Home / Opinion (page 5)

Opinion

PSE SOLLI KAQ SHUMË TRAZIM NË OPINION, GAZ BARDHI?!

Nga Edi LESIDitët e fundit, një djalë i ri, i hijshëm me sqime, po dhe me syze ka qene ne krye te nje fushate denoncimesh te Partisë Demokratike.Gazment Bardhi është kthyer ne një fenomen, veçanërisht për saktësinë e paraqitjes dhe interpretimit te fakteve ligjore dhe juridike.Kjo duket qarte nga reagimi i publikut, qe e ka pritur mire daljen e këtij politikani te ri, ne një ambient te ndenjur analistesh, ku një pjese e mire e tyre dredhin tespihet, dhe mendojnë se nuk ka nevoje te lexojnë, te kërkojnë, e sidomos te hetojnë rreth te vërtetës, pasi sipas tyre, mjafton qe ata janë ata qe janë.Pra, është boll te jesh muchi, lenchi, ske pse i hap zallave krese per te ditur gjerat. Statusi qe kane fituar si VIP-a, ua justifikon menjelehtesine dhe nganjëherë ata kujtojnë se janë aq gjeni, sa u lejohen dhe budallallëqet, apo fyerjet.Me këtë lloj bullizmi te dënueshëm, këta analiste marrin para këdo qe është i huaj, i ri ne ambientin e tyre. Kështu bene mbrëmë edhe me Bardhin. Por, m..

Lexone

SI TRAJTOHEN QYTETARËT NË MISION LUFTARAK?

Nga Fadil LEPAJAShtetet, por më shpesh lëvizjet politike, shtet formuese apo çlirimtare, i kanë (keq)përdorur dhe i (keq)përdorin civilët për të arritur objektiva ushtarake, të cilat e kanë të pamundur me i arrit me njësite të rregullta, me uniformë, qoftë për shkak të ligjeve ndërkombëtare apo edhe për shkak të raportit të forcave, thjesht për shkak të opinionit jo-përkrahës ndërkombëtarë i cili do të gjykonte këto veprime, apo për t’i përdorur viktimat civile, si pretekste apo arsyetim të veprimeve të tyre të ardhshme..Civil, me trup, përgatitje dhe shkathtësi prej ushtarakësh, defilojnë nëpër protesta, të dhunshme, duke arritur të konfrontohen suksesshëm me forcat e rendit dhe të rrezikojnë seriozisht sigurinë dhe rendin. Pastaj, krejt kjo e krijon “skenën e krimit”, ku krimineli sipas rregullit del të jetë shteti, ndërsa “civilët”, viktima. Natyrisht, viktima janë zakonisht civilët, e vërtetë, sepse ushtarakët e veshur civil të mbrojtur nga masa, zakonisht orientohen mirë dhe r..

Lexone

DISA PYETJE PËR TË KUPTUAR DRAMËN SHQIPTARE!

Cili është Qëllimi i vërtetë i Vettingut? Çfarë është “Government by Judiciary”? Ku dallon kolonizimi nga neokolonizimi?“Turrmat duhet të mbahen në gjendje eksitimi që të humbasin reflektimin” Le Bon.Nga Ledian DROBONIKUFoto ilustruese Historia e politikanëve të tranzicionit i ngjan një buletini të bandave mafioze. Listat e pushtetit kriminal shtohen çdo ditë e prapë njerëzit eksitohen me kriminelin e radhës. Ata shpresojnë se largimi i kriminelëve varet nga lufta mes bandave. Por kjo luftë forcon e nuk dobëson bandat. Deri sa të ketë plaçkë për grabitje e popull për nënshtrim, bandat do vijojnë të kontrollojnë territorin e jetët e skllevërve.I vetmi shpëtim realist mbetet rimarrja e territorit nga populli. Kalimi i pushtetit nga kthetrat e bandave e lobeve në duart e vetë popullit. Kjo nuk bëhet me llafe e sllogane, por beteja për aprovimin e instrumentave të qartë juridikë që mundësojnë demokracinë pjesëmarrëse dhe ushtrimin e sovranitetit popullor.Por a ndihmon vettingu n..

Lexone

NJË SHKATËRRUES I QUAJTUR DONALD TRUMP

Çfarë e shtyn këtë burrë që të festojë rihapjen simbolike të Ambasadës Amerikane pikërisht në përvjetorin e 70- të të dëbimit të palestinezëve nga territoret izraelite? Rihapjen e një ndërtese, gjysma e të cilës ndodhet në territoret e Jeruzalemit Lindor? Aty ku palestinezët do të donin të kishin selinë e qeverisë së tyre, në rast arrihet zgjidhja me dy shtete. Ky është një goditje diplomatike në fytyrë për palestinezët, që nuk justifikon përshkallëzimin e dhunës. Por, që provokon me qëllim dhe nuk merr parasysh që ky është një akt që thotë se shkaktarët po ashtu e kanë fajin. Pra edhe Trump mban përgjegjësinë bashkë me të tjerët për të vrarët dhe të plagosurit.Çfarë e shtyn këtë burrë?Çfarë e shtyn këtë njeri që të prishë me një nënshkrim kompromisin atomik me Iranin, kompromis i cili mezi është arritur, ta prishë atë pa rënë më parë dakord me partnerët europianë dhe pa diskutuar me ta hapat e mëtejshëm? Dhe që nuk merr parasysh shkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në Lindjen e Mesm..

Lexone

A PO E SHTYN TRUMP KANCELAREN MERKEL DREJT PUTINIT?

Presidenti amerikan Donald Trump me politikën e tij të ashpër e ka ringjallur debatin politik mes Moskës dhe Berlinit. Me 11 maj është zhvilluar një telefonatë mes presidentit rus Putin dhe kancelares Merkel. Ndërsa me 15 maj do të takohen në Bruksel ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës me kolegun e tyre iranian. Më 18 maj është planifikuar të mbahet në Soçi një takim mes kancelares Merkel dhe presidentit Putin.“Në telefonatën Merkel-Putin është theksuar rëndësia e marrëveshjes për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar”, u kumtua në Kremlin. Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert shpjegoi se Putin dhe Merkel duan që të ritheksojnë së bashku me Kinën, Britaninë e Madhe dhe Francën se do t’u përmbahen marrëveshjes me Iranin. Kancelarja Merkel në Münster ka theksuar rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Ndërsa daljen e SHBA nga marrëveshja atomike me Iranin e kritikoi si një veprim të njëanshëm kundër rendit ndërkombëtar.Alternativ..

Lexone

PËRSE JU THA PËSHTYMA KRYEMINISTRIT?!

Nga Ylli MANJANINjë arrest shtëpie dhe u mek… Flet e shkruan jerm. Vaj halli po të ishte më e madhe gjëma!!Kërkon drejtësi të pavarur nga “… diplomatët”?!Me cilët diplomatë ta ketë vallë?! Me Rusët?!Si u bënë të këqij krejt pa pritur këto Ambasadorët?! Ata na bënë reformën, kushtetutën!Vërtetë nuk kemi parë asgjë, akoma! Zgërlaqja e Rilindjes dhe poshtërsitë e politikës do bëhen gjithnjë e më të dukshme…Të presim e të shohim!Ndërkohë, për çështjen Tahiri vërtetë do duhet të presim deri në fund! Deri sa të ketë një vendim gjyqësor të formës së prerë!13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

NEPOTIZMI PO BËN KËRDINË NDËR NE

Nga Artan FUGAKur sheh që ka artistë shqiptarë që performojnë në skenat tona, por edhe jashtë sikurse Ermali, Eleni, që bashkë me Eugentin sot do të jenë në Eurovizion, ndjen forcën e energjive kombëtare që po të përdoren si duhet çajnë vetë, sado ujq e dhelpra rreth tyre duan t’u përvetësojnë suksesin për qëllime të mbrapshta.Por për këtë do të shkruaj javën tjetër.Duke parë talente shqiptare që çajnë në Qipro, Itali, apo Angli si Rita Ora etj., më shkon mendja dhe pyes, a do të mundte një emigrant i brezit të parë, i ardhur në Shqipëri, ta çante nepotizmin tonë sidomos në institucionet publike, për të nxjerrë kokën mbi të gjithë?Dyshoj shumë.A do të mundej një zezak të merrte nënshtetësinë shqiptare dhe të bëhej kapiteni i skuadrës kombëtare të futbollit? A do të mundej një qipriot i ardhur në një shkollë shqiptare të ngjitej lart dhe të përfaqësonte Shqipërinë?Le të zbresim pak më poshtë.A ka ndonjë deputet të ardhur nga zonat fshatare të vendit me profesion fermer, me..

Lexone

KUSH E SHKARKOI PROKURORIN E KRIMEVE TË RËNDA?

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj Nga Spartak NGJELATreshja e madhe e korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar, Berisha, Rama, Meta sot po komploton kundër Reformës në Drejtësi dhe kërkon të gjejë mbështetje politike jashtë Perëndimit.Por kudo po i mposht Ambasadori amerikan. Në fakt ai është shumë më i mënçur nga të tre këta bashkë, por sigurisht që ai ka edhe forcën e politikës amerikane në zotërim.Kurse në Gjermani, duket se ka filluar të flasë shqiptari i kapur me një ton kokainë, për lidhjet e tij me politikën e lartë shqiptare.Këtu është loja, sepse kuptohet që edhe shkarkimi i prokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda sigurisht që ka lidhje me hetimin e trafikantit të madh shqiptar në Gjermani, dhe me hetimin ndërkombëtar kundër treshes shqiptare të lidhur me krimin ndërkombëtar.l. Dje, ambasadori amerikan në Tiranë, bëri shumë mirë që iu tregoi shqiptarëve se politika amerikane e ka shkarkuar prokurorin e Prokurorisë së Krimeve të ..

Lexone

VETTING I MIRËORGANIZUAR PËR T’U HEQUR MASKAT

Bajram Peçi Bajram PEÇIOpinionistë, dukshëm të njëanshëm, të motivuar nga simpatira ose antipatira personale, tash, kur strukturat e ngritura me aq mund, për pastrimin e organeve të drejtësisë nga të korruptuarit ose të papërshtashmit, kanë marrë formë, po dalin hapur në mbrojtje të të ndëshkuarve. Këtë e bëjnë duke vënë në dyshim vendimet e organit kushtetues të Vetingut, ose duke hedhur baltë mbi të, ose-ose duke vënë në dyshim profesionalizmin e tyre. Pak a shumë, sjellja e këtyre biçim opinionistëve ngjan të jetë idem me atë të kundërshtimimit hapur të ngritjes së kësaj strukture, të cilën plot një vit më parë Lulzim Basha e cilësoi si “krijesë të Sorosit”.Do ishte këmbëngulja e përfaqësuesve të Europës dhe Amerikës në Shqipëri që të vihej në rrugë një procedurë krejt e pa zakontë në hapësirat juridike europiane. Dhe rezultatet nuk po vonojnë! Janë organet më të larta të drejtësisë, prej të cilave ka filluar procesi i hetimit, që provojnë se sa thellë ka hyrë qelbëzimi në çdo p..

Lexone

BRUKSELI KA MBETUR PA FJALË

Nga Fadil LEPAJAKrimi kaq e pat. Koka e krimit, u kap! Fillimisht dyshohej se koka e shtetit ishte edhe koka e krimit, pastaj ndryshoi opinioni. E ndryshuan mediat e shtetit. Së fundmi, të gjithë po dyshonin se koka është dikush që jeton në konspiracion të thellë. Për krimin e organizuar, e kam fjalën, se ky i pa organizuari, pa krye pra, nuk kapet dot.Pastaj, çfarë suksesi I politikës do të ishte po nuk do të kapej vet koka, e kokë nuk ka? Nëse nuk ka krim, as korrupsioni, pa krimin e organizuar nuk ka të gjallë, nuk mbijeton . Është simbiozë e njohur, kjo. Por hymë në të thella, ndërkaq e vërteta është e thjesht fare…Falë rëndësisë, dhe befasisë, lajmi shpërtheu si bombë, aq sa askënd nuk e la indiferent. Ja vlente, sepse ishte kjo goditja e parë e madhe, ndaj krimit,në Kosovë, për të cilën askush nuk u akuzua se po i prek vlerat e luftës. Thuhej, se po fshihet, pas vlerave të luftës . Rren, paska qenë. Thjesht, krimi i organizuar nuk paska qenë aty.Edhe njëherë u dëshmua, se p..

Lexone