rënie 8-14 mmHgKufizimi i sodiumit — rënie 2-8 mmHgAktivitet fizik rregullisht — rënie 4-9 mmHgKufizimi i alkoolit — rënie 2-4 mmHgPo t’i bëni të gjitha këto ndryshme, mund të pësoni rënie të niveleve të tensionit në gjaku nga 20 deri 55 mmHg, i njëjti rezultat që mund të merrni edhe duke përdorur një sërë ilaçesh.Ushqyerja e shëndetshme është sidomos më e rëndësishme, duke qenë se dieta ndikon edhe tek disa faktorë të tjerë që ndikojnë në nivelet e tensionit të gjakut. Duke qenë se është e vështirë..

Lexone

Çfarë ndodh me organizmin kur mungon kaliumi – ushqimet ku gjendet

Përshtati në shqip: Blertina KokaKur mendon për lëndët ushqyese që i nevojiten trupit, me siguri që kaliumi nuk përfshihet, por që duhet. Pjesa më e madhe e kaliumit në trup shkon tek qelizat, ku ndihmon në komunikimin mes nervave dhe muskujve, transportimin e lëndëve të tjera ushqyese, funksionimin si duhet të veshkave dhe parandalimin e rritjes së niveleve të sodiumit.Nuk do të keni mungesë të kaliumit nëse konsumoni shumë fruta dhe perime, edhe pse shumë njerëz nuk konsumojnë mjaftueshëm ushqime të papërpunuara – ku dozat e kaliumit janë shumë të larta.Mungesa e kaliumit është vërtet vdekjeprurëse. Njerëzit që kanë mungesë kronike përballen me probleme të rrezikshme kardiovaskulare.Mungesa është më e zakonshme tek njerëzit që e humbasin shpejt kaliumin nëpërmjet urinës ose jashtëqitjes, si ata që abuzojnë me laksativët dhe diuretikës, ose kanë çrregullime gastrointestinale, diabet të pakontrolluar ose diarre. Djersitja e tepërt bën gjithashtu që ta nxirrni shpejt kaliumin ng..

Lexone

Ushqimet e pasura në kalium

Mënyra më e mirë për të përftuar dozën e rekomanduar të kaliumit (4,700 miligramë çdo ditë) është të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vetëm 1 në 10 të rritur marrin sasinë e duhur të frutave dhe perimeve.Banania njihet si fruti me më shumë kalium, megjithatë edhe shumë ushqime të tjera kanë përmbajtje të lartë në këtë lëndë ushqyese, si: jeshillëqet, domatet, kastravecët, patëllxhani, avokado, kungulli, patatet, karotat, kumbullat, produktet e bulmetit, mishi i viçit, shpendëve dhe peshkut, si dhe frutat e thata.Mjeku mund t’ju rekomandojnë edhe suplemente të kaliumit nëse keni ndonjë problem shëndetësor. Nuk duhet të harroni që marrja vetë e suplementeve të kaliumit mund të jetë e rrezikshme dhe të shkaktojë probleme me ritmin e zemrës apo edhe arrest kardiak, prandaj konsultohuni gjithmonë me mjekun nëse doni të merrni më shumë nga kjo lëndë ushqyese në formën e pilulës.

Lexone

Mjeku la Gjermaninë për Peshkopinë, apo…?!

Kryeministri Edi Rama na ka uruar sot mirëmëngjesi me historinë e një mjeku anestezist-reanimator, i cili ka lënë Gjermaninë për të punuar në Spitalin e Peshkopisë.Sipas kryeministrit Rama, shkak për rikthimin e Fatmir Xhemalit nga Gjermania në Peshkopi është bonusi për mjekët specialistë që punojnë jashtë Tiranës.Në fakt mjeku në intervistë thotë se ishin arsyet familjare që e rikthyen në Shqipëri, më pas vendosi që të përfitojë nga bonusi i Ministrisë së Shëndetësisë për mjekët.Ky mjek, gjithmonë sipas Ramës, është shembulli i 13-të që lë një shtet të huaj për të punuar si mjek në Shqipëri, falë programit të ri të qeverisë, Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës.Urojmë që qëndrimi i tij në Spitalin e Peshkopisë të jetë i gjatë.

Lexone

Kujdes! Mos e përdorni kamomilin nëse vuani nga këto sëmundje

Efektet anësore: Shumë ekspertë thonë se kamomili është i sigurt. Në doza të larta mund të shkaktojë dridhje dhe të vjella. Ka potencialin që të nxisë edhe reaksionet alergjike tek personat që janë alergjikë ndaj bimëve të familjes së margaritës, edhe përse këto reaksione janë shumë të rralla. Shmangeni nëse jeni alergjikë ndaj këtyre bimëve: kamomili, kumaku, krizantema, margarita.Kremrat e lëkurës me kamomil mund të shkaktojnë ekzemë alergjike dhe irritojnë sytë. Efeketet e përdorimit të gjatë të kamomilit nuk dihen.Rreziqet. Flisni me mjekun para se të përdorni kamomil nëse keni një problem shëndetësor. Kamomili përmban një sasi të vogël të kuomarinës, që mund të ketë efekte shumë të lehta të hollimit të gjakut, por zakonsiht vetëm në doza të larta për periudha të gjata kohe. Mos përdorni kamomil 2 javë para një operacioni të planifikuar, pasi mund të kundërveprojë me ilaçet për anestezi.Kundërveprimet: Nëse merrni ilaçe rregullisht, flisni me mjekun para se të përdorini suple..

Lexone

Fizioterapia pas ishemisë cerebrale

Petrit Drini, fizioterapistNëse ishemia shkakton dëmtime në ato pjesë të trurit të cilat kontrollojnë lëvizjet, ju mund të përjetoni dobësi ose paralizë në njërën anë të trupit dhe probleme me lëvizjet apo kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Më poshtë do të shpjegojmë se si fizioterapia mund t’ju ndihmojë për t’u rimëkëmbur dhe çfarë trajtimi duhet të ndiqni.Si ndikon ishemia tek lëvizjet e trupitJu mund të përjetoni dobësim, ose paralizë të muskujve të njërës anë të trupit. Kjo mund tëvështirësoje lëvizjet apo përdorimin e gjymtyrëve. Gjymtyrët tuaj mund të lëvizin në mënyrë tëndryshme kur ju përpiqeni t’i përdorni. Për shembull bërryli mund të lëvizë anash jashtë kur ju përpiqeni të ngrini një objekt.Ana e prekur e trupit mund të ndihet ndryshe. Gjymtyrët mund të ndihen më të rënduar për shkak të dobësisë që e bën të vështirëpër t’i lëvizur ato, ose mund të ndihen si të mpirë. Disa persona mund të kenë ndjesi më të pazakonta të tilla si pickime apo shpime, ndjesi të nxehti..

Lexone

Në ç’moshë fillojnë problemet me prostatën?

Përgjigjet Arqile Gjikondi, urolog Prostata mund të sëmuret në çdo moshë të mashkullit dhe jo vetëm në moshën e pleqërisë (në pleqëri zakonisht ajo preket nga sëmundja e zmadhimit/hypertrofia). Mjekimet për këtë sëmundje janë të shumëllojshme dhe më efektive janë mjekimet e kombinuara (fizioterapi, injeksione, dietat ushqimore etj). Janë mjekime që zgjasin dhe kërkojnë mjaft durim nga pacienti dhe nga mjeku. Për këtë arsye shumë mjekë në botë nuk preferojnë të merren me këta pacientë dhe për pasojë pacientët sorollaten në shumë klinika dhe mjekë, me analiza pa fund dhe bien në dëshpërim, kryesisht sepse mendojnë që kanë ndonjë sëmundje të rëndë qe nuk ka shërim. Por zakonisht, kjo sëmundje shërohet me pak vullnet dhe optimizëm, sidomos në moshat e reja dhe sa më shpejt që të fillojnë mjekimet e duhura.

Lexone

Sapo vendoset diagnoza e diabetit, diabetikët nuk duhet të konsumojnë fare sheqer?

Përgjigjet Florian Toti, endokrinologE vërteta është se prej shumë vitesh sheqernat janë akuzuar se rëndonin diabetin dhe veçanërisht sheqeri i pastër nuk duhej përdorur. Sot një gjë e tillë nuk është plotësisht e vërtetë, pasi këshillohet përdorimi i sheqernave nga diabetikët, por me masë. Kuptohet që pakësimi i karbohidrateve në përgjithësi është i këshillueshëm, por nuk është e domosdoshme mospërdorimi dhe mënjanimi i plotë nga ushqyerja. Shumë e rëndësishme është që diabetiku, nëpërmjet këshillimit me mjekun diabetolog, apo dietolog, të njohë parimisht nevojën dhe sasinë e sheqernave në ushqyerjen e tij. Në kushte normale organizmi ynë ka nevojë që rreth 50% e kalorazhit ditorë të plotësohet nga sheqernat. Le të përpiqemi të ilustrojmë këtë dukuri. Nëqoftëse diabetiku do të ushqehet me proteina, zarzavate, produkte e nënprodukte të qumështit, si dhe fruta, ai ose ajo ka konsumuar më pak se 50% të nevojave ditore për sheqerna. Në këto kushte ai mund të shtojë dhe një akullore, një..

Lexone

E reja humbi jetën në spital se nuk u mjekua, pezullohet mjekja e Urgjencës në Fier

Është pezulluar nga detyra mjekja e Urgjencës në Spitalin e Fierit, Ina Ruzhdija, e cila akuzohet për mjekim të pakujdesshëm. Mjekja Ruzhdija akuzohet se nuk ka vizituar, shtruar dhe mjekuar pacienten Xhuljeta Gjeka, 21 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë. E reja u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe familjarët e saj insistuan për mjekim, për shkak se ajo kishte temperaturë të ulët, por mjekja nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore, duke thënë se gjendja e saj ishte gripale dhe duke ju kërkuar familjarëve ta çonin në shtëpi. Por, gjendja e 21- vjeçares është përkeqësuar dhe ajo ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit.Njoftimi i plotë i gjykatës: Me vendimin Nr. 925, datë 21.05.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier duke caktuar masën e sigurimit personal ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 240 pika 1 gërma “a” e K. Pr. Penale, në ngarkim të shtetases Ina Ruzhdij..

Lexone